GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kriza ekonomike, Sula: Bizneset janë braktisur nga qeveria, janë nënshtruar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipëria vend i pleqve”, Sula: Qeveria është shkëputur nga realiteti  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD Dashnor Sula, me anë të një postimi shprehet se bizneset po përjetojnë një krizë të thellë ekonomike. Sula thekson se qeveria nuk ka marrë masa për të nxjerrë bizneset nga kriza.

Postimi i deputetit Sula:

Të braktisur nga qeveria, bizneset nisin të nënshtrohen nga kriza.

?Ndryshe nga shtetet e rajonit dhe BE-së, bizneset në Shqiperi po përballen të vetëm me krizën globale. E në fakt shenjat e para të nënshtrimit janë shfaqur.

?Sipas Bankës së Shqipërisë bizneset vendase kanë ulur kapacitetet e funksionimit për shkak të inflacionit. Ky tregues shfaqi rënie për të gjitha degët kryesore të ekonomisë, me përjashtim të ndërtimit i cili siç është konstatuar edhe nga agjencitë ndërkombëtare po shërben si lavatriçe e parave të drogës e korrupsionit qeveritar.

Sipas Bankës së Shqiperisë norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin e tregtisë shënoi nivelin 72.9%, në rënie me 3.3 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin e shërbimeve ra gjithashtu në 78.6%, 2.9 pikë përqindje më pak krahasuar me tremujorin e dytë.

Ndërkohë, edhe treguesi i gjendjes financiare të bizneseve u përkeqësua për të gjithë sektorët gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022.

?Bizneset në Shqipëri po përballen me më shumë sfida sesa vendet e tjera në këtë krizë.

➡️E para është rritja e çmimeve që rrit edhe kostot ndjeshëm. Në këtë aspekt të krizës ata janë të vetëm në betejë. Ndryshe nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për shembull. Atje qeveria prej muajsh ka marrë masa të ndryshme duke ulur taksat për të mbajtur një lloj ekuilibri të çmimeve. Ndërsa këtu te ne stimulim pati vetëm te ata që marrin para publike për tendera. Tendera që jepen me 99.9% të fondit limit. Të tjerët janë të zhveshur totalisht përpara rreziqeve të tregut.

➡️E dyta, biznesi në Shqipëri po përballet me mungesë punëtorësh. Nuk ka sektor që nuk ankohet për këtë gjë. Politikat e egra të qeverisë ndaj të rinjve, ndaj shtresës punëtore kanë bërë që në këto 9 vite të ikin qindëra mijëra të rinj e të reja. Kanë ikur njerëzit e kualifikuar. Normalisht dihet që biznesin nuk e zhvillon vetëm pronari, por duhet ekip i mirë. Kjo po mungon në Shqipëri.

➡️E treta që lidhet me të dytën, është fakti që duke u larguar kaq shumë, ulet edhe konsumi. Nuk ka më forcë blerëse. Të kombinuara këto bëjnë atë qe ka filluar, tkurrjen e aktiviteteve. E cila mund të shkaktoj edhe shkurtime punonjësish. Një gjë edhe më e rëndë në këtë situatë.

?E në vend që qeveria të merrte disa masa lehtësuese për vitin 2023, sipas të dhënave të dala deri tani paketa fiskale për vitin e ardhshëm parashikon vetëm rritjen e vlerave të gjobave për biznesin.

?Komuniteti i biznesit duhet të bashkohet dhe të kërkojnë nga qeveria jonë edhe për aq kohë sa do jetë që të marrë së paku të njëjtat masa si vendet e rajonit. Ne si opozitë do të jemi gjithmonë në anën e tyre në mënyrë që kjo krizë që vjenë edhe për shkaqe të jashtme të mos paralizojë ekonominë e vendit pasi pasojat do jenë apokaliptike për vendin.

Etiketa: biznesetKrizaPDSula

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Para
Protesta e pedagogëve/ Kreu i Sindikatës: Qeveria përgjegjëse për vitin akademik

Protesta e pedagogëve/ Kreu i Sindikatës: Qeveria përgjegjëse për vitin akademik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com