GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Krimineli je ti!

15:27 - 04/06/24
në Editorial, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimineli je ti!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas emisionit “Report” në “RAI3”, kryeministri doli me një tjetër reagim, këtë herë me video, duke përsëritur mesazhin se transmetimi ishte një përbaltje për Shqipërinë. Me një fjalim donkishotesk, Rama sulmoi televizionin italian, burimet e përdorura nga gazetarët e emisionit, madje edhe opozitën e median shqiptare, që sipas tij, baltosën shqiptarët.

Në një monolog mbi 9 minuta, Rama u pozicionua artificialisht si një mbrojtës i Atdheut dhe lëshoi akuza pa fre.

“…Kjo eksperiencë kishte në përmbajtje shume baltë për Shqipërinë… Ishte padyshim një baltë krejt e pamerituar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët…  Hedhin baltë për të na pikturuar pacipërisht si mafiozë, trafikantë, kriminelë…… Cënimi me gjysmë të vërteta i Shqipërisë…  Shqiptarët e Italisë, Greqisë e kudo tjetër, nuk kanë për të qenë kurrë vetëm sa të jem unë këtu, përballë asnjë cenimi të emrit shqiptar”, ishin disa nga frazat e Ramës, që i veshi vetes, apo ia veshën këshilltarët, petkun e një “Shëngjergji” i cili po mbron vatanin nga dragoi keqbërës – “Rai3” dhe armiqtë e tjerë imagjinarë të Shqipërisë e shqiptarëve.

Fjalori sulmues ishte i larmishëm. “Llum, shqiptarë pa Atdhe, kriminelë, të neveritshëm, ujërat e zeza”, ligjëroi me pathos të veçantë kryeministri i shqiptarëve Edi Rama.

Emisioni “Report” shpalosi fakte dhe dëshmi që tregojnë asnjë më shumë se ajo që dihet botërisht:

Paratë e pista po pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe kullat në Tiranë, që ai bëhet edhe më qesharak kur i propagandon si atraksione turistike;

Si një i akuzuar për lidhje me kartelet famëkeqe meksikane të krimit mori një licencë për kazino pas një takimi në zyrën e tij. Në këtë pikë, ra ndesh edhe me deklaratën e përfituesit Luftar Hysa, lidhur me qëllimin e vizitës në kryeministri;

Që tenderat janë të paracaktuar;

Që grupet kriminale përfitojnë para publike;

Që Edi Rama e i përdorur grupet kriminale për të mbledhur vota. Ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë zbuloi madje edhe ndërmjetësin e kryeqeveritarit me malavitën. Sipas Arben Ahmetajt, Rama ka deleguar Ergys Agasin për të menaxhuar marrëdhëniet mes klaneve kriminale;

Si kanabizimi i vendit shitej si sukses dhe lulëzoi me ‘bekim nga lart’;

Si Edi Rama mbron të akuzuarit si mafiozë, brenda dhe jashtë rrethit politik të Partisë Socialiste dhe Qeverisë.

Pra, në thelb, emisioni i “Rai3” nuk ishte një sulm ndaj shqiptarëve, nuk i stigmatizoi shqiptarët si kriminelë, por i tha Ramës: Krimineli je ti!

Etiketa: Edi RamakrimiKryesore1qeveriarai3Report

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Para
Asllani: Pres me padurim përballjen me Italinë, do japim shpirtin në fushë

Asllani: Pres me padurim përballjen me Italinë, do japim shpirtin në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com