GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Krimet e luftës në Istog/ Serbi i vrau të atin, i biri i jep goditjen fatale

21:42 - 03/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimet e luftës në Istog/ Serbi i vrau të atin, i biri i jep goditjen fatale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e enjte, serbi Časlav Jolić u arrestua. Ai dyshohet se si pjesëtarë i Policisë së Serbisë kreu krime gjatë luftës në fshatin Gurakoc të Istogut dhe në fshatrat përreth. Serbi ka vrarë 23 vite më para Daut Bajramajin dhe ka qenë djali i këtij të fundit ai që ka dëshmuar në Prokurori, AKI e Polici për rastin e Joliqit.

Për Radio Televizionin Dukagjini  Mustafë Bajrami ka rrëfyer se vinte shpesh tek varri i babait të tij,. Časlav Jolić përfundoi nën pranga të policisë. Ndërkohë , Mustafë Bajrami thotë se atë e njeh mirë atë.

“Këtu janë të dyshuar, jo të dyshuar, por jam 100% i bindur se krimin e kanë kryer familja Popoviq, Peroviq, Peqin dhe Joliq. Këta janë katër familje që e kanë kry ekzekutimin e babait tim”, ka thënë Mustafë Bajrami, i biri i viktimës.

Bajrami që ka dhënë disa dëshmi në Prokurori, AKI e Polici, rrëfen se babai iu ngulfat nga Jolić dhe të tjerët.

“Babai im është i ngulfatur nga paramilitarët, se ata kanë qenë katër persona. Babai është rikthyer në fshat dy ditë pasi janë larguar të gjithë për me i lëshu bagëtitë sepse kanë mbetur të ngujuara. Shtëpitë kanë qenë duke u djegë, të gjithë shtëpitë e lagjes Bajramaj. Ky ka shku për me i liru bagëtitë edhe e kanë zënë dhe e kanë kry ekzekutimin”, u shpreh Bajrami.

E Joliqin thotë se e takoi edhe pasluftës në Istog.

“Ky ka qenë me gjithë babain e vet dhe me vëllain. Kur më kanë vërejtë mua që shkova aty, janë drejtu nga unë dhe erdhën kinse me më përshëndetë. Por, unë i kam injoru e i kam shajtë, gjithçka ju kam thënë dhe nga ai moment asnjëherë më nuk kam dëgju për ta, deri ditën e djeshme”, shtoi ai.

Por, Casalv Joliq përfundoi nën pranga të policisë,  papritmas të enjten që lamë pas në Istog. Ai kishte shkuar në objektin e komunës për të marrë një dokument. Aty zyrtari e ka vërejtur se Joliq është në kërkim nga organet e drejtësisë, prandaj menjëherë i njoftoi ata. Kështu Joliq u prangos e menjëherë u dërgua në mbajtje. Prokuroria Speciale që merret me hetimin e krimeve të luftës nuk është deklaruar rreth rastit.

 

Etiketa: Serb

Lajme të lidhura

Dyshime për kreun e ri të Zyrës së Rusisë në Prishtinë: Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret
Breaking Views

Dyshime për kreun e ri të Zyrës së Rusisë në Prishtinë: Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret

17:45 - 23/03/26
Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin
Breaking Views

Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin

13:19 - 22/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan
Breaking Views

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Para
E frikshme/ Zjarr në Kuçovë, rrezikohen disa banesa

Përfshihet nga zjarri ishulli i Sazanit, anëtarë të flotës detare dhe zjarrfikës nga Vlora në terren për shuar flakët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha
Aktualitet

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26

Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues

Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues

21:41 - 23/03/26
Vendimi i GJKKO për zbërthimin e celularëve hap “kutinë e Pandorës”, në “sitë” besnikët e Ballukut

Vendimi i GJKKO për zbërthimin e celularëve hap “kutinë e Pandorës”, në “sitë” besnikët e Ballukut

21:28 - 23/03/26
Protesta e opozitës, Lisandër Hoxha: PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Lisandër Hoxha: PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë

20:54 - 23/03/26
Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

19:59 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com