GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kristian Gjidodaj për stadiumin e Lezhës: Po shkatërrohet historia

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kristian Gjidodaj për stadiumin e Lezhës: Po shkatërrohet historia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lezha po humbet një tjetër terren sportiv, fusha e vetme stërvitore aktualisht e këtij qyteti, ku njihet ndryshe si aneksi i stadiumit, ka nisur të prishet për t’i lënë vendin një hapësire rekreacioni ku do të ketë dhe ambiente sportive.

Një veprim ky me pasoja shkatërruese për futbollin dhe të rinjtë që e praktikojnë atë, siç shpjegon edhe kryetari i futbollit rajonal Lezhë Kristian Gjidodaj, i cili i bën thirrje organeve të pushtetit vendor për të riparë këtë vendim.

“Shpresoj të mos jetë e vërtetë, megjithatë nuk është se kemi një vendim publik apo të ketë vendime konkrete. I bëj thirrje aktorëve të pushtetot vendor që duhet një studim të gjerë sa i takon ndryshimit të destinacionit të fushës së futbollit, sepse mendoj se ato nuk kanë informacionin e duhur sa pjesëmarrje dhe sa interes ka për futbollin në Lezhë. Marrin pjesë nga mosha 7-9 vjeç deri në 1300 fëmijë që luajnë futboll, është një shifër e madhe në krahasim me numrin e popullsisë. I bëj thirrrje që ta rishikojnë dhe shpresoj të mos ketë ashjë politike dhe të ketë diçka në kuadrin e fushatës apo diçka personale”.

Prishja e stadiumit “Besëlidhja”

Në plan projektin e Bashkisë Lezhë për zhvillimin e qendrës së qytetit është parashikuar dhe prishja e stadiumit Besëlidhja, për ti lënë vendin një hapësire multifunksionale ku do të jetë edhe një parkim i nëndheshëm, një hap ky që sipas Kryetarit të futbollit rajonal, do të ishte katastrofik për futbollin lezhjan dhe jo vetëm.

“Deri tani po flisja për fushën sportive ndërsa stadiumi është diçka tjetër, të prishësh një stadium është të prishës historinë dhe aktorët që marrin përsipër të prishin historinë duhet të maten mirë. Ne po luftojmë si të shtojmë stadiume, të shtojmë fusha futbolli dhe të shtojmë mundësi për fëmijë. Të gjithë vendet e Europës, futbollin e kanë të shenjtë ndërsa ne duam ta vdesim. Nuk e shoh të arsyeshme, e shoh katastrofike. Stadiumi edhe mund të prishet, por vetëm nëse ke një tjetër gati”.

Gjidodaj e mbyll prononcimin e tij me një apel, jo vetëm për organet e pushtetit vendor, por edhe për vetë sportdashësit lezhjanë, që nuk duhet të qëndrojnë duarkryq përballë një rreziku të tillë shkatërrimtar për futbollin e këtij qyteti.

“I bëj thirrje aktorëve të pushtetit vendos të ulen dhe ta shohin me kujdes, jo thjesht se mendojnë se po rregullojnë diçka dhe të prishin shumë. Stadiumi prishet vetëm kur është i gatshëm i riu. Edhe spordashësit e Lezhës të ngrejnë zërin sepse të prishen fusha sportive, mendoj se nuk është në të mirën e qytetit dhe nivelit të jetesës”.

PAMJE NGA STADIUMI I LEZHES 

Etiketa: Kristyian Gjidodaj Lezha

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj
Sport

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Para
Fermerët në Konispol: S’ka punëtorë për të vjelë mandarinat

Fermerët në Konispol: S’ka punëtorë për të vjelë mandarinat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave
moti

Parashikimi i motit për sot, 22 Gusht 2026

07:33 - 22/08/26

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë
Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com