GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

22:40 - 02/03/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe debatet për shkarkimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas protestës së opozitës më 28 shkurt.

“Në dijeninë time nuk ka dalë një akt, një vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm deri më tani. Me sa kam dijeni, do të largohet me dorëheqje. Por do të presim si do të procedohet.

Në qoftë se krijohet një situatë e tillë dhe nuk mund të vazhdohet dot më, atëherë është vendimmarrja e kryeministrit që nuk do të bashkëpunojë më me X drejtor të përgjithshëm”, tha ai në News 24.

Sipas Nanos, është krijuar një praktikë e përsëritur e largimit të drejtuesve të lartë pa përfundimin e mandateve dhe diçka e tillë, sipas tij, ka krijuar pasiguri në strukturat drejtuese.

“Unë nuk besoj se strukturat e tjera drejtuese dhe punonjësit e policisë do të kenë më atë zellin e punës, sepse kjo punë e largimit të drejtorëve të policisë është bërë modë dhe nuk po e mbaron dot kush mandatin”, tha ai.

Duke folur për menaxhimin e protestës së fundit, Nano theksoi se skenarët parashikohen në planet paraprake të Policisë, bazuar në informacionet operative.

Megjithatë, ai shtoi se në zonën e Bllokut duket se ka pasur një situatë për të cilën, sipas dijenisë së tij, nuk kishte informacion të mjaftueshëm paraprak dhe u prodhua incidenti për sulmin ndaj Vilës 31.

Gledis Nano: Nuk dua të merrem shumë me emrat, por dua të flas në parim. Ajo që dua të them është se nuk më vjen mirë që lëvizen në këtë mënyrë drejtorët e përgjithshëm, pa mbushur mandatin, sepse çfarë mesazhi i jepet strukturës së policisë, çfarë sigurie kanë punonjësit e policisë për të vazhduar punën? Çfarë motivi kanë ata, ndërkohë që shikojnë se drejtori i përgjithshëm i policisë, dhe në rastin konkret i zgjedhur me konkurs, shkarkohet apo largohet nga detyra i detyruar? Unë nuk besoj se strukturat e tjera drejtuese dhe punonjësit e policisë do të kenë më atë zellin e punës, sepse kjo punë e largimit të drejtorëve të policisë është bërë modë dhe nuk po e mbaron dot kush mandatin.

Tani, nëse do të flasim për protestën dhe nëse është menaxhuar mirë apo jo, skenarët janë të ndryshëm, parashikohen në planet paraprake të policisë me informacionet që ka. Policia ka pasur informacion, sepse vumë re që pranë godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ishte vendosur kordoni i policisë. Më pas janë detyruar dhe janë larguar nga aty te Policia e Tiranës dhe në zonën e Bllokut.

Në zonën e Bllokut ishte një skenar që, për sa kam unë dijeni, nuk kishte informacion paraprak, por këtë e dinë më mirë strukturat. Dhe në momentin që kanë marrë drejtimin nga rruga që kalon nga Vila 31, aty është kërkuar afrimi i forcave të policisë, por nuk është bërë i mundur për shkak të lëvizjes së avashtë që të afrohen dhe ka ndodhur ai incident që pamë, që për mendimin tim është një incident që nuk i hyj fare arsyes pse u bë, por edhe si qytetar nuk do të dëshiroja kurrë promovimin e dhunës.

Në dijeninë time nuk ka dalë një akt, një vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm deri më tani. Me sa kam dijeni, do të largohet me dorëheqje. Por do të presim si do të procedohet. Në qoftë se krijohet një situatë e tillë dhe nuk mund të vazhdohet dot më, atëherë është vendimmarrja e kryeministrit që nuk do të bashkëpunojë më me X drejtor të përgjithshëm. Nuk e di, sepse marrëdhëniet deri tani kanë qenë shumë të mira mes drejtorit dhe kryeministrit. Nuk di të ketë pasur ndonjë përplasje, por mund të jetë edhe incidenti në protestën e fundit që mund të themi se e ka detyruar kryeministrin të kërkojë largimin e drejtorit.

Nano theksoi se nëse gjendja e policisë është ajo për të cilën kritikohet shpesh kjo kërkon ndërhyrje urgjente.

Sipas tij, nëse politika ka vullnet, gjendja e policisë rregullohet. Kjo do të thotë që efektivët e policisë nuk janë komod, në vendin e punës.

