GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet

13:32 - 30/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi deklaroi se ekzistojnë dy kriteret kryesore për emërimin e Skënder Hitës si Drejtor i ri i Policisë së Shtetit, të cilat, sipas tij, nuk përmenden në dokumente zyrtare, por kanë ndikuar në vendimmarrjen e Edi Ramës..

Sipas Këlliçit, kriteri i parë ka të bëjë me kontributin e Hitas në “farsën elektorale të 11 majit” në Qarkun e Fierit, ku, sipas tij, janë arritur rezultate rekord që i përmbushin pritshmëritë e kryeministrit Edi Rama.

Kriteri i dytë lidhet me lidhjen e tij me Belinda Ballukun, për të cilën Rama, sipas Këlliçit, është i gatshëm të ndërhyjë në Kuvend për ta mbrojtur dhe për të penguar hetimet e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi. Ai tha se Skënder Hita është lidhje e fortë e ish-zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Deputeti shtoi se kritere të tjera, të përmendura zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm dhe në njoftime publike, mund t’i plotësonte edhe një kandidat tjetër. Por, sipas Këlliçit, për të fituar besimin e kryeministrit dhe për të marrë postin, drejtuesi i ri duhet të ketë aftësi në menaxhimin e grupeve kriminale, të mbrojë interesat e tyre, të sulmojë kundërshtarët politikë dhe të sigurojë vota për strukturat e Rilindjes.

Reagimi

Janë 2 kriteret kryesore që plotësonte Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, për të cilat nuk shkruhet në letra e nuk flitet zyrtarisht, por që kanë ndikuar në vendimmarrjen e Edi Ramës. E para, kontributi i tij madhor në farsën elektorale të 11 majit, në Qarkun e Fierit, me rekordet e një rezultati Bjellorus, ashtu siç Edi Rama po e kërkon nëpër gjasme analiza e asamble. E dyta, lidhja e fortë me Belinda Ballukun, për të cilën Edi Rama është gati të ngrejë kartonat në Kuvend për ta mbrojtur, dhe të prapësojë SPAK e reformën në drejtësi.

Sa për ato pallavrat që flet Ministri i Brendshëm e që shpërndahen nëpër njoftime, ato ishin kritere që mund t’i plotësonte kandidati tjetër. Por që të kesh besimin, që të fitosh zemrën e Edi Ramës, duhet të jesh menaxher i mirë i bandave e krimit të organizuar, të njohësh interesat e tyre, të garantosh paprekshmëri për ta, të sulmosh kundërshtarët politikë dhe të mbushësh thesin me vota për rilindjen. E po ashtu, të kontribuosh në çështjen Balluku, edhe tani që ajo ka nevojë të ketë policinë e shumë asete të tjera publike e qeveritare në dispozicion për të penguar hetimin e drejtësinë. Ky është Drejtori i ri i Policisë. Të tjerat, konkurset e kriteret, ushqim i ndenjur për progagandën e lodhur.
Etiketa: hitaKelliciPolici

Lajme të lidhura

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

14:43 - 30/03/26
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës
Aktualitet

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26
Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

U ndje keq në qeli, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burg përjetë

14:04 - 30/03/26
Para
Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit

Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)
Sport

Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

14:45 - 30/03/26

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Ukrainën të martën e 31 marsit, në kuadër të një miqësoreje, pasi dy ekipet...

Lexo më shumë
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

14:43 - 30/03/26
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26
Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

14:15 - 30/03/26
Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht

U ndje keq në qeli, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burg përjetë

14:04 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com