GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kriza e energjisë, KLSH: Kaskada është keqmenaxhuar

në Ekonomi
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza e energjisë, KLSH: Kaskada është keqmenaxhuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza e energjisë që nisi të ndjehej në vend në fund të verës 2021 dhe vijon të ketë ndikimin e saj akoma edhe sot parashtroi dilema dhe pyetje të shumta për institucionet dhe publikun.

Një prej tyre ishte ajo nëse kaskada e Drinit ishte menaxhuar siç duhej dhe ecuria e politikave të diversifikimit. E teksa përgjigjet ishin nga më të ndryshmet Kontrolli i Lartë i Shtetit i është rikthyer edhe një herë analizës së situatës së kompanive të energjisë në vend dhe mënyrën sesi u menaxhua kriza në disa vite.

Duke u ndalur specifikisht në vitin 2021 dhe pjesën e parë të vitit 2022 Kontrolli i Lartë i Shtetit citon se kaskada e Drinit është keqmenxhuar e për rrjedhojë importet janë bërë me çmime të larta duke gllabëruar disa qindra milionë euro.

Më në detaj KLSH specifikon se rënia e nivelit të liqenit në muajin Tetor 2021, ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së Drinit, për ruajtjen e kuotave të prodhimit dhe nivelit minimal të lejuar. Sipas audituesve në periudhën e thatë, në kushtet e mungesës së prurjeve; KESH rriti nivelin e shfrytëzimit të HEC-ve në periudhën Qershor-Gusht 2021, duke prodhuar gati 30% të kërkesës së kontraktuar me FSHU.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e rezervës hidroenergjetike sipas raportit të KLSH është sasia e energjisë elektrike të prodhuar për shkëmbim në periudhën Qershor-Tetor 2021. KLSH vlerëson se administrimi i rezervës hidrike ngelet një nga problematikat kryesore si në drejtim të rezervimit të sasisë hidrike në rezervuarët e kaskadës në kushtet e prurjeve të mëdha, ashtu edhe në ruajtjen e vlerave të mesatares shumëvjeçare në kushtet e mungesës së reshjeve siç ka qenë rasti gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2021.

Keqmenaxhimi i Drinit

“Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit, solli si pasojë rënien e rezervës hidroenergjetike në liqenin e Fierzës dhe rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në një periudhë që përkon me çmime shumë të larta të energjisë elektrike në bursë.

Ndodhur në këto kushte, Qeveria Shqiptare, injektoi nëpërmjet instrumenteve financiarë 165 milion euro dhe 20 miliard lekë, që sistemi elektroenergjetik të mos kalonte në kolaps. Vlera e importit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2022, u rrit me 156% krahasuar me vlerën e këtyre importeve për vitin 2021. Shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën vlerën 659.9 milionë euro”, thuhet në auditimin e KLSH të pubikuar këto ditë.

I njëjti nënvizon se ecuria e diversifikimit ka qenë e ngadaltë dhe realizimi i objektivave strategjikë mbetet ende larg. Audituesit nënvizojnë se strategjitë e ndjekura nga sistemi për diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike, kanë rezultuar deri tani jo eficente, duke sjellë ekspozimin e përhershëm të sistemit elektroenergjetik kundrejt riskut meteorologjik.

“Kjo si pasojë, ka sjellë rritjen e shpenzimeve për blerjen e energjisë elektrike nga importi me çmime të larta. KESH përveç disa nismave fillestare në investime për burime foto volta-ike (PV), është larg realizimit të objektivave strategjike, për diversifikimin e portofolit gjenerues, me energji të rinovueshme”, thuhet në raport.

KLSH nuk ka harruar të përmendë edhe faktin se krahas masave të marra për përballimin e krizës së energjisë elektrike, Qeveria Shqiptare duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme dhe eficente për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, si dhe fillimin e operimit të bursës shqiptare të energjisë, për ta bërë të plotë modelin e tregut të energjisë. /Monitor

Etiketa: energjiKLSHKryesore1

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:06 - 23/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 22 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 22/10/26
Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Aktualitet

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Para
Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampe ruse,’mund të jetë krim lufte’

Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampe ruse,'mund të jetë krim lufte'

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më kanë rrahur në komisariat!”, Ervin Goci denoncon dhunën ndaj pedagogut Alfred Bushi: E arrestuan pa bërë asgjë
Aktualitet

“Më kanë rrahur në komisariat!”, Ervin Goci denoncon dhunën ndaj pedagogut Alfred Bushi: E arrestuan pa bërë asgjë

11:13 - 23/10/26

Pedagogu dhe aktivisati Ervin Goci ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj pedagogut Alfred Bushi, duke theksuar se është...

Lexo më shumë
Universiteti i Korçës bojkoton edhe sot mësimin: Kur studentët bashkohen, shteti rrëzohet!

Universiteti i Korçës bojkoton edhe sot mësimin: Kur studentët bashkohen, shteti rrëzohet!

11:08 - 23/10/26
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

Përplasjet në Kuvend, PS përjashton me 60 ditë 6 deputetë demokratë (Emrat)

10:56 - 23/10/26
Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

Pas pedagogëve edhe mjekët në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

10:48 - 23/10/26
Ndërtim Rrugët "Haki Stermilli+Ujemisht+Akademia+Dine Doda"

Vartësi i Belinda Ballukut sërish në SPAK, Ergys Verdho paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

10:35 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com