GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kristian Shkreli 1.4 mln € nipit të Sadri Abazit, dyshime për korrupsion – Dokumentat

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Kristian Shkreli 1.4 mln € nipit të Sadri Abazit, dyshime për korrupsion – Dokumentat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër tender me “erë të rëndë” abuzimi ka dalë nga Bashkia Vau Dejës, e drejtuar nga Kristian Shkreli. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme në Bushat, me shtesë 2 kate, me një fond limit prej 121,579,358 lekësh pa TVSH ose rreth 1.5 milionë euro me TVSH.

Fituesi i shpallur është ALKO IMPEX CONSTRUCTION & ALKO-IMPEX General Construcion, në pronësi të Arbër Abazit, nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi, me një ofertë prej 114,278,270 lekësh pa TVSH ose rreth 1.4 milionë euro me TVSH. Pra, plot 94% e fondit limit – një rast klasik ku paratë publike duket se nuk kursehen për “të afërmit e pushtetit”.

Nga dokumentet e tenderit, rezulton se në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, por njëra prej tyre ka hyrë vetëm “për numër”, pa dhënë asnjë ofertë. Madje, një tjetër firmë ka ofruar rreth 180 mijë euro më pak se fituesi, por për “çudi” kjo ofertë nuk u mor parasysh. Në vend të saj, Bashkia e Shkrelit vendosi t’ia japë tenderin pikërisht nipit të Sadri Abazit.

Në këtë pikë, pyetja është e thjeshtë: Sa para ka marrë nën dorë Kristian Shkreli për të shpallur fituese kompaninë e Arbër Abazit? Sepse me logjikë dhe me interes publik, duhej të fitonte oferta më e ulët, që kursente dhjetëra mijëra euro nga taksat e qytetarëve.

Ky tender duket si një skemë e pastër ku fituesi ishte paracaktuar që në nisje. Përfituesit? Një rreth i ngushtë pushteti. Humbësit? Si gjithmonë, qytetarët e thjeshtë që presin shkollë më të mirë, por paguajnë më shtrenjtë.

/Joq/

Etiketa: ALKO IMPEX CONSTRUCTIONALKO-IMPEX General Construcionarber abazibashkia vau dejesKristian ShkreliKryesore1tender

Lajme të lidhura

Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!
Aktualitet

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje
Aktualitet

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Para
Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës

Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 17 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:50 - 17/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Nëntor 2026

07:34 - 17/11/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Nëntor 2026

07:32 - 17/11/26
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com