GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e dyfishtë, zbulohet shkaku. Historia e shqiptarit me ganezen, nisi në rrjete sociale

08:25 - 03/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e dyfishtë, zbulohet shkaku. Historia e shqiptarit me ganezen, nisi në rrjete sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njohja në rrjetet sociale dhe një konflikt për çështje xhelozie është bërë shkak për krimin e dyfishtë në Tiranë, ku 26- vjeçari Kliton Pira vrau me thikë ganezen Jawsackie Jaboah e më pas veten.

Mësohet sePira jetonte prej vitesh në Tiranë, në zonën e Laprakës, ndërsa për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli.

Sakaq nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë ngjarje të rëndë që tronditi vendin pasditen e djeshme, ka rezultuar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Pira ishte konfliktuar me 31-vjeçaren online dhe ajo kishte mbërritur të shtunën në Tiranë për t’u sqaruar.

Ganezja Jawsackie Jaboah u qëllua me thikë nga 26-vjeçari Klinton Pira në një banesë me qira ditore në katin e tetë të një pallati në rrugën Pjetër Budi në Tiranë. Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen.

Ndërsa 31-vjeçarja u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por mundi t’u mbijetojë dot plagëve.

Dy viktimat ishin në një lidhje bashkëjetese prej janarit të këtij viti.

Tragjedia e dyfishtë, familja Pira hap dyert e mortit, frikë nga hasmëria, shkak vdekja e babait të Klitonit

Familjarët e 26- vjeçarit Klinton Pira i cili pasditen e djeshme në Tiranë, vrau të dashurën e tij dhe më pas veten, kanë hapur dyert e mortit, për vdekjen e të riut. Familja ka kërkuar largimin e medias nga banesa e tyre, pasi prej vitesh janë në hasmëri me një familje tjetër me origjinë nga Dibra, dhe kërkojnë të shmangin çdo incident të mundshëm.

Babai i të riut që vrau me thikë partneren e tij të huaj dhe më pas veten, është gjetur i vdekur rreth 3 vite më parë në Korçë. Sipas Policisë Genci Pira është vetëvarur, ndërsa familja ka pretenduar në të gjithë këto vite se kemi të bëjmë me vrasje.

Ndërkohë që Klinton Pira pritet të përcillet sot për në banesën e fundit, trupi i partneres së tij me shtetësi franceze por origjinë nga Gana, ndodhet ende në morgun e Tiranës, dhe pritet që të dërgohet te familjarët e saj jashtë vendit, pas kryerjes së procedurave.

“Pse ja bëre…?” Krimi i dyfishtë, qytetarët vërshojnë me komente në foton e çifitit: Sa e paske dash sa ike bashkë me të

Krimi i pasionit që përfundoi me dy viktima pasditen e djeshme në kryeqytet ka sjellë reagime të shumta nga opinioni publik. Qytetarët kanë vërshuar me komente në fotot e çiftit Klinton Pira dhe Jaësackie Jaboah në rrjetin social “Facebook”. Komentuesit shprehin ngushëllime për humbjen e dy jetëve mirpo ka nga ata që pyesin se përse ndodhi ngjarja, përse djali i ri i mori jetën të dashurës e më pas u vetëvra.

Komentet:

-Ngushëllime familje a mor djal ca i bere vetes kulmi i rinis më vjen shum keq pz

-Të digjet në ferr krimineli

-Pse ja ber nënës tende ktë gjë mirë vet ike shpëtove

-Duhet hetu/analizu mirë kjo ngjarje. Askush nuk e din të vërtetën se si ka ndodh. Un mendoj se do ket pas të tjerë persona që janë përfshirë në krim…

-sa e paske dash sa ike bashke me te

-c bërë mor djal c bëre. vrave vajzën e vehten. Ngushëllime familjarëve të vajzës e djalit

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në orën 18:00 në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Klinton Pira qëlloi disa herë me thikë në gjoks të dashurën e tij, 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah e më pas është hedhur nga kati i tetë për të kryer aktin e rëndë, të vetëvrasjes. E reja me origjinë nga Gana por me nënshtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri tre orë para krimit për tu sqaruar me 26-vjeçarin për një konflikt që kishte nisur për shkaqe xhelozie.

Klinton Pira pritet të përcillet sot për në banesën e fundit, trupi i partneres së tij me shtetësi franceze por origjinë nga Gana, ndodhet ende në morgun e Tiranës, dhe pritet që të dërgohet te familjarët e saj jashtë vendit, pas kryerjes së procedurave.

Etiketa: Krimi dyfishteTirane

Lajme të lidhura

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)
Aktualitet

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Para
“Kemi hyrë në stinën e infeksioneve respiratore”, Kalo tregon shenjat e njëjta mes gripit dhe Covid

“Kemi hyrë në stinën e infeksioneve respiratore”, Kalo tregon shenjat e njëjta mes gripit dhe Covid

TË FUNDIT

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave...

Lexo më shumë
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com