GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Krimet Zgjedhore/ KQZ bën apel: Kujdes! Ja dënimet në çdo rast

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimet Zgjedhore/ KQZ bën apel: Kujdes! Ja dënimet në çdo rast
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët kanë ende kohë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Dhe gjithashtu ka ende kohë për nisjen e fushatës dhe shpalljen e kandidatëve nga forcat politike, regjistrimin e  koalicioneve e të tjera procedura që janë përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që po përgatit procesin, ka lëshuar një tjetër apel për krimet zgjedhore, duke iu drejtuar jo vetëm zyrtarëve publikë, por edhe qytetarëve.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kujton zgjedhësve se krimi zgjedhor është vepër penale dhe dënohet me burg dhe se në asnjë rast nuk do të tolerohet cilido person që konsumon një krim të tillë.

KQZ bën të ditur se shitja dhe blerja e votës dënohen nga 1 deri në 5 vite burg. Fotografimi i votës në dhomën e fshehtësisë dhe shfaqja tek të tjerët dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg. Ndërsa votimi familjar apo më shumë se një herë dënohet nga 1-3 vite burg.

Një masë tjetër, e cila do të marrë ndëshkimin ligjor nëse konsumohet ka të bëjë me zyrtarët publikë, të cilët veprojnë në shkelje të ligjit, duke nisur nga fushata gjatë kryerjes së detyrës, pjesëmarrja në aktivitete politike gjatë orarit zyrtar, ndikimi i votës tek të tjerët, e të tjera.

Ndërkohë, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  çdo cenim që prek zgjedhjet pa kryer identifikimin elektronik, kanosja, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor dënohen nga 3 muaj deri në 7 vite burg. Gjithashtu, si një masë parandaluese është edhe portali në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes të cilit ftohen të gjithë qytetarët të denoncojnë krimet zgjedhore.

Në zgjedhjet e vitit 2021 dhe ato të pjesshme në 6 mars 2022 ka pasur një shifër të lartë denoncimesh. Sipas shifrave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm mbërritën 158 njoftime/ kallëzime për krime të dyshuara zgjedhore, por u regjistruan vetëm 82 procedime penale. Raporti vjetor i organeve të hetimit saktësoi gjithashtu se Prokuroria e Posaçme, SPAK, administroi rreth 115 kërkesa për hetim nga subjektet dhe prokuroritë e rretheve, nga të cilat regjistroi 57 procedime penale.

Etiketa: KQZkrimetzgjedhore

Lajme të lidhura

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues
Aktualitet

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
Para
Gjyqtari Çela u tërhoq, ja kush do ta gjykojë çështjen ‘Gërdeci’

Gjyqtari Çela u tërhoq, ja kush do ta gjykojë çështjen ‘Gërdeci’

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com