GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kriza energjetike, PD: Vendi ka nevojë për impiante të reja fotovoltaike, qeveria nuk u jep leje…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza energjetike, PD: Vendi ka nevojë për impiante të reja fotovoltaike, qeveria nuk u jep leje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur kriza energjetike ka mbërthyer vendin, ka lindur nevoja për impiante të reja të prodhimit të energjisë elektrike, me burime të rinovueshime e me fokus fotovoltaikët.

Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati, ka akuzuar qeverinë se megjithëse ka investitorë privatë që duan të investojnë miliona, qeveria nuk u jep asnjë leje, ndërkohë që janë 45 leje që presin aprovimin përfundimtar me mbi 300 megavat.

“Impiantet fotovoltaiake si ‘çokollatë’ klienteliste Ti hedhim hi syve shqiptarëve ndërkohë që mbushim xhepat tanë, kjo është motoja e Ramës dhe ministres Balluku, të cilët vazhdojnë sagën e investimeve strategjike imagjinare. Qeveria Rama jo vetëm po përdor sistemin elektroenergjitik si bankomat të sajin për financime, por njëkohësisht po përdor lejet për burime të reja si çokollatë për klientët qeveritarë të radhës. Ky është karremi i këtij mandati. Më 18 shkurt u mbajt një seancë e posaçme e Parlamentit Europian pikërisht për energjitë e rinovueshme e sidomos me fokus fotovoltaikët. Ku u vendos liberalizimi i dhënies së liçensave të impianteve fotovoltaike si dhe lehtësimi nga ana e bankave europiane në dhënien e financimeve të duhura për këto impiante. Por e kundërta ndodh në Shqipërinë që duam. Në një kohë që ministrja më e sukseshme e kabinetit Rama dhe qeveria proklamon gjatë  gjithë kohës arritjet e shumta dhe hapat e sukseshëm drejt BE,  për çudi  kjo vendimarrje e parlamentit europian nuk konsiderohet fare. Vendi sot ka nevoje me tepër se kurrë për impiante të reja, e për fat të mirë ka investitorë privatë që duan të investojnë miliona por nuk ju jepet asnjë leje, ndërkohë janë rreth 45 leje që presin aprovimin përfundimtar me mbi 300 MW dhe që mund ti kishin dhënë një ndihmesë të madhe situatës së sotme“, shkruan Bushati.

Sipas Bushatit, në tre vite nuk ka asnjë kapacitet të ri gjenerues të vënë në punë, megjithëse flitet për impiantet e Nartës, Karavastasë dhe të Spitallës, që ende nuk janë vënë në punë. Po ashtu shton Bushati, janë shpenzuar 300 milionë euro për blerje energjie, por nuk u hodhën disa miliona që të rregullohej TEC-i i Vlorës,  ndërtimi  i të cilit ka kushtuar vetëm 98 milion euro.

Sipas Bushatit, rregullimi TEC-it të Vlorës, do sillte të një sasi të konsiderueshme të prodhuar dhe injektuar në rrjet. Por, e mbyll Bushati shkruimin e tij, qeveria as kanë mundur dhe as do mund të ndryshojnë përqasjen ndaj sistemit elektroenergjitik. ‘Bankomati i qeverisë duhet të vazhdojë të nxjerrë lek për blerjet e fushatës së radhës.’- shkruan Bushati.

“Në tre vite nuk ka asnjë  kapacitet të ri gjenerues të vënë në punë, edhe pse vetëm flitet për impiantet e Nartës, Karavastasë dhe Spitallës që do vihen në punë, por që fatkeqësisht do të duhen edhe disa vite të tjera ti shohim operacional. Janë shpenzuar 300 milion euro për blerje energjie, por nuk u hodhën disa miliona që të rregullohej TEC-i i Vlorës,  ndërtimi  i të cilit ka kushtuar vetëm 98 milion euro. Rregullimi i ciklit i të cilit do sillte një sasi të konsiderueshme të prodhuar dhe injektuar në rrjet. Këto janë fakte të cilat padyshim as kanë mundur dhe as do mund të ndryshojnë përqasjen e kësaj qeverie ndaj sistemit elektroenergjitik. Bankomati i qeverisë duhet të vazhdojë të nxjerrë lek për blerjet e fushatës së radhës. Ndaj është e kotë të flasim për fakte kur nuk ka vullnet për përmirësim“,  shkruan Bushati.

Etiketa: Deputeti i Partise DemokratiikeHelidon Bushati

Lajme të lidhura

Aktualitet

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin
Aktualitet

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26
Para
Situata del jashtë kontrollit, roja bregdetare greke hap zjarr ndaj anijes turke

Situata del jashtë kontrollit, roja bregdetare greke hap zjarr ndaj anijes turke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Një protestuese është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë....

Lexo më shumë

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com