GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krimi horror në Greqi, zbardhen bisedat e autorit për vrasjen e familjes shqiptare

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimi horror në Greqi, zbardhen bisedat e autorit për vrasjen e familjes shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke vijon kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes katër anëtarëve të familjes shqiptare Kloci në Adhravidha të Greqisë.

Me interes pritet edhe autopsia mjekoligjore e trupit të katër viktimave që pritet të hedhë në shumë dritë për kohën dhe rrethanat në të cilat u vranë 32-vjeçari, gruaja e tij 28-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre një e dy vjeç.

Të katër trupat kanë qëndruar deri në mesditën e djeshme në shtëpinë ku ndodhi vrasja mizore e katërfishtë dhe më pas janë transferuar në Mjekësinë Ligjore të Patrës.

Autoritetet kanë vënë në shënjestër një 57-vjeçar, i cili nga banorët cilësohet si një njeri shumë i vetmuar, i cili përballej me probleme të rënda psikologjike.  Si një person që nuk i pëlqente shoqërimi. Ai i shmangej bashkëqytetarëve të tij, shumë prej të cilëve e kishin frikë për shkak të sjelljes së tij ekstreme .

Madje mësohet se ka pasur edhe mosmarrëveshje financiare me çiftin për qiranë , pasi ishte pronar i shtëpisë. Banorë të zonës kanë treguar se ai u kishte thënë se do t’i dëbonte nga shtëpia para skadimit të kontratës që vlente deri në mars.  Gjithashtu, ndërprerja e energjisë në këtë shtëpi tregon se si kjo mund të ketë qenë një mënyrë për t’i përzënë ata nga shtëpia një orë më parë.

Autoritetet janë duke u fokusuar tek personi konkret, pasi lëvizjet e tij janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në dyqanet dhe shtëpitë, pranë banesës ku çifti jetonte me tre fëmijët e tyre të mitur. Sipas mediave greke, gjatë kontrollit që u bë dje në shtëpinë e të dyshuarit kryesor, janë gjetur armë të cilat janë dërguar për ekspertizë balistike.

“Ai kishte një armë, në të cilën vendosi silenciator dhe vrau qentë”, tha një banor për 57-vjeçarin, i dyshuari kryesor për vrasjen e katërfishtë.

Etiketa: GreqiKryesore1ShqiptarVrasje

Lajme të lidhura

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!
Aktualitet

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend
Aktualitet

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

19:18 - 22/08/26
Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin
Aktualitet

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26
Para
Bilanci tragjik, shkon në 47 numri i viktimave nga sulmet ajrore në Chernihiv

Bilanci tragjik, shkon në 47 numri i viktimave nga sulmet ajrore në Chernihiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!
Aktualitet

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26

Në kulmin e sezonit turistik, pushuesit përballen me kolona të gjata dhe pritje në Dhërmi që sipas denoncimeve në disa...

Lexo më shumë
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

19:18 - 22/08/26
Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com