GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kriza ekonomike, familjet shqiptare shpenzuan 30 milionë euro më shumë në qershor

07:34 - 11/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza ekonomike, familjet shqiptare shpenzuan 30 milionë euro më shumë në qershor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me rritjen e pandalshme të çmimeve, çdo familje duhet të shpenzojë më shumë nga të ardhurat e veta (që nuk po rriten aq shpejt sa çmimet, apo nuk po rriten fare), për të blerë të njëjtat produkte.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 7.4% në qershor, niveli më i lartë në 20 vjet.

Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, rritja e çmimeve ishte minimale prej 1.6%.

Përveç argëtimit dhe kulturës, çdo produkte dhe shërbim ishte më i shtrenjtë këtë qershor. Buxheti më i rënduar është për t’u ushqyer për dy arsye.

-Së pari, për shkak të peshës së lartë të shpenzimeve për ushqime. Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.

Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë. Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%.

Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Europë, duke u mbetur më pak për nevoja të tjera, jo të domosdoshme. Si rrjedhojë, një rritje e çmimeve të ushqimeve rëndon më shumë buxhetet e familjeve shqiptare.

-Së dyti, ushqimet dhe pije joalkoolike kanë shënuar rritjen e dytë më të lartë, me 12.6% pas transportit (26.9%).

Por, për shkak të peshës më të lartë që zënë në buxhet, në raport me transportin (6.2%), shtrenjtimi i ushqimeve rëndon më shumë. Rritjen më të lartë sipas INSTAT e kanë shënuar “Vajra dhe yndyrna”, me 30.3%; “Bukë dhe drithëra”, me 19.1%; “Qumësht, djathë dhe vezë”, me 18.5%; “Zarzavate përfshirë patatet”, me 9% (shiko grafikun: Ndryshimet vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, qershor 2022 dhe qershor 2021)

30 milionë euro më shumë vetëm për ushqime

Një familje mesatare me 3.6 persona shpenzonte në muaj rreth 84 mijë lekë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, të INSTAT, të dhënat më të fundit të së cilës i referohen vitit 2020.

Rreth 42% e kësaj shume, apo rreth 35 mijë lekë, një familjeje i duhet për të plotësuar nevojat bazike për ushqim. Me shtrenjtimin prej 12.6%, për të njëjtën sasi ushqimesh, një familje duhet të shpenzojë gati 50 mijë lekë, apo gati 5 mijë lekë më shumë.

Për 769 mijë familje që ka në vend, shpenzimi shtesë për ushqime është rreth 37-38 miliardë lekë, vetëm për muajin qershor, apo rreth 30 milionë euro, që kanë dalë nga buxhetet familjare për të plotësuar këtë nevojë të domosdoshme.

Të ardhurat ndërkohë nuk janë rritur me të njëjtat ritme si çmimet. Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2022 (e dhëna e fundit e disponueshme), është 59.242 lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga është rritur me 5,8 %.

Banka Botërore ka paralajmëruar se çmimet e larta do të përmbysin arritjet në uljen e varfërisë.

Banka ka sinjalizuar se inflacioni në rritje mund të reduktojë ndjeshëm rritjen e të ardhurave reale në mesin e familjeve të varfra dhe të cenueshme dhe do të frenojë zbutjen e varfërisë. Përvoja të kaluara tregojnë se rritja ekonomike në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri nuk është përkthyer në ulje të varfërisë./ Monitor

 

Lajme të lidhura

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)
Aktualitet

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25
‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?
Aktualitet

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?

08:27 - 26/12/25
FMN hedh në kosh propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë
Aktualitet

FMN: Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike

07:57 - 26/12/25
Para
U gjet i mbytur në rezervuar nga xhaxhai, si ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë

U gjet i mbytur në rezervuar nga xhaxhai, si ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar (EMRAT)
Aktualitet

Operacioni me 22 të arrestuar për kokainë në Tiranë. Ja bisedat që i tradhtuan

14:45 - 26/12/25

Pak ditë më parë Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndatë kokainë në kryeqytet, duke vënë në...

Lexo më shumë

Ndryshojnë temperaturat, fundviti do jetë i ftohtë

14:28 - 26/12/25
Buxheti 2026 për Beratin/ PD: 89% për paga dhe patronazhistë, qyteti dhe bujqësia pa investime

Buxheti 2026 për Beratin/ PD: 89% për paga dhe patronazhistë, qyteti dhe bujqësia pa investime

13:59 - 26/12/25
Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar

13:38 - 26/12/25
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com