GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u shty sërish për në orën 23:00 pasi në sallë ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosja ndërsa partitë opozitare, PDK, LDK, AAK, Lista Serbe e bojkotuan atë. Pavarësisht thirrjeve të Albulena Haxhiut që deputetët të marrin pjesë në votim dhe të përmbushin detyrimin kushtetues, asnjë figurë e opozitës nuk ishte në sallë.

“Për këtë seancë nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe, më lejoni edhe njëherë si kryetare e Kuvendit të Kosovës që t’i bëj thirrje deputetëve që të vijnë në seancë. Ata, siç e dini tashmë, ndodhen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i lutem atyre që të zbresin në sallë ku po vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit”.

Ne i kemi edhe disa orë para se të bëhet pra 12 (mesnata). Me këtë rast po shoh të rëndësishme ta mundësojmë edhe një seancë tjetër në orën 23:00″,- tha Haxhiu.

Pak para nisjes së seancës, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se nuk do të merrte pjesë në një shoë partiak që sipas tij nuk i shërben interesave të Republikës.

“LDK e konsideron se ky shoë njëpartiak nuk i shërben republikës, dhe si të tillë ne nuk marrim pjesë në këtë shoë. Konsiderojmë se është kosto shumë e madhe për republikën që të luhet për një datë zgjedhjesh.Tani i kuptojmë këto përpjekje që dëshirojnë të krijojnë rast në Gjykatë Kushtetuese, konsiderojmë që është kosto shumë e madhe të luhet kaq shtrenjtë me fatin e Republikës për me dal në zgjedhje. Shteti nuk është hajgare”, tha Abdixhku para mediave.

Sipas tij, vendi po shkon drejt zgjedhjeve. PDK nga ana tjetër paralajmëron reagim të menjëhershëm nëse procesi vijon.

“Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, deklaroi Bedri Hamza.

Në rast se palët nuk dakordësohen për presidentin e ri, Kuvendi do të shpërndahet dhe brenda 45 ditësh Kosova do të zhvillojë zgjedhje të reja parlamentare. Më herët gjatë ditës, para zhvillimeve të fundit në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i bënë thirrje kandidates Feride Rushiti, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, që të tërhiqet nga gara për presidente.

Në të njëjtën kohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur si emër Vjosa Osmani. Sipas kësaj force politike, janë siguruar 15 firma mbështetëse, por për zyrtarizimin e kandidaturës nevojiten të paktën 30 deputetë. Nga ana e tij, kryeministri nuk u shpreh kundër një rikandidimi të Osmanit, por theksoi se një propozim i tillë nuk i është paraqitur ende zyrtarisht.

Seanca e një dite më parë dështoi për mungesë kuorumi, pasi në sallë ishin vetëm 64 deputetë nga 80 të nevojshëm, për shkak të bojkotit të opozitës. Pavarësisht kësaj, u zhvillua votimi për kandidatët e propozuar nga Vetëvendosje, ku Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa Hatixhe Hoxha asnjë.

gijotina.com/

Etiketa: zgjedhja e presidentit

Lajme të lidhura

Anuela i zgjidh punët e Tiranës me Florin e Gramshit/ Kryetarja fshin 12 kompani në tenderin 1.5 MLD lekë për asfalt në Kombinat
Breaking Views

Anuela i zgjidh punët e Tiranës me Florin e Gramshit/ Kryetarja fshin 12 kompani në tenderin 1.5 MLD lekë për asfalt në Kombinat

22:45 - 29/06/26
“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin
Breaking Views

“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

22:11 - 29/06/26
Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas hyrjes së protestuesve në Universitet
Lajme

Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas hyrjes së protestuesve në Universitet

22:06 - 29/06/26
Para
Finalja e parakohshme PSG-Bayern, publikohen formacionet zyrtare

Finalja e parakohshme PSG-Bayern, publikohen formacionet zyrtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anuela i zgjidh punët e Tiranës me Florin e Gramshit/ Kryetarja fshin 12 kompani në tenderin 1.5 MLD lekë për asfalt në Kombinat
Breaking Views

Anuela i zgjidh punët e Tiranës me Florin e Gramshit/ Kryetarja fshin 12 kompani në tenderin 1.5 MLD lekë për asfalt në Kombinat

22:45 - 29/06/26

Anuela Ristani e ka biznesmenin Florjan Muha mik të përbashkët me Erion Veliajn. Kur Muha futet në ndonjë tender të...

Lexo më shumë
“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

22:11 - 29/06/26
Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas hyrjes së protestuesve në Universitet

Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas hyrjes së protestuesve në Universitet

22:06 - 29/06/26
Gjashtë politikanë europianë i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Gjashtë politikanë europianë i bashkohen protestës para Kryeministrisë

21:58 - 29/06/26
Eurodeputetja holandeze Strik i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Fjala juaj do të dëgjohet edhe në Bruksel!

Eurodeputetja holandeze Strik i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Fjala juaj do të dëgjohet edhe në Bruksel!

21:50 - 29/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com