GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Krimet seksuale në vend, LSI prezanton nismën për regjistrimin e të dënuarve

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Krimet seksuale në vend, LSI prezanton nismën për regjistrimin e të dënuarve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të bëra publike ku fëmijë dhe të mitur kanë rënë pre e krimeve seksuale,  Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar një nismë për regjistrimin e të dënuarve për këtë krim.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho tha se ky regjistër do të shërbente për monitorimin e “grabitqarëve seksualë”. Ndërsa kërkoi që të bashkoheshin dhe organizatat jo fitimprurëse dhe shoqërinë civile me qëllim ndërgjegjësimin e ligjit. Po ashtu Xhixho tha se për këtë nismë ligjore do të organizohen konsultime, ndërsa bëri thirrje që të mbrohen fëmijët, vajzat dhe gratë nga ngacmimet seksuale.

“Duke e ftuar Kuvendin që të bëhet i gjithi pjesë e kësaj nisme, në fakt unë synoj të përfshij gjithashtu edhe rrjetin e OJQ-ve, të gjithë shoqërinë tonë që të ndërgjegjësohet për domosdoshmërinë e këtij ligji.

 E tronditur pas ngjarjeve ulëritëse të fundit, ku rasti më i fundit i drejtorit të shkollës në qytetin e Pogradecit për ngacmimin seksual ndaj dy te miturave, apo dhunimit shtazarak të vajzës 6-vjeçare nga i ati dhe përdhunimit që në moshën 12-vjeçare të një tjetër vajze në Jug të vendit nga një familjar mbi 50-vjeçar. Vendosa ta përshpejtoj nismën time që është produkt i bashkëpunimit edhe me CRCA/ECPAT-n në Shqipëri. Asnjë vajzë e djalë nuk duhet të ketë më frikë! Grabitqaret seksual të fëmijëve tashmë nuk do të bredhin më të lirë rrugëve te qyteteve dhe fshatrave tona! Lagjet dhe komunitetet tona do te jenë më të sigurta. Krimet seksuale kanë nevojë urgjente të ndëshkohen dhe grabitqaret seksuale te fëmijëve apo grave te vendosen ne monitorim nga organet e ligjit”, ka deklaruar ajo.

Teksa ka bërë një bilanc të rasteve tronditëse të raportuara së fundmi në vend, Xhixho në kuadër të nismës ka kërkuar edhe pjesëmarrjen e çdo partie, politike që ta miratojë.

“Vetëm gjatë periudhës prej 1 Janarit 2019 deri më 1 Qershor 2020, 66 fëmijë kanë rënë pre-e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt apo janë dhunuar seksualisht nga familjarë të tyre, 3 prej tyre (vajza) janë vetëvrarë. Sot me shume se kurrë kemi nevoje për te forcuar zbatimin e ligjit, forcimin e te gjitha institucioneve duke filluar nga ato arsimore, të policisë dhe deri tek hetimi me profesionalizëm i denoncimeve te krimit, te gjykimi i drejte , i paanshëm dhe ndëshkimi me gjithë forcën e ligjit për këdo abuzues seksual. Ndaj ftoj çdo deputet ,parti politike qe ta miratoje këtë projekt ligj si një domosdoshmëri akute për shoqërinë tone. Në ditët ne vazhdim do te organizoj takime, tryeza diskutimi me te gjitha grupet e interesin për te dëgjuar nga afër mendimet e tyre për këtë nisem”, ka deklaruar ajo.

Në deklaratën e saj Xhixho ka veçuar edhe qëllimet e projektligji, i cili ka për qëllim inkurajimin dhe përgatitjen e organeve kompetente shtetërore për të mbrojtur fëmijët, të rinjtë, gratë dhe çdo individ nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, vepra penale që prekin jo vetëm dinjitetin e individit, por edhe shkaktojnë pasoja të rënda në funksionimin normal të qenies njerëzore, duke siguruar që Regjistri të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendodhjen e të dënuarve për krime seksuale dhe monitorimin e aktivitetit të tyre.

Etiketa: krim seksualnisme

Lajme të lidhura

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin
Breaking Views

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!
Breaking Views

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Para
Ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës, provat që “tradhëtuan” vëllezërit Rrushi

Ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës, provat që “tradhëtuan” vëllezërit Rrushi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias
Sport

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

Ftohja e raporteve mes presidentit të Partizanit, Gaz Demi, dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duket se...

Lexo më shumë
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetmoon girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis