GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Krifca pjesë e “tepsisë” së inceneratorëve, PD pyet SPAK: Si u përlanë pronat në Sharrë nga Stela Gugallja?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Krifca pjesë e “tepsisë” së inceneratorëve, PD pyet SPAK: Si u përlanë pronat në Sharrë nga Stela Gugallja?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike, përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi i është drejtuar SPAK me disa pyetje lidhur me aferën e inceneratorëve. Sipas tij, qeveria jo vetëm vodhi grantet e BE-së për bujqësinë por dhe gllabëroi 310 mijë euro të taksapaguesve europianë.

Më tej, Malltezi u shpreh se sekserët e Ramës i dhanë 8500 m2 tokë Stela Gugalles, gjatë shpronësimeve në Sharrë.

“Fondet e Bashkimit Evropian për bujqit e Myzeqesë, Korçës, Shkodrës dhe Zadrimës u përlanë nga hajdutet e inceneratorëve. Programi IPARD i Bashkimit Europain jep grante të pakthyeshme si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi. Sekserja e Edi Ramës, Gugallja në bashkëpunim me një punonjës të inceneratorit të Tiranës, nëpërmet agjencisë ABZHR të qeverisë, ka marrë 310 mijë euro nga grantet e BE.

Pasi po vjedhin 430 milionë euro para publike ne partneritet me Edi Ramën, makutëria e madhe i shtyu sekserët e qeverisë që të përlajnë edhe 310,000 euro të taksapaguesve evropiane! Edi Rama shpronësoi me dhunë dhjetëra fshatarë me koston e një stilolapsi për m2 tokë në Sharrë pas i duhej për ”interes te madh publik”.

Nga toka që shpronësoi Rama, sekserët e Ramës i shitën 8500 m2 një punonjësit të inceneratorit me kusht që t’ia vinte në dispozicion Stela Gugalles të grabiste edhe 310,000 euro nga parate BE.

Disa pyetje për SPAK:

1.Pse u shpronësuan përdhunshëm dhjetëra fshatarë për zgjerimin e Sharrës? Për inceneratorin apo për të përlare Stela Gugallja edhe 310,000 euro nga fondet e taksapaguesve evropiane?

  1. Ku ndodhet inceneratori i Tiranës? Se serat e Edi Gugalljes po i shohim.

3.Si u bë punëtori i inceneratorit pronar i 8500 m2 tokë dhe biznesmen i denjë për fondet IPARD të BE?

4.Sa është pjesa për Frida Krifcën? Apo ishte e urdhëruar edhe ajo si të tjerët, ndaj nuk guxonte të bënte pyetje?

5.Si na doli edhe në Tiranë Stela Gugallja kur, sipas Edi Ramës, në Sharrë ishte një kompani e huaj që nuk kishte lidhje me Gugallen apo Zoton?

Këto pyetje të thjeshta për shqiptarët, kanë shtënë në mendime të thella dhe heshtje varri drejtësinë e kapur nga Rama dhe Soros.

PD po dëshmon çdo ditë përmes rubrikes “5 Pyetje per inceneratoret”, se Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj po ndajnë 430 milion eurot e vjedhura me sekserët e tyre Zoto-Mërtiri-Gugallja.

Kur inceneratorët nuk shihen, pronarët e tyre në letra janë në kërkim, miliona euro vazhdojnë të shpërndahen, ju të nderuar shqiptarë, si mendoni: Ku shkojnë paratë?”-u shpreh Malltezi.

 

Lajme të lidhura

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…
Aktualitet

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku “shënjestron” Ramën: Ja si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria
Aktualitet

Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku “shënjestron” Ramën: Ja si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria

12:49 - 12/09/26
Homazhe në nderim të Azem Hajdarit/ Noka: Të ngrihemi dhe të rrëzojmë narko-regjimin, kjo është rruga e vetme që na ka lënë amanet
Aktualitet

Homazhe në nderim të Azem Hajdarit/ Noka: Të ngrihemi dhe të rrëzojmë narko-regjimin, kjo është rruga e vetme që na ka lënë amanet

11:56 - 12/09/26
Para
Meta: Për inceneratorët, pronat publike janë lënë peng në banka në vend e përtej detit

 Sa afat i ka lënë SPAK të hetojë inceneratorët? Ja si përgjigjet Meta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…
Aktualitet

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26

Gazeta e njohur britanike ‘Observer’ ka publikuar një reportazh për protestat në Shqipëri që prej më shumë se tre muajsh...

Lexo më shumë
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

13:39 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com