GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kristian Shkreli, para se të shkonte në SPAK, njoftoi Sandër Shpatin: Eja, merri 625 MLN Lekë!

15:22 - 14/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Kristian Shkreli, para se të shkonte në SPAK, njoftoi Sandër Shpatin: Eja, merri 625 MLN Lekë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ortakët Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja e kanë bashkinë e Vaut të Dejës thesarin ku marrin sa para të duan. Tenderat i rregullon kryebashkiaku Kristian Shkreli. Këtë gjë e kanë mësuar tashmë të gjithë operatorët e tjerë të tenderave, prandaj nuk afrohen të bëjnë oferta.

Në prokurimin e fundit të Bashkisë Vau i Dejës mori pjesë vetëm kompania “Ndërtuesi 2014” shpk me administrator Sandër Shpatin.

Objekti i tenderit është “Përmirësim i infrastrukturës kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë sherbimesh si ujësjellës, kanalizime ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme”. Ju duket emërtim i gjatë? Sa më e madhe vjedhja, aq më shumë fjalë përdoren për ta mbuluar.

Fondi limit i caktuar është 62 500 000,00 lekë pa TVSH dhe në dosje nuk ka asjë asnjë projekt apo ndonjë argumentim se si është përllgaritur shuma e fondit. Dhe më 11 shtator 2025 është mbajtur tenderi me një pjesëmarrës, “NDERTUESI 2014” shpk me ofertë 57 782 924,00 lekë pa TVSH.

Open Data Albania e ka shënuar procedurën me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Komisioni i Shkrelit ka mbaruar punë shpejt, ndërsa kryebashkiaku i ka dërguar kompanisë private formularin e shpalljes se fituesit  më 22 shtator 2025. Pra, pasi bëri tender me 1 person, e telefonoi mikun e vjetër: Eja, merri këto lekë!

Sandër Shpati i favorizuar në vite në Vaun e Dejës

Shkreli nuk është i pari kryebashkiak që firmos tendera korruptivë në favor të Sandër Shpatit dhe Gjok Ograjas. Një procedurë prokurimi me probleme është shënuar qysh në vitin 2021. Në kohë kur Bashkia e Vaut të Dejës drejtohej nga kryetari Mark Babani, kompania e tyre mori tenderin me objekt “Shërbim pastrimi për vitin 2021, 2022, 2023” me fond limit 62,882,080 lekë të reja pa TVSH. Së pari, vihet re konkurrenca është tepër e cunguar pasi kanë marrë pjesë vetëm 2 konkurrentë. Së dyti, duke parë vlerat e ofertave të dy konkurrentëve shikohet se për habi se ka fituar kompania që ka ofruar vlerën më të lartë.

Vazhdojmë më tej në vitin 2023. Blendian Dalipi i OST i ka dhënë kësaj firme gati 2.3 miliardë lekë të vjetra.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-79551-09-11-2023 dhe me objekt “Ndërtim i kolektorit kabllor, N/Stacioni Plazh Velipojë, ndërtim i fidrave kabllorë 20kv F1 dhe F2, kabina 20 kv dhe rrjeti TU me ABC”.

Ky tender ka si fond limit shifrën 191,327,059 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.3 miliardë lekë me TVSH.

Nga dokumentacioni përkatës i tenderit vihet re se kanë marrë pjesë vetëm dy garues. Nga këta, njëri nuk ka ofruar asnjë vlerë, pra zero lekë. Në këto kushte mbetej që fituesi i vetëm të shpallej ai që ka dhënë ofertë. Rrjedhimisht fituese është shpallur firma NDERTUESI 2014 në pronësi të Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja, në bashkëpunim me kompaninë PREKA,

Ndërsa më 23 qershor 2024, kryebashkiaku Kristian Shkreli i ka dhënë kësaj firme tenderin “Sistemim, asfaltim i rrugëve të brendshme Kosmac”, me një fond limit në vlerën 45,833,333 lekë të reja pa TVSH ose gati 550 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Firma e Sandër Shpatit ka ofruar vlerën 45,310,506 lekë të reja pa TVSH ose rreth 540 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pavarësisht se kjo është oferta më e lartë e dhënë nga të gjithë pjesëmarrësit në tender, Shkreli e ka shpallur fituese.

Përveç kësaj, dyshimet shtohen më shumë kur vihet re se vlera fituese është sa 99% e fondit limit të tenderit.

Kristian Shkreli nën hetim nga SPAK

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli nuk është i panjohur për drejtësinë, prandaj nuk e ka problem të bëjë tendera fiktivë si ky më sipër.

Më 25 prill, 15 deputetë kanë kërkuar verifikimin me urgjencë të kandidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, pasi rezulton se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Në vitin 2023 ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Së fundmi, Shkreli është marrë i pandehur për një vepër tjetër, për korrupsion zgjedhor. Pas fletëthirrjes së dërguar nga SPAK, Shkreli, më 3 tetor 2025, është paraqitur në prokurori i shoqëruar nga avokati i tij.

Në kuadër të një hetimi që po zhvillon për korrupsion zgjedhor, 4 ditë pas zgjedhjeve më 15 maj 2025, SPAK urdhëroi sekuestrimin e celularit të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.

Prokuroria e Posaçme kishte marrë më herët autorizim në Gjykatë për kontrollin personal të kryetarit të bashkisë, vendim që u zbatua nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Shpresojmë që telefoni i tij të ketë nxjerrë materiale edhe për korrupsionin me tenderat.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Gjok OgrajaKristian ShkreliSandër ShpatitenderVau i Dejes

Lajme të lidhura

Zyrtari i Ramës braktis studion pas sherrit me Xhelal Mziun: Po diskriminon…
Breaking Views

Zyrtari i Ramës braktis studion pas sherrit me Xhelal Mziun: Po diskriminon…

23:02 - 17/11/25
3 Shenjat e Horoskopit që do kapërcejnë sfidat në dashuri këtë javë
Aktualitet

Viti 2026 vjen me fat për dy shenja të horoskopit! Ndryshime të mëdha në dashuri, karrierë dhe financa

22:59 - 17/11/25
Gjermania “e pamëshirëshme” me Sllovakinë, edhe Holanda kalon në Botëror
Breaking Views

Gjermania “e pamëshirëshme” me Sllovakinë, edhe Holanda kalon në Botëror

22:54 - 17/11/25
Para
Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për “krizën në shërbimin onkologjik të QSUT-së”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

09:19 - 18/11/25

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Nuk dihet ende arsyeja...

Lexo më shumë
Ministrja e Brendshme britanike në parlament: Gati dëbimi 700 familjeve shqiptare

Ministrja e Brendshme britanike në parlament: Gati dëbimi 700 familjeve shqiptare

09:12 - 18/11/25
Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Hapja e kapitujve me BE, një proces më i mirë në letër se sa në praktikë

09:02 - 18/11/25
Përkeqësimi i motit/ Përmbytet lagjja “Besëlidhja” në Lezhë, rrugët kthehen në lumenj

Përkeqësimi i motit/ Përmbytet lagjja “Besëlidhja” në Lezhë, rrugët kthehen në lumenj

08:27 - 18/11/25
I afërm i Elvis Shkambit, ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA (Emri)

I afërm i Elvis Shkambit, ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA (Emri)

08:18 - 18/11/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com