GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tronditëse! Ushtarët e Putinit vendosin granatë në pianon e 10-vjeçares

23:24 - 13/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tronditëse! Ushtarët e Putinit vendosin granatë në pianon e 10-vjeçares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krimet e ushtarëve rusë në Bucha tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës, me trupat e viktimave të shtrira rrugëve të qytetit pas çlirimit nga trupat ukrainase. Por duket se trupat ruse nuk janë mjaftuar vetëm me kaq.

Përpara se të largohen, ata kanë planifikuar të vijojnë vrasjen e civilëve edhe pse jo të pranishëm fizikisht në momentin e krimit. Kjo tregon shumë edhe për gjakftohtësinë me të cilën sillen këto trupa.

Nexta, në llogarinë në Twitter ka postuar pamjet e një krimi rus të mbetur në tentativë. Ushtarët rusë kanë vendosur në pianon e një vajze 10 vjeçare në qytetin e Buchas, një granatë.

“Ushtarët vendosën një granatë në pianon e një vajze dhjetëvjeçare nga Buça. Kur familja u kthye në qytetin e çliruar, nëna e vajzës vuri re se trofetë e vendosura sipër pianos ishin në renditjen e gabuar. Duke kontrolluar objektin, prindërit gjetën granatën dhe thirrën skuadrën e bombave”, raportoi Nexta.

Tatiana Monko dhe vajza e saj Daryna u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre në Bucha në rajonin e Kievit të Ukrainës pas pushtimit nga Rusia, por mundën të ktheheshin në shtëpi vetëm javën e kaluar. Ata zbuluan se shtëpia e tyre ishte plaçkitur dhe pavarësisht se partiturat e saj ishin copëtuar, 10-vjeçarja donte të luante sërish pianon e saj të dashur.

Megjithatë, ndërsa vajza u ul dhe sapo nisi të luante, Tatiana vuri re se trofetë e vajzës së saj të vendosura sipër pianos ishin zhvendosur. Kur ngriti kapakun e instrumentit për të parë brenda, nëna u tmerrua kur gjeti një granatë VOG-25P të ngjitur në çekiçët e pianos. Eksplozivi u hoq nga ekspertët ukrainas të asgjësimit të bombave. “Dua që e gjithë bota të dijë se çfarë po bëjnë këta …”, tha Tatiana e tërbua.

Etiketa: granateLuftepianorrezikRusitronditeseUkrainevogelushe

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
Rriten temperaturat, zbuloni çfarë ka rezervuar moti për sot

Pasditja do të sjellë vranësira, moti për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com