GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kriza e konsumit, në 7 muaj importet ranë me 8.4%

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza e konsumit, në 7 muaj importet ranë me 8.4%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e larta të mallrave në tregjet ndërkombëtare janë duke çuar në trend të ri rënieje konsumin e popullatës, i cili u rrit ne mënyrë të dukshme në gjysmën e dytë të vitit 2021 pas krizës pandemike.

Dëmtimi i zinxhirëve të furnizimit nga pandemia Covid-19, i cili u thellua më tej me luftën në Ukrainë, i ka çuar çmimet e mallrave më rekorde. Por krizat kanë treguar se, vala e çmimeve mund të frenohet nga rënia e kërkesës, e cila më tej ka ndikim më të gjere në ekonomi, pasi sjell recension.

Sinjali për tkurrjen e konsumit po vjen nga importet, të cilat pësuan rënie me 8.4% në 7- mujor 2022. Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë ë jashtme tregojnë se, në janar-korrik u importuan gjithsej 2,8 milionë tonë mallra nga rreth 3,1 milionë tonë që u importuan gjatë vitit të kaluar në të njëjtën periudhe.

Rënia në sasi është ndikuar nga grupi më i madhe i importeve “Lëndë Djegëse dhe Minerale”, i cili në masën 70 % përbëhet nga nafta. Në 7 mujorin 2022 u importuan 496 mijë tonë minerale dhe lëndë djegëse, nga 617,4 milionë tonë më 2021 me një rënie 20%.

Giza dhe çeliku grupi më i madh i importeve në sasi shënoi rënie vjetore me 5% në 7- mujor. Edhe pse sektori i ndërtimit po rritet në rekorde historike për shkak të numrit të madh të lejeve të dhëna dy vitet e fundit dhe rrjedhimisht nevoja për lëndë të parë do të rritet, importet e materialeve, të tilla si pllakat e qeramikës dhe hekuri etj kanë pësuar rënie.

Produktet e qeramikës renditen të pestat në 90 grupet e mallrave të importit për nga pesha, pësuan rënie me rreth 17% në 7-mujor. Artikujt të tjerë prej guri e çimentoje që lidhen me industrinë e ndërtimit shënuan rënie gjithashtu me 13 %.

Importet e drithërave artikulli i gjashtë më i importuar në sasi shënoi rënie me 15%. Në rënien e tyre kanë ndikuar çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare pas luftës në Ukrainë, teksa shumë nga importuesit i kanë shtyrë planet për blerje pas korrjeve të reja të korrikut me shpresë së do të sigurojnë sasi me çmime më të ulëta.

Rënie të fortë në sasi kanë pësuar edhe plehëruesit për bujqësinë me 62%. Në 7 mujorin 2022 u importuan 44 mijë tonë plehërues nga 115 mijë tonë që u importuan në 6-mujorin e parë 2021. Plehrat janë lënda e parë kryesore për bujqësinë.

Në vlerë, importet e mallrave arritën 528 mld lekë, duke u rritur me 23,9 %, krahasuar me një vit më parë, që ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve. Për të blerë 8.4% më pak mallra janë shpenzuar rreth 100 miliardë lekë, ose 835 milionë euro më shumë./Monitor.al/

 

 

Lajme të lidhura

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Çmimet e marketeve në Tiranë shkojnë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

08:04 - 13/11/26
Para
E rëndë/ Shoferi përplas për vdekje 11-vjeçarin me biçikletë

E rëndë/ Shoferi përplas për vdekje 11-vjeçarin me biçikletë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com