GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Krijesat legjendare dikur kanë rendur anembanë Tokës

13:32 - 02/12/21
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Krijesat legjendare dikur kanë rendur anembanë Tokës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njëbrirëshi është një kafshë me trupin e një kali dhe që në mes të ballit mban një bri të vetëm. Emri i tij rrjedh nga latinishtja, unicornis e që do të thotë “një bri i vetëm”. Sipas gojëdhënave, njëbrirëshi është një kalë i bardhë, i cili mban fuqi mbinatyrore, e që ka një bri të vetëm të gjatë në formë spiraleje. Si krijesë nga gojëdhënat konsiderohet si simbol i dijes, dhe mund të zbutej vetëm nga një virgjëreshë, simbol i pastërtisë. Sipas legjendave, nëse briri i tij hiqej, atëherë kafsha do të vdiste. Briri i tij mund të shëronte çdo lloj helmi, i cili ndodhej në trupin e njeriut, duke iu referuar shkrimeve indiane dhe atyre sumere. Por shkencëtarët kurrë nuk kanë gjetur fosile apo eshtra që tregojnë se kjo lloj krijese mitologjike ka ekzistuar ndonjëherë. Realisht, njëbrirëshi ka ekzistuar, por jo ashtu siç e përfytyrojmë ne. Elasmoterio-ja (Elasmotherium sibiricum), një lloj tashmë i zhdukur i rinocerontit me një bri të madh të vendosur në pjesën e përparme të kafkës, nga ku shkencëtarët mendojnë se ka lindur miti për krijesat legjendare të njëbrirëshve jetoi shumë më gjatë sesa mendohej. Deri tani mendohej se njëbrirëshi siberian, një gjallesë barngrënëse, që qëndronte në zonat e Azisë gjatë epokës gjeologjike të Pliocene-s dhe të Pleistocene-s, e që më pas u përhap deri në Siberi, u zhduk plotësisht para 350 mijë viteve. Por zbulimi i një kafke shumë mirë të ruajtur të kësaj specieje në krahinën e Pavlodar-it në Kazakistan, tregon se një grup i këtyre kafshëve të fuqishme të mëdha prehistorike mbijetoi mjaftueshëm sa për të pasur kontakt edhe me njeriun.

Të mbijetuarit

Analizat me radiokarbon të kryera nga kërkuesit e universitetit shtetëror të Tomsk-ut në Rusi, tregojnë se origjina e fosilit është përpara 29 mijë viteve. Hipoteza e përshkruar në “American Journal of Applied Science” (Gazeta amerikane e shkencave të aplikuara) është që zona meridionale e Siberisë formoi një strehim në terma biologjikë, ose një ultësirë ekologjike që i krijoi kushte jashtëzakonisht të favorshme njëbrirëshve që jetonin aty, apo migronin aty, që të mbijetonin më gjatë krahasuar me të ngjashmit e tyre.

Të ngathët e të rëndë

Kafka e gjetur sipas kërkuesve i përket një ekzemplari mashkull të vjetër. Këto specie të rritura të elasmoter-ëve, i ngjanin më shumë mamutëve të mëdhenj sesa kalit, të cilin ne e përfytyrojmë kur përmendim fjalën njëbrirësh. Ata ishin dy metra të lartë, mund të shkonin deri në 4 metra gjatësi dhe mund të peshonin gati 4 tonë.

Lajme të lidhura

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Para
ID-të dixhitale të Apple do të hyjnë në funksion në vitin 2022

ID-të dixhitale të Apple do të hyjnë në funksion në vitin 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26

Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i...

Lexo më shumë
PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë

17:30 - 02/01/26
Rusia akuzon Kievin për sulm me dronë ndaj hotelit në rajonin e Hersonit, raportohet për 27 viktima

Rusia akuzon Kievin për sulm me dronë ndaj hotelit në rajonin e Hersonit, raportohet për 27 viktima

16:59 - 02/01/26
GJYKIMI I UÇK-SË/ Standardet e drejtësisë në pikëpyetje në Hagë

GJYKIMI I UÇK-SË/ Standardet e drejtësisë në pikëpyetje në Hagë

16:30 - 02/01/26
Tragjedia në Crans‑Montana/ Ambasada e Zvicrës ngushëllon familjarët

Tragjedia në Crans‑Montana/ Ambasada e Zvicrës ngushëllon familjarët

15:59 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com