GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kristian Shkreli denoncohet nga biznesi në KPP: Favorizoi një firmë me 143 milionë lekë  

13:26 - 21/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kristian Shkreli denoncohet nga biznesi në KPP: Favorizoi një firmë me 143 milionë lekë  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, manipulon tenderat duke i dhënë pa garë dhe duke sajuar kriteret duke pasur parasysh një kompani të caktuar që favorizohet. Nami ka shkuar deri në Komisionin e Prokurimeve Publike (KPP) ku është denoncuar së fundmi një nga tenderat.

Tenderi për të cilin ka ankesë nga biznesi, para së gjithash zhvillohet në kohë të papërshtatshme. Tashmë që kanë nisur ditët me reshje të dimrit, Bashkia Vau i Dejës kujtohet të merret me rrugët. Kështu, më datë 30 shtator 2024, është njoftuar “gara’ për prokurimin  me  objekt  “Rikonstruksion rruga e Malësorëve, Njësia Administrative Bushat”.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Bashkia ka ndarë 143 milionë lekë për këtë projekt. Edhe pse në dokumente thuhet që bëhet fjalë për një rrugë fshati 200 metra, fondi duket i fryrë në raport me punën që do të kryhet. Në projekt sqarohet se do të bëhet pastrimi i rrugës nga gurët, dherat, nivelimi  i saj, do t’i hidhet një shtresë asfalt. Nuk parashikohen ndërtimi i trotuareve, vendosja  e ndriçimit, mbjellja e pemëve anës rrugës. Këto elemente urbane janë të domosdoshme sepse ky segment lidh banorët me rrugën kryesore dhe është e përdorshme edhe nga fëmijët.

Pra mungesa e këtyre detajeve të rëndësishme nuk i justifikon shpenzimet që bën Shkreli. Nga ana tjetër, hapat që ai ka ndjekur për zhvillimin e tenderit, na tregon që fokusi kryesor është vjelja e fondit në favor të miqve të vet.

Gjatë kohës që “gara” ishte e hapur janë dorëzuar 8 oferta dhe sigurisht pritej të zhvillohej një garë, një  proces i mirëfilltë për  të shqyrtuar këto oferta.

 

Por kryetari Shkreli dhe komisioni i tij nuk merren me procedurat ligjore, duke skualifikuar të gjithë operatorët ekonomikë, përveç firmës përfituese. “NDERTUESI 2014, me pronar Sandër Shpatin, që fitoi këtë tender, 5 muaj më parë mori pa garë nga Shkreli mbi 453 milionë lekë për të asfaltuar 1 km rrugë.

Njësoj ka ndodhur edhe në këtë rast, me ofertë të shtrenjtë, pa konkurrent përballë është  shpallur fituese kjo firmë, duke shkelur rregullat bazë të Ligjit  Për  Prokurimet Publike. Më datë 18 nëntor 2024 është bërë publike kontrata që mban “Flamurin e Kuq” nga  Open Data Albania, që tregon riskun e korrupsionit.

Denoncimi

Siç theksuam më sipër, për këtë tender është bërë edhe denoncim në KPP. Në datën 10 tetor 2024 pranë KPP, është administruar ankimimi elektronik nga operatori ekonomik “Rrugë Sinjalistikë Mirëmbajtje & Hidro Company” D.Sh.H.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me kundërshtimi e vendimmarrjes së autoritetit kontraktor mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “Rugë Sinjalistikë Mirëmbajtje & Hidro Company” D.Sh.H, për procedurën e prokurimit të sipërcituar.

 

Sipas ankimuesit oferta e tij është skualifikuar nga kritere diskriminuese dhe që favorizojnë vetëm një kompani. Nga Bashkia është përdorur edhe argumenti që firma nuk ka kontratë me landfillin, pikë që ka paralizuar të gjithë operatorët e tjerë dhe nuk ka vënë re faktin që janë eliminuar të gjithë pjesëmarrësit në tender.

Kujtojmë se kryetari Bashkisë, Kristian Shkreli, Prokuroria ka nisur verifikimet pas kallëzimit, se kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbashkia vau i dejesDenoncimKPPred flagrrugetender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, shoqja e klasës së Martinit: Nuk di çfarë turpi kanë ata që e drejtojnë atë shkollë

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, shoqja e klasës së Martinit: Nuk di çfarë turpi kanë ata që e drejtojnë atë shkollë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com