GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kriza e punëtorëve/ Emigrimi prek dhe marketet, serviset dhe furrat e bukës

15:38 - 18/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza e punëtorëve/ Emigrimi prek dhe marketet, serviset dhe furrat e bukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Dje intervistova një djalë 31-vjeç i sapo kthyer nga Gjermania. Kur e pyeta se sa vite pune eksperiencë kishte, u çudita kur më tha vetëm 3 vite në Gjermani. Dhe pas 10 minuta nisje të punës, më kërkoi të ndizte cigaren”, shton duke buzëqeshur një pronar servisi në Tiranë. Largimet jashtë vendit kanë futur në krizë tregun e serviseve, çka ka bërë që pronarët të rritin pagat e stafit ekzistues, por edhe të qëndrojnë me orë të zgjatura në punë.

Por me rritjen e pagave, janë rritur dhe shërbimet, duke rënduar xhepin e konsumatorit.

“Me stafin jam treguar i kujdesshëm, megjithëse nuk janë shumë të edukuar me kulturën e punës, përpiqem të toleroj sepse do detyrohem ti bëj vetë më pas punët“, shton një tjetër pronar servisi, në zonën e Laprakës.

Rasti më i fundit ishte një xhenerik që kishte mbi 5 vjet në servis dhe tani ka emigruar në Itali. Sipas tyre, megjithë rritjen e pagave, është e vështirë t’i bindësh të qëndrojnë, kur çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm.

“Më shumë se 70 mijë lek nuk ua bëj dot pagën. Sigurisht kam mekanikë dhe me paga 100 mijë lek, por pjesa më e madhe janë punëtorë. Kjo kategori e pakualifikuar vijon të jetë në mungesë. Ndërsa për mekanikët e xhenerikët, i gjithë tregu në vend është në krizē“, thotë një tjetër subjekt biznesi shitje dhe riparimi të mjeteve motorike.

Mira është punëtore në një nga furrat e zonës së “Don Boskos”. Ajo punon dy turne përditë pasi prej disa muajsh, vendet bosh në furrë si pasojë e largimeve, nuk janë zëvendësuar.

“Punoj prej 2 vitesh tek kjo furrë si bukëpjekëse. Prej 3 muajsh punoj me 2 turne, më kanë rritur pagën por është shumë rraskapitëse kjo punë. Nevoja për të ardhurat më detyron të pranoj këto kushte pune,“- thotë ajo.

Nga ana tjetër, kriza për punëtorë ka prekur dhe supermarketet. Megjithëse, me përfundimin e shkollës, janë vajzat e reja gjimnaziste ose studentet që u ofrohen punë sezonale, sërisht ato duket se preferojnë baret e restorantet si kamariere apo bariste.

“Kemi mbetur me staf të reduktuar prej kohësh. Me nisjen e sezonit të verës, kemi shpresuar tek vajzat e reja por duket se supermarketet nuk janë të preferuarat e tyre. Butiqet, ose bar-kafetë janë më të preferuara për to. Mungesa e stafit na ka detyruar të punojmë me orare të zgjatura. Në këto vende pune nuk kemi kërkesa as nga djemtë. Kasieret djem mungojnë në sportelet e marketeve,“- thotë menaxheri i një prej supermarketeve të njohura në Tiranë./GazetaSI

Etiketa: Emigrimiprofesionevende pune

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Kolegji vendos të hënën për zgjedhjet në Kamëz/ Mesazhi i Hoxhës dhe një akuzë ndaj KAS

Kolegji vendos të hënën për zgjedhjet në Kamëz/ Mesazhi i Hoxhës dhe një akuzë ndaj KAS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com