GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Kriset raporti mes Arbanës dhe drejtuesve të “Top Channel”? Veprimi i Eduartit vërteton gjithçka 

12:09 - 27/10/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Puthje e përqafime/ Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani festojnë ditëlindjen, ja sa vjeç bëjnë çifti (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatorja e “Big Brother Vip” Arbana Osmani po tërheq vëmendje kohët e fundit, pas disa detajve që tregojnë një krisje mes marrëdhënies së saj me drejtueset e “Top Channel”. Pak kohë më parë u raportua në media se pas “Dancing With The Stars”, i cili moderohet nga Bora Zemani, marrëdhënia mes Arbana Osmanit dhe trashëgimtareve të “Top Channel”, Lori dhe Sara Hoxha, është krisur. 

Teksa këto mbeten aludime dhe nuk ka një reagim nga vetë Arbana, disa detaje në rrjetet sociale dhe jo vetëm, duket se konfirmojnë gjithçka. Për ta nisur nga fillimi, Arbana Osmani, e cila është shumë aktive në Instagram, nuk postoi asgjë për nisjen e një projekti të madh për “Top Channel”, spektaklin “Dancing With the Stars.” Kujtojmë këtu që moderatorja shpesh publikonte foto apo video në mbështetje të programeve të televizionit. 

Më tej Arbana së bashku me stafin e “Big Brother Vip” dhe trashëgimtaret e “Top Media”, ishin të gjithë të ftuar në dasmën e Arbër Hajdarit. Në të gjitha fotot dhe videot që janë publikuar nga dasma, Arbana dhe partneri i saj Eduarti nuk u panë askund në shoqërinë e Lorit, Sarës apo Bora Zemanit. 

Gjithashtu u raportua se Arbana Osmani nuk ishte e pranishme në festën që “Top Media” organizoi për të kujtuar themeluesin e saj Dritan Hoxhën, dhe nuk u postua asnjë foto apo video në rrjetin e saj social në lidhje me këtë event. Në festat e tjera që janë organizuar me stafin e “Top Channel”, Arbana nuk i ka kursyer postimet në rrjetet sociale. 

Ajo që u duk se i vuri “vulën” marrëdhënies së moderatores me Lori Hoxhën, ishte mungesa e një urimi nga ana e Arbanës në ditëlindjen e trashëgimtares së “Top Channel.” Duke pasur parasysh marrëdhënien e Arbanës me Lorin, të paktën nga sa mund të shihnim në rrjetet sociale, mungesa e urimit nga ana e moderatores tregon qartë që marrëdhënia e tyre nuk është më si disa muaj më parë. 

Për të mos lënë pas as partnerin e Arbanës, Eduart Grishajn, i cili është regjisor në “Top Channel”, edhe veprimet e tij të fundit lënë vend për dyshim. 

Së pari, Eduarti nuk ka bërë më asnjë postim të përbashkët me Lori Hoxhën, siç bënte disa muaj më parë, dhe nuk ka publikuar asnjë video nga “Top Channel.” 

Së dyti, detaji i fundit që konfirmon dyshimet që qarkullojnë, është fakti se Eduart Grishaj zgjodhi që të bënte promovimin e flimit të tij “Sofia” në “Euronews” dhe jo në “Top Channel”. Teksa nuk ka asnjë reagim konkret nga Arbana dhe Eduarti, apo nga Lori Hoxha, në rrjet qarkullojnë hipoteza të ndryshme për krisjen e marrëdhënieve mes tyre. Dy kryesoret janë: “Xhelozia” e Arbana Osmanit për vëmendjen që po merr së fundmi Bora Zemani dhe fakti që Arbana dhe Eduarti kanë pranuar ftesën për të bashkëpunuar me “RTSH-në” për “Festivalin e Këngës.” 

 

 

Etiketa: Arbana OsmaniEduart Grishaj

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Përfundon dëshmia në SPAK, ish-drejtoresha e ARRSH tregon për çfarë u pyet

Abuzimet me tenderat e aksit Kardhiq-Delvinë, zbardhen emrat që po hetohen nga SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com