GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krishtlindjen bëjnë bashkë Shqipërinë, ja si po festohet nga besimtarët

15:00 - 25/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Krishtlindjen bëjnë bashkë Shqipërinë, ja si po festohet nga besimtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besimtarët po kremtojnë Krishtlindjet kudo në Shqipëri, ndonëse në kushte të pazakonta për të dytin vit rradhazi për shkak të virusit Covid-19 dhe versioneve të tij. Në Elbasan mesha e vigjiljes së lindjes së Krishtit u mbajt në një qendër rinore, për shkak të rinkonstruksionit që po i bëhet kishës së këtij qyteti. Ndërkohë në Lushnje atmosfera e festave duket se zbuti dhe tensionet politike, duke bërë bashkë deputetët e qytetit, Lindita Buxheli dhe Bujar Çela.

Mesazhe paqeje në këtë ditë erdhën dhe nga qytete si Berat, Korçë, Gjirokastër , Durrës, Lezhë e Fier, qytetarët e të cilëve ndoqën meshën dhe uruan besimtarët kudo në Shqipëri. Përfaqësuesit e këtij besimi fetar dhanë mesazhe dashurie dhe shprese në këtë vit të vështirë pandemik, që kufizoi festimet e besimtarëve.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos dha mesazh force për të gjithë duke cituar vargje biblike dhe duke iu rikujtuar besimtarëve që Perëndia është me ta më çdo vështirësi që po kalojnë, ndaj duhet të luten.  Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit e Presidenti i Konferencës, uroi poashtu besimtarët. Ndërsa At Gregor Pelushi u shpreh se mesazhet e urimit sjellin shpresë tek njerëzit në këto momente të vështira.

“Kjo është festa më e madhe për të krishterët ortodoksë, nëna e festave sepse këtu zë fill krishterimi, që përgjatë këtyre viteve u ka sjell gjëra të mira njerëzimit. Dita më e gëzuar për të gjithë ne, lindja e Krishtit. Jetojmë në një kohë që përballemi me jetën dhe vështirësitë por mesazhet që na vijën këtë të premte përcjellin shpresë mirësi dashuri. Ne lutemi që çdo ditë njerëzit të jetojnë në këtë mirësi e dashuri, një periudhë për të reflektuar në marrëdhëniet me zotit dhe me njëri-tjetrin. Të ketë paqe dashuri, në marrëdhëniet familjare, por pe jo me të gjithë kombet. Është dita e madhe që përçon mirësi e dashuri”, u shpreh ai.

Politika uroi festën, ku presidenti Ilir Meta bëri thirrje që në këtë ditë të sensibilizohemi me personat që kanë nevojë për përkujdesje. Ndërsa Lindita Nikolla e cilësoi këtë ditë si një moment ku shpresa fiton ndaj vështirësive.

Kryeministri Edi Rama,  i uroi krishtlindjet përmes një kartoline, të cilën ja kanë dërguar nga Thumana.“Krishtlindjet janë me të vërtetë Krishtlindje, kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që janë më nevojtarët për të.”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan se një ditë si kjo mbush me shpresë qytetarët dhe shton besimin për të ardhmen e fëmijëve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes një kartoline ka dërguar një mesazh për shqiptarët, duke iu uruar gëzim dhe paqe besimtarëve.

Etiketa: besimtareFesteKrishtlindjeKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Pjesë e dytë ‘tmerri’ për Barcelonën, por arrin të menaxhojë barazimin

FOTO, e gjithë skuadra e Barcelonës është me pushime, përveç këtij talenti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi...

Lexo më shumë
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com