GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kritikoi Trump në mes të New York-ut, SHBA i anulon vizën presidentit të Kolumbisë

18:53 - 27/09/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kritikoi Trump në mes të New York-ut, SHBA i anulon vizën presidentit të Kolumbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendimin për të anuluar vizën e presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, si përgjigje ndaj deklaratave të tij gjatë vizitës në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Petro iu bashkua një proteste pro-palestineze në rrugët e New York-ut, ku mbajti një fjalim përmes një megafoni në gjuhën spanjolle, të cilin e përktheu bashkëpunëtori i tij.

Ai u bëri thirrje vendeve të botës të krijojnë një ushtri “më të madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara”, ndërsa iu drejtua edhe ushtarëve amerikanë me fjalë të drejtpërdrejta:Që këtu nga New York-u, i bëj thirrje të gjithë ushtarëve të Ushtrisë së SHBA-ve: mos drejtoni armët kundër njerëzimit.

Mos dëgjoni urdhrin e Trump-it! Dëgjoni urdhrin e njerëzimit!

Këto deklarata kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të administratës amerikane, e cila në një njoftim zyrtar deklaroi: Presidenti kolumbian Gustavo Petro sot doli në rrugët e New York-ut duke u bërë thirrje ushtarëve amerikanë të mos zbatojnë urdhrat dhe duke nxitur dhunë.

Për shkak të sjelljes së tij të papërgjegjshme dhe provokuese, vendosëm të anulojmë vizën e tij.

Mediat kolumbiane, duke cituar burime të Agence France-Presse, raportojnë se Petro është kthyer në Bogota të premten në mbrëmje, pas zhvillimeve të fundit.

Ky përshkallëzim ndodh në një kohë kur marrëdhëniet mes Kolumbisë dhe administratës amerikane, veçanërisht asaj të ish-presidentit Trump, janë tensionuar që prej ardhjes në pushtet të Petros, i pari president i majtë në historinë e vendit.

Po gjatë kësaj jave, Petro në një intervistë për BBC, kritikoi një sulm ajror të SHBA-ve ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe, duke e quajtur “akt tiranie” dhe duke shprehur shqetësimin se ndër viktimat mund të kenë qenë edhe shtetas kolumbianë.

Nga ana e saj, Uashingtoni e justifikoi operacionin si pjesë të përpjekjeve kundër trafikut të drogës pranë brigjeve të Venezuelës.

Në të njëjtën kohë, autoritetet amerikane kanë refuzuar të lëshojnë viza për presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe rreth 80 zyrtarë të tjerë palestinezë, duke i përjashtuar kështu nga pjesëmarrja në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Lajme të lidhura

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Lexo më shumë
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com