GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Krimet financiare të Soros nëpërmjet Fondacionit Besa, zbardhet skema

18:42 - 17/10/25
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Krimet financiare të Soros nëpërmjet Fondacionit Besa, zbardhet skema
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdon të thellohet përplasja historike mes presidentit Donald Trump dhe miliarderit George Soros, që po trondit themelet e sistemit politik dhe financiar amerikan. Trump ka nisur një fushatë frontale kundër rrjeteve të financimit liberal, duke kërkuar hetime federale ndaj fondacioneve të lidhura me Soros dhe përdorimin e ligjit “RICO” për ta goditur atë si organizatë kriminale ekonomike. Kjo betejë e ashpër mes forcave nacionaliste të Trump dhe strukturës globaliste të Sorosit po përshkallëzohet çdo ditë, ndërsa paralajmërohet se pasojat do të ndihen deri në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri, një nga vendet ku Soros ndërtoi rrjetin më të fuqishëm të ndikimit që prej viteve ’90. Në këtë klimë tensioni global, vëmendja po kthehet te “laboratori shqiptar” i modelit Soros, Fondi “Besa”. Dokumentet që disponon gazeta “SOT” tregojnë një skemë të sofistikuar financiare që nga një fondacion bamirës u shndërrua në një biznes fitimprurës me miliona euro asete, duke shkelur ligjet shqiptare dhe duke përfituar nga mbrojtja e pushtetit.

Si u krijua Fondi “Besa”

Fondi Besa i krijuar nga themeluesi Soros është kryekëput një fondacion mafioz dhe piramidë, i cili ka zhvilluar veprimtari të palicencuar në republikën e Shqipërisë. Ai që lejoi futjen e filantropit në vendin tonë ishte Sali Berisha, pasi Soros nisi aktivitetet sapo ra regjimi komunist. Fondacioni “Besa” i krijuar në datën 01.10.1998 dhe regjistruar ndryshimet në Statut me vendimin e Gjykatës së Tiranës nr 1554, date 18.05.1999, nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë shqiptare të asaj kohe mori përsipër nxitjen për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet kreditimit që do të kryhej nga ky fondacion. Fondacionin Besa do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizatë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “BESA” filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M. Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredisë Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”. Pra siç edhe shikohet në rastin konkret ky fondacion ka filluar aktivitetin e tij nëpërmjet fondeve të marra nga donatorët, dhe një fondi të derdhur nga shteti shqiptar. Në fakt, donatori kryesor është shteti shqiptar, i cili në mënyrë të papërgjegjshme i ka falur miliona dollarë këtij fondacioni. Ndërkohë qe Themeluesi i këtij fondacioni, Soros, ka derdhur vetëm 1 milion USD në 19 maj të vitit 1999 për të gjeneruar në vitet e ardhshme dhjetëra miliona euro.

Skema

Nëpërmjet këtij shkrimi do të pasqyrojmë mënyrat mafioze të operimit të këtij fondacioni, i cili që në ditët e para të krijimit të tij deri në vitin 2000 kreu evazion fiskal pa paguar detyrimet në shtet. Fondacioni Soros nuk pranoi të derdhë tatimin e fitimit për të ardhurat që fitonte nga kreditimi i bizneseve, fitim i cili sigurohej nga përqindja e lartë që ky fondacion merrte në ato vite. Duke mos pranuar që të derdhnin këto të ardhura në bazë të ligjit “Për organizatat jofitimprurëse, në të cilin sipas nenit 2 përfshihen dhe fondacionet, fondacioni Besa për thuajse katër vjet rresht kreu evazion të hapur fiskal. Por meqenëse ligji nuk i përjashtonte këto organizata (edhe pse janë të tilla) nga detyrimet fiskale, ky fondacion duhet të paguante tatimin mbi fitimin. Sipas nenit 40 “Lehtësitë dhe përjashtimet e organizatave jofitimprurëse nga detyrimet tatimore dhe doganore caktohen me ligj”. Por meqenëse për këtë fondacion nuk kishte ligj që të toleronte mospagimin e taksave, e ktheu këtë fondacion në një skemë të hapur abuzive dhe një nga evazorët fiskale më të mëdhenj në tregun e institucioneve financiare jobankare. Sipas ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat në nenin 18 të të cilit janë parashikuar përjashtimet, nuk ka rezultuar që Fondacioni Besa të jetë i përfshirë në ndonjërën prej kategorive të përjashtuara.

