GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kristian Shkreli hedh 460 MLN lekë në gropat e rrugicës 1.5 km, fiton oferta më e shtrenjtë

13:57 - 04/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kristian Shkreli hedh 460 MLN lekë në gropat e rrugicës 1.5 km, fiton oferta më e shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paratë e buxhetit të shtetit po shpërdorohen nga kryetarët e bashkive të vogla në projekte të shtrenjta që prokurohen në shkelje të ligjit. Pasi kemi raportuar për disa raste të tenderave të fryrë në bashkitë e jugut, sot do të ndalemi në Bashkinë Vau i Dejës. Kryetari Kristian Shkreli do të hedhë në fshatin Kosmaç 460 milionë lekë. Projekti është aq i shtrenjtë sa duket sikur po rregullohet ndonjë cep i Vatikanit.

Jo vetëm kaq, por shkeljet e bëra gjatë prokurimit nuk të japin asnjë siguri që punimet do të kryhen me cilësi dhe në afat. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Sistemim, asfaltim i rrugëve te brendshme Kosmaç’.

 

Në dokumentet e tenderit theksohet se bëhet fjalë për 4 rrugica, që në total janë1.5 km gjatësi. Sipas projektit, bëhet më dije se një pjesë e rrugicave janë në gjendje të mirë, por do të mbushen gropat me zhavorr dhe do t’u hidhet një shtresë asfalti.

“Ky rikonstruksion konsiston në ndërhyrjen në rrugët lidhëse të disa grupeve banesash private, me gjatësi afro 1400 deri 1500 – ml që lidhin disa shtëpi me rrugën kryesore. Sheshi i ndërtimit janë vetë këto segmente rrugësh ekzistuese urbane. Gjendja ekzistuese e rrugës paraqitet e me shtresa në përgjithësi në gjendje të mirë dhe të ngjeshura. Në ato raste ku ka gropa me këtë ndërhyrje do të bëhet profilimi me mbushje me zhavorr”, nënvizojmë në rreshtat e prezantimit të projektit.

Dhe për këto punime Shkreli do të shpenzojë afro 460 milionë lekë!

Sipas projekt zbatimit të miratuar dhe firmosur nga kryetari Shkreli, që shihet në figurën më poshtë, nuk parashikohet që rrugët të pajisen me trotuare, madje as me ndriçim.

Ndërsa sipas dokumentit të preventivit të punimeve mësojmë se rruga do të ketë sinjalistikë dy vija anësore si dhe vetëm 27 tabela. Ndërsa për ndriçim nuk paska nevojë! Dhe për të asfaltuar këto 1539 metra rrugë me gjerësi 3 metra, kryetari Shkreli me stafin e tij kanë llogaritur fondin limit 45 833 333.00 lekë.

KLSH do të duhet të ulet dhe t’i shohë me filtrat e ligjit përllogaritjet që janë bërë, pasi ky është një shpenzim i madh për punë gjysma gjysma.

Po përse nuk bëhet me trotuar kjo rrugë? Ja justifikimi i bashkisë: Ndërhyrjet në këtë objekt do t’i përshtaten gjurmës ekzistuese dhe do të tentohet mos të kemi zgjerim për të mos bërë shpronësim për shkak të këtij investimi.

 

Tenderi pa garë

Fillimisht për këtë garë janë dorëzuar 5 oferta: duke filluar nga 330 milionë lekë deri në 450 milionë lekë. Por pikërisht ato më ekonomiket kryetari Shkreli i skualifikoi në fazën e parë të tenderit me argumentet se nuk kanë kontratë me landfillin (që nuk shpjegohet për çfarë duhet) apo se kanë mungesë të disa dokumentacioneve. Madje, njëra kompani nuk ka paraqitur fare ofertë duke marrë pjesë fiktivisht në tenderin që në fakt është një farsë.

Shpesh herë në e vëmë në dukje se për këto raste ligji kërkon që Autoriteti (në këtë rast kryetari Shkreli) duhet t’i vërë në dijeni operatorët konkurrues për ndonjë dokument që mungon. Ndërsa Shkrelit nuk i intereson të kursejë fondin, por t’ia xhirojë sa më shpejt kompanisë që e ka paracaktuar. Pasi i eliminoi të gjithë konkurrentët, përveç firmës fituese ‘NDERTUESI 2014’, u vulos pranimi i ofertës më të shtrenjtë, 450 milionë lekë.

Kompania e mësipërme do të fusë në llogarinë e saj këtë super fond për të asfaltuar atë copë rrugë të Kosmaçit. Theksojmë se firma “Ndërtuesi 2014” shpk në 14 tenderat e marra së fundmi nga bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Malësia e Madhe, 11 i ka fituar me “Flamur të kuq”, duke u favorizuar nga zyrtarët.

Ndërkohë, Open Data Albania i ka vendosur ‘Flamur të kuq’ edhe tenderit të Kosmaçit, që është shenjat e riskut të korrupsionit. Prokurime të tilla i tregojnë shpërdorimin haptazi të parave të buxhetit të bashkisë.

Kristian Shkreli drejton një bashki që ka mbi 610 milionë lekë borxhe të prapambetura, e megjithatë vazhdon të firmosë tendera që arka nuk i përballon me gjendjen e krijuar. KLSH në një raport të muajit prill 2024 konstaton se Shkreli nuk denjon të zbatojë rekomandimet që të ulë borxhin e bashkisë.

Në këtë dokument nënvizohet se përgjegjësia për detyrimet e prapambetura të papaguara është e kryetarit të bashkisë zotit Shkreli.

Kujtojmë se më 9 prill 2024, Kristian Shkreli shpëtoi nga shkarkimi me një vendim të KQZ-së që të vazhdonte të mbante detyrën, pasi u hetua se ishte dëbuar nga Italia dhe se kishte ndryshuar dy mbiemra.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimrrugeShkrelitenderVau i Dejes

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Akuza për tentativë vrasje, arrestohen babë e bir (Detajet)

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë, i “shërbenin” mafiozit famëkeq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com