Nano: Nuk mundet ta ndash punën me nj javë apo 2 muaj. Të bësh analizën si do ta gjesh dhe çfarë do rregullosh. Policia ka filluar punën në 1913. Problematika ka. Nuk më vjen mirë se u rrita në atë institucion. Nuk më vjen mirë që ka kritika. Nëse problematikat janë në ato nivele duhet rregulluar. Nëse do politika, policia rregullohet. Duhet suporti i qeverisë për të garantuar vazhdimësinë që nuk do shitet nesër. Karrierën dhe ecurinë për shkak të aftësive. Këto bëjnë bashkë atë që policët nuk janë komod. Ka punonjës policie shume të devotshëm, të aftë, shumë të pastër.

Nano thotë se për sa kohë ishte në detyrë, kryeministri Rama nuk i ka rënë një herë telefonit të tij, qoftë për ndërhyrje të ligjshme apo të paligjshme.

Më tej shton se ngjarja që e ka prekur më shumë është ajo e Himarës, në gusht të vitit 2022, ku humbi jetën në plazhin e Potamit, një 7-vjeçare për shkak të përplasjes së një mjeti lundrues, që drejtohej nga një punonjës policie.

Gledis Nano: Nuk e kam thënë asnjëherë publikisht, por as nuk dua të atakoj njeri. Nuk e kam për karakter. Për sa kam qenë, kryeministri nuk i ka renë 1 herë telefonit për ndërhyrje të ligjshme apo të paligjshme. Se çfarë ndodhi, këtë ndoshta… Nuk e besoj se në rastin konkret për zotin Proda, partnerët nuk kanë qenë dakord. Nëse do ishin dakord nuk do ngrinin grupet e përbashkëta të punës.

Ngjarja e cila personalisht më ka prekur ka qenë ngjarje e Himarës. Nuk ia uroj askujt. Që të ndodhte një aksident i tillë. Mori përmasa të tjera sepse drejtuesi i mjetit lundrues ishte punonjës policie. Kjo ishte një ngjarje që mua ka ngelur në kujtesë që nuk ia uroj askujt. Ka rastisur ajo kohë kur jam larguar nga policia. Kam vendosur të mos jap mendime apo komente për mënyrën.

Nano tha se do të dëshironte të ishte në detyrë pasi kishte dëshirë të jepte nga eksperienca e tij, shembullin e frymën për të cilën ka nevojë policia.

Gledis Nano i ka cilësuar lëvizjet e shpeshta në Kupolën e Lartë të Shtetit, veprime që dëmtojnë jo vetëm policinë por frenojnë dhe të rinjtë që ti atashohen strukturës.

“Largimi kaq shpesh nuk i shërben strukturës së policisë dhe aq më tepër prurjeve të reja dhe kur shihet ky destabilitet cfarë mesazhi i jep të rinjve. Kjo shihet dhe në numrin e punonjësve të larguar nga policia e shtetit për të punuar në shërbim privat”, tha ish-drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 

 

Gledis Nano: Mua mandati më mbaron në shtator, unë u emërova në 2021 dhe për 5 vjet mbaron tani në 2026. Si rregull si ju dhe unë do të doja të mbaroja mandatin, sepse doja të jepja nga eksperienca ime, shembullin e frymën. Gjyqi është fituar në 2 shkallë për shkarkim të padrejtë.

Procedura e shkarkimit të drejtorit të policisë kërkon një propozim nga ministri i Brendshëm pra kërkon një relacion.

Lirimi nga detyra është dorëheqje, ndërsa vendimi im ishte shkarkim.

Arsyeja pse largohen drejtuesit e lartë të policisë mund të ketë shumë shkaqe. Largimi kaq shpesh nuk i shërben strukturës së policisë dhe aq më tepër prurjeve të reja dhe kur shihet ky destabilitet cfarë mesazhi i jep të rinjve. Kjo shihet dhe në numrin e punonjësve të larguar nga policia e shtetit për të punuar në shërbim privat.

Etiketa: Gledis NanoKryesore1

Lajme të lidhura

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat
Breaking Views

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

23:14 - 02/03/26
U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa
Aktualitet

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

22:30 - 02/03/26
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:59 - 02/03/26
Para
SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat
Breaking Views

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

23:14 - 02/03/26

Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend raportin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit duke kërkuar heqjen...

Lexo më shumë
“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

22:40 - 02/03/26
U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

22:30 - 02/03/26
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:59 - 02/03/26
Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

20:30 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com