GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kriza e çmimeve, si ranë fondet për ndihmën ekonomike në 2022

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza e çmimeve, si ranë fondet për ndihmën ekonomike në 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka Botërore e indeksoi këtë vit me 20 për qind rritje kufirin relativ të varfërisë për shkak të krizës së çmimeve, por në Shqipëri fondet buxhetore për ndihmën ekonomike jo vetëm që nuk kanë pësuar rritje, por janë ulur simbolikisht në krahasim me 10 -mujorin 2021 sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Deri në fund të tetorit 2022 qeveria kishte shpërndarë 19.1 miliardë lekë për familjet në nevojë që bëjnë pjesë në 20 për qindëshin më të varfër të popullsisë së vendit.

Shuma e shpërndarë duhet të ishte më e lartë se sa e vitit 2021, për shkak të se kriza e çmimeve i ka rritur kostot më shumë për varfrit, por në fakt ka qenë rreth 0.5% më e ulët se e një viti më parë.

Përdorimi i fondit buxhetor të ndihmës ekonomik nga qeveria ka shkuar në kundërshtim me këshillat e institucioneve financiare ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore dhe grupet e ekspertëve.

Në të gjithë botën qeveritë po aplikojnë paketa ndihme direkte dhe forma të tjera kompensimi tek familjet me të varfra si mjeti më efikas për ti mbrojtur ata nga rritja e çmimeve.

Në një studim të posaçëm Banka Botërore ka evidentuar se Shqipëria do të përballet me një valë njerëzish që nuk janë të mbrojtur nga skema e sigurimeve shoqërore, për shkak të informalitetit të lartë në tregun e punës dhe nevojat për mbështetje financiare nga buxheti do të rriten.

Banka vuri në dukje se Qeveria e Shqipërisë duhet të marrë në konsideratë forcimin e mëtejshëm të programeve të saj të asistencës sociale, veçanërisht të Ndihmës Ekonomike, përtej funksionit aktual që ofron mbështetje e përkohshme për njerëzit e varfër.

Ndihma ekonomike për një familje me një person aktualisht është sa 6.5% e pagës minimale, 13% e pagesës së papunësie dhe 25% e pensionit social.

Për një familje përfituese me dy të rritur dhe dy fëmijë, përfitimi është i barabartë me 18.5% të kufirit të varfërisë ekstreme prej 3,20 dollarë amerikanë në ditë dhe 10,7% të varfërisë relative 5,50 USD në ditë, përllogarit Banka.

Aktualisht trajtohen me ndihmë ekonomike afërsisht 9% të popullsisë në vend, ndërkohë që varfëria është e përhapur në 24% të popullsisë në Shqipëri më e larta në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se mbulimi mbetet shumë i ulët në raport me nevojën./ Monitor

Etiketa: Ballkani PerendimorShqiperiSociale

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Shifra katastrofike, ajri i ndotur po vret fëmijët

Shifra katastrofike, ajri i ndotur po vret fëmijët

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com