GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kriza energjetike në Kosovë, ministri i financave: Kemi alokuar 60 milionë euro për…

16:01 - 30/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza energjetike në Kosovë, ministri i financave: Kemi alokuar 60 milionë euro për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova është me fat që e kalon më së miri krizën e energjisë elektrike. Mediat e Kosovës shkruajnë Murati ka bërë të ditur se energjinë e kanë subvencionuar me 60 milionë euro deri tani nga 90 milionë sa ka qenë zotimi i Qeverisë, dhe se për të përfunduar i gjithë zotimi ka afat deri më 31 mars 2023.
“Çdo vendim që merret siç e kam thënë në pjesën e parë të intervistat do të realizohet. Siç e kam thënë edhe herën e kaluar përmbushja e zotimit është deri më 31 mars 2023 dhe çdo zotim që e ka bërë qeveria do të bëhet dhe do të realizohet. Si Ministri e Financave ndarjen buxhetore e kemi bërë. Shuma e ndarë deri më tani në kuadër të zotimit prej 90 milionë euro është 60 milionë euro deri tani shuma e alokuar në Ministrinë e Ekonomisë. Janë bërë dy alokime, alokimi i parë ka qenë ndarja prej 41 milionë euro dhe alokimi i dytë është prej 19 milionë euro.”
Murati në intervistimin nga Komisioni Hetimor për Energji tha se për shkak të subvencionimit çmimi i energjisë elektrike për kilovat është më i lirë në Kosovë se në Shqipëri.
“Përmbushja e zotimit ka afat deri më datën 31 mars 2023 dhe nuk është afat që ka skaduar, çdo afat do të përmbushet. Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret atje është shtuar blloku i ri tarifor – njësoj siç e kemi bërë edhe ne ku mbi nivelin prej 800 kilovat të konsumit në muaj ka tarifë tjetër. Por, nëse i krahasojmë tarifat në Kosovë tarifa nën 800 kilovat, tarifa e shtrenjtë e ditës kushton 6,75 centë kurse në Shqipëri nëse konvertohet kushton rreth 8 centë kurse mbi 800 kilovat tek ne kushton rreth 12 centë ndërsa në Shqipëri 36 centë. Për shkak të subvencionimit e kemi çmimin më të lirë prej 12 cent. Ne si ministri ndarjet i ndajmë duke u bazuar në ligj, sipas kërkesave që na vijnë. Funksioni është financimi dhe prioriteti i qeverisë.”
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës. Ekzekutivi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën gjatë dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të ulet. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi.
Ndërsa në vendin tonë, Kryeministri Edi Rama, ka bërë të ditur se fasha e energjisë elektrike për 800 kilovat në orë nuk do të hyjë në fuqi në muajin tetor, sikurse ishte vendosur më herët.

Etiketa: KosveKriza energjetike

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Berisha non grata, Meta: Veprim i koordinuar mes Ramës dhe Bashës

Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, Meta: Po shkelet ligji ndërkombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26

Një prej personave të kërkuar nga SPAK nën dyshimin si i përfshire në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Anglisë...

Lexo më shumë
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com