GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krimi i organizuar pagoi për transferimin e prokurorit në Shkodër/ Raporti sekret

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Prokuroria:  Kemi 31 kallëzime për krime zgjedhore, 6 persona të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një raport kofidencial i hartuar nga Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, hedh dritë mbi një seri bisedash të përgjuara, të cilat tregojnë një realitet lemeritës të kapjes së gjyqësorit dhe prokurorisë nga krimi i organizuar.

Prokurorë dhe gjyqtarë që takojnë kafeneve të Tiranës, kapot e trafikut të drogës nga Turqia në Shqipëri dhe që përfshihen në afera korruptive, me emra të njohur të botës së krimit, si Jurgen Molla dhe jo vetëm.

“Ora News” prej kohësh ka siguruar një dosje me shumë faqe që tregon përmes bisedave të përgjuara se si anëtarë të krimit të organizuar që drejtonin trafikun e heroinës, kishin paguar dhe influencuar deri në rangjet më të larta të Prokurorisë së Përgjithshme, transferimin nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Shkodrës, të prokurorit Anton Martini.

Në këtë raport konfidencial tregohen tratativa korruptive dhe pagesa për transferimin e prokurorit të çështjes së Jurgen Mollës dhe Arben Prendit nga Krimet e Rënda në një prokurori të rrethit Shkodër.

Rasti i parë

“Nga studimi i raportit të shërbimit të 5 nëntorit 2015 rezulton se automjeti BMW X5, me ngjyrë të zezë, me targa AA9.9XX është konstatuar i parkuar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë. Tek automjeti me targa AA9.9XX në orën 11:30 afrohet dhe hipën një shtetas rreth 40 vjeç, me flokë të shkurtra të thinjura, veshur me këmishë me ngjyrë të bardhë, pantallona të zeza sëbashku me një shtetas tjetër rreth 35 – 40 vjeç me flokë të shkurtra, veshur me këmishë ngjyrë të bardhë, kostum gri. Automjeti ka vazhduar rrugën nga rruga Asim Vokshi, në bulevardin Zogu i I”. Ngà kornunikimet me qëndrën e përgjimeve dhe pas studimit të raporteve të shërbimit ka dyshime të arsyeshme se Jurgen Molla me ndërmjetësimin e dy shtetasve që hipën në mjetin me targa AA9.9XX, nga të cilët njëri është drejtuesi i mjetit dhe ka rolin e sekserit dhe tjetri është avokati i të arrestuarit Arben Prendi, i cili thërritet Arbër. Këta persona po kërkonin që të korruptonion zyrtarë të Gjykatës së Shkallës së parë për Krimë të Rënda Tiranë me qëllim pranimin e gjykimit të shkurtuar për Arben Prendi, lidhur me rastin e sekustrimit të 15 kg lëndë narkotike të llojit heroinë në doganën e Morinës…”-thuhet në raportin konfidencial.

Më tej në këtë rast del qartë se Jurgen Molla, komunikon në mënyrë të vazhdueshme dhe me nënën e korrierit të tij të arrestuar, Arben Prendi,ku Jurgeni vazhdimisht i tregon se është duke punuar për ta ndihmuar Arben Prendin dhe është duke paguar vazhdimisht lekë për këtë gjë.

Konkretisht më 10 dhjetor 2015, në orën 18:02:59 Jurgen Molla kontaktohet nga Tringa (Katerina) Prendi me numrin e telefonit 0039339352XXXX.

Gjatë bisedës Jurgeni i përsërit disa herë se i ka vënë punët në terezi, si dhe e porosit që t’u thotë personave të tretë të mos flasin, pasi prishin punë.

Tringa i ka treguar Jurgenit se: “…e ka telefonuar i biri, Arben Prendi, i cili ndodhej në burg, dhe i ka thënë se i ka humbur shpresat dhe e ka porositur, që t’i thotë Jurgenit të mos e lërë në burg për lekë dhe se deri tani nuk është dhënë asnjë lek…”.

Jurgeni i thotë se: ”…nuk mund t’i tregojë se ku po i jep lekët, pasi i del fjala, por i thotë se lekë janë dhënë dhe po vazhdojnë të jepen përditë…”.

I biri i ka thënë Tringës se: ”…po rri në burg, ngaqë nuk janë dhënë lekë…”.

Ndërkohë Jurgeni fajëson të shoqen e Arbenit, e cila ka bërë pazare të mëdha.

Jurgeni i përsërit, se: ”…ka dhënë lekë dhe personat që i kanë marrë, nuk e pranojnë, pasi “edhe muret kanë veshë…”.

Tringa i betohet Jurgenit se: “…do t’ia kthejë të gjitha lekët” dhe Jurgeni e siguron se çështja do të shkojë në Apel dhe se Arbeni do të lirohet shumë shpejt.

Në vijim të kësaj bisede, Jurgeni i thotë se:

“…Një që ka qenë, që ka pas prish punë aty ku është ai, një X prokuror që ka pas fut atë, e kanë shkarkuar sot. Janë dhënë lekë që është shkarkuar, nuk po të them më gjatë…”.

Tringa shpreh habi.

Jurgeni vijon duke thënë: “…E kanë heq nga aty e kanë dërguar në Shkodër, prej këtyre punëve…”.

Tringa e pyet: “…E keni pas kundra atë?…”.

Jurgeni përgjigjet: “…Po, një legen, që e kemi pas kundër. Më gjatë nuk flas dot. Çoja me amanet, thuaji për punë lekësh…”.

Tringa i thotë: “…Me amanet ia çoj, faleminderit prej teje, nesër do të them çfarë më ka thënë…”.

Jurgeni përfundon bisedën duke i thënë: “…Thuaji, për lekë nuk rri brenda sa të jem unë gjallë…”.

Në raport thuhet se prokurori të cilit i referohet shtetasi Jurgen Molla në bisedë me Tringë Prendin, është prokurori Arton Martini, i cili u transferua nga Krimet e Rënda duke u emëruar si prokuror i thjeshtë në prokurorinë e Shkodrës.

Pas largimit të Martinit në Shkodër dosjen e Jurgen Mollës me persona e tjerë të grupit e mori, prokurori Eugen Beci. Sot të dy prokurorët janë shkarkuar nga “Vettingu”. /OraNews/

Etiketa: krimiKryesore1prokurorraporti

Lajme të lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26
Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Para
Vijon të jetë në burg, SPAK sekuestron pasuritë e Pëllumb Gjokës

Metamorfoza/ Biznesmeni Gjoka e zyrtarë të policisë kërkojnë lirinë në Apel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Giriş