GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krimi ka ‘pushtuar’ vendin, zbulohen kamera edhe në Fier e Lushnjë

09:53 - 29/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimi ka ‘pushtuar’ vendin, zbulohen kamera edhe në Fier e Lushnjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

‘Telenovela Big Brother’ vazhdon dhe kamera sa duket janë vendosur në çdo qark të Shqipërisë.

Krimi ka vendosur kamera jo vetëm në Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Dibër, Gjirokastër, por tashmë edhe në Fier. Njëzetë kamera janë çmontuar në qarkun e Fierit dhe pesë persona janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Qarku Fier/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Finalizohet në Fier dhe Lushnjë, faza e shtatë e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Fierit dhe Lushnjës, 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 5 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Fier, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Fier e Lushnjë, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. -Gjatë fazës së shtatë të këtij plani operacional, në Fier, në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, janë çmontuar 5 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit A. B. dhe K. K -Plani operacional ka vijuar në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit K. T., S. T. dhe K. A. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Fier e Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: FierkamerakrimiKryesore1

Lajme të lidhura

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Para
Shpërthen në flakë autobusi, 40 pasagjerët digjen të gjallë

Shpërthen në flakë autobusi, 40 pasagjerët digjen të gjallë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Lexo më shumë
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com