Ky fondacion në mënyrë absurde ka pretenduar se qëllimi i krijimit të tij këtij fondacioni kishte të bënte me qëllime bamirëse dhe edukuese, kur në të vërtetë ka zhvilluar aktivitet të mirëfilltë ekonomik, aktivitet i cili i ka sjellë të ardhura kolosale këtij fondacioni. Ky fondacion ka dhënë më parë kredi me përqindjen më të lartë në tregun bankar dhe jobankar. Pra ky fondacion që ka operuar me marzhe të larta fitimi dhe ka grabitur në mënyrë permanente shtetin shqiptar duke mos paguar taksa dhe duke e argumentuar nën idenë e se kreditonin shqiptarët për ti edukuar, ndërkohë që Soros, vilte fitime marramendëse. Pasi u kontrollua dhe u gjobit nga shteti shqiptar, ky fondacion u fut në skemën e tatimpaguesve deri në vitin 2007, vit në të cilin ky fondacion filloi të punojë i palicencuar si një skemë e mirëfilltë piramidale. Gjatë vitit 2007 fondacioni “Besa”, regjistroi 9,200 klientë aktivë. Sipas drejtorit të këtij fondacioni në atë kohë, “fondi “Besa” dha 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh. Duke operuar pa licence, ky fondacion ka shkelur ligjin Nr. 9662, date 18.12.2006, “Për Bankat”, duke operuar në kundërshtim me nenet 6,54, 90 dhe 126.

Sipas nenit Neni 90 të ligjit 9662, “Ushtrimi i veprimtarisë bankare ose i çdo veprimtarie tjetër financiare, të parashikuar në nenet 4 dhe 54 të këtij ligji, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, përbën krim dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndërkohë që sipas kodit penal të Shqipërisë neni 143/a mbi skemat mashtruese dhe piramidale, organizimi dhe vënia në funksionime skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes me qëllime fitimi materialm dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet burg, Po kjo vepër kur sjell pasoja të rënda dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet burg”. Nëse vëmë re nga të gjitha të dhënat e mësipërme ky fondacion ka shkelur ligjet shqiptare duke operuar i palicencuar duke kryer një krim të rëndë, i cili dënohet edhe nga kodi penal i Shqipërisë dhe ligji për Bankën e Shqipërisë, megjithëse ky fondacion funksionon si operator që krediton me degë në gjithë Shqipërinë, institucionet nuk kryen asnjë veprim.

Qeveria e Berishës

Siç e përmendëm dhe në një artikull të fundit të gazetës “Sot”, në këtë aferë mafioze ka qenë i përfshirë edhe ish ministri i Financave Bode, i cili ka lejuar funksionimin e kësaj skeme piramidale. Pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005, e mbështeti këtë fondacion. Besa pasi operoi si fondacion, u kthye në fond dhe në biznes më pas që jep kredi kundrejt interesit. Bordi i Fondi Besa, në Qershor 2008 vendosi të aprovojë planin e transformimit të Fondi Besa nga statusi i OJQ, në një status të ri ligjor si shoqëri aksionare. Pra në vitin 2008 ndodhi dhe transformimi i madh, ku u desh mbështetja e politikës. Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në atë kohë nga ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që Fondacioni “Besa” kishte me qeverinë shqiptare të kalonin te Fondi “Besa” sh.a. Pra në këtë kohë doli emri i Ridvan Bodes. Pra duket se “Besa” ndër vite ka pasur mbështetje politike./ SOT

Etiketa: Fondacioni BesaKryesore1soros

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Kurti për institucionet shëndetësore e arsimore serbe në Kosovë: Do të punojmë për t’i bashkuar në një sistem të vetëm

Reagimi/ Teksa shqiptarët protestojnë për drejtësi, Albin Kurti mburret me fuqinë e pasaportës se Kosoves

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com