GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kriza e bujqësisë shtrenjton produktet ushqimore

12:04 - 13/02/25
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza e bujqësisë shtrenjton produktet ushqimore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza në sektorin bujqësor më rënie të numrit të kafshëve dhe lënien djerrë të ngastrave të vogla po reflektohet në kosto më të lartë të jetesës në vend.

Nga rreth 41 produkte ushqimore që janë baza e konsumit në vend në 29 prej tyre çmimet kanë pësuar rritje ndërmjet dhjetorit 2023 dhe 2024 sipas një liste që INSTAT publikon veçmas nga inflacioni prej vitit 2020.

Sipas përllogaritjeve të INSTAT me çmime mesatare shihet se rritja e fortë ka qenë në disa produkte që konsumatori historikisht i ka marrë nga tregu vendas. Mirëpo pakësimi i ofertës në këto produkteve për shkak të rënies së prodhimit në bujqësi nga njëra anë dhe nga tjetra rritja e kërkesës për shkak të turizmit ka bërë që çmimet të rriten.

Ndryshimet e çmimeve në vlerë tregojnë se rritjen më të madhe për 2024 e kishte mishi i vicit me 95.4 lekë për kilogram, mjalti me 80 lekë për litër e ndjekur nga mishi i qengjit me 80 lekë për kilogram, vera me 63 lekë për 750 gram.

Më tej rritjen më të madhe në vlerë e kishte djathi me 54 lekë për kilogram, gjalpi me 44 lekë, ullinjte me 43 lekë për kilogram, sallami me 41.3 lekë për kilogram ( shiko tabelën e mëposhtme).

Në krahun tjetër rënien më të madhe të çmimit në vlerë e kishin portokallet me 25.6 lekë për periudhën dhjetor 2023 -dhjetor 2024. Rënie të çmimeve më 2024 kishin edhe mollët, qepët specat etj.

Rënie me mbi 16 lekë për litër ndodhi për naftën dhe benzinën, të cilat ndoqën rënien e çmimeve në tregjet ndërkombëtarë.

Lista e detajuar e INSTAT e pasqyruar në grafikun e mëposhtëm tregon se rritjen më të lartë të çmimit gjatë vitit të kaluar e kishin ullinjtë me 16.5% të ndjekura nga patatet me 16.3%, Limonët mbi 15%, domatet me rreth 14%.

Në listën e ushqimeve shihet se, janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024 çmimet e pijeve të tilla si birra dhe vera dhe bulmetrave si djathi, qumështi dhe kosi. (shikon ndryshimet në vlerë dhe në % në grafikët e mëposhtëm).

Në anën tjetër shihet se uljen më të madhe të çmimeve në % e kanë pësuar portokallet me -16.7%, qepa e thatë -14.5%, molla -9%. Gjithashtu në produktet me rëndësi të shportës janë përfshirë edhe nafta gazi dhe benzina, të cilat kanë shënuar ulje nga 6-8.7%.

Për shkak të një krize ku ka hyrë bujqësia shqiptare me rënie të prodhimit vit pas viti, oferta e munguar nga prodhimi vendas po zëvendësohet me produkte nga jashtë. Importet e ushqimeve në tre vitet e fundit janë rritur me ritme dyshifrore, të cilat gjithashtu vijnë më çmime të larta.

Siç shihet nga lista rritja me madhe e çmimeve ka ndodhur ne ato produkte që ka reduktim më të madh të prodhimit vendas të tilla, mishi bulmeti dhe disa zarzavate, të tilla si patatet dhe domatet.

Rritja e çmimeve në vlerë dhe në përqindje për produktet kryesore të shportës është më e madhe se rritja e pensioneve dhe pagave në kategorinë e ulët të punonjësve./ Monitor

Etiketa: kriza ne bujqesiKryesore1rriten cmimet

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Berisha për Ramën: Pasi derdhi lot gjithë ditën për Veliajn, në darkë i zuri vendin

Berisha në parlament: Rama po e kërcënon Veliajn me Troplinin e tij! Po i ndodhi gjë, do përgjigjet personalisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin
Aktualitet

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

10:13 - 12/01/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës,...

Lexo më shumë
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
EMRAT/ U qëllua brenda në makinë, identifikohet viktima në Has

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat)

09:37 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com