GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama urdhëron vendosjen e ndërprerjes së energjisë me orar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Emrat/ Pas riorganizimit të gjithë degëve të PS në vend, Rama thërret në takim krerët e rinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza energjetike do të vijojë dhe vështirësitë e para po ndihen. Sot kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria nuk ka arritur dot të sigurojë në bursë të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitej vendit. Në takimin me kryebashkiakët në Pogradec, ai u ka bërë thirrje që të jenë ata të parët që duhet të kursejnë energjinë elektrike, ndjekur më pas nga qytetarët dhe bizneset, për të cilët qeveria ka garantuar deri më tani të mos rrisë çmimin në faturë.

Kreu i qeverisë ka theksuar se e kanë gati planin për shkurtimin e energjisë, me fasha orare. Rama tha se ky plan do të zbatohet vetëm në raste emergjence, kur nuk arrihet të sigurohet e gjithë sasia e energjisë që vendi ka nevojë.

“Është përgatitur plani i shkurtimeve. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji. Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjence. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë”.

Kryeministri u shpreh se qytetarët duhet të mësojnë të kursejnë në mënyrë që të përballemi edhe situata të vështira.  Ai u kërkoi kryebashkiakëve që në institucionet në të cilat ka punonjës tepër, që nuk kryejnë asnjë funksion, duhet të ketë shkurtime. Në këtë mënyrë, sipas Ramës do të mblidhen para që në fakt po shkojnë dëm.

“Për shembull 6 herë më shumë punonjës në sistemin e ujësjellës kanalizimeve sesa duhen, për shembull. Që do të thotë duhet filluar për të bërë disa prerje dhe duhen filluar të mblidhen disa fonde nga aty ku shpenzohen ne mënyrë jo eficente”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe në projektet e rëndësishme për disa nga bashkitë, ndërsa ka nxjerrë edhe konkluzionet e rëndësishme nga takimi dy ditor, që ua la kryebashkiakëve si porosi të padiskutueshme.

Rama ua bëri të qartë se problemet me ujësjellësit duhet të mbarojnë, të rritet cilësia e transportit publik, një vëmendje e veçantë t’i kushtohet zhvillimi të sportit. Një nga problematikat më të rëndësishme që Rama ka ngritur përgjatë gjithë kësaj kohe është edhe pastrimi i mjedisit, ku bëri të qartë se nuk do të tolerojë askënd prej kryebashkiakëve në këtë pikë.

Këtu pati sërish akuza për kryebashkiakun Dritan Leli, ku tha se Vlora është ndër bashkitë më të ndotura. Ai akuzoi Lelin se i merr lekët nga qeveria, por nuk nënshkruan kontratat për pastrimin e vendit. Rama pati edhe një paralajmërim, të cilit i tha se po merr përsipër një risk shumë të madh.

Kryeministri bëri me dije se ‘Pallatin e Sulos’ në Vlorë do e kthejnë në qendër inovacioni, ndërsa shtoi se do të bëhet fillimisht shëtitorja e Borshit dhe më pas ajo e Shëngjinit.

Në këtë takim nuk munguan as debatet, ku kryeministri Rama paralajmëroi kryebashkiaken e Patosit se do ta nxirrte përjashta pasi po fliste me zë të ulët gjatë fjalës së Pjerin Ndreut. Ndërkohë, ky i fundit u ankua për mungesën e investimeve, por Rama i tha se është një muhabet pa lidhje pasi në Kunë dhe Shëngjin.

Etiketa: Edi RamaKriza energjitikeKryesore1politik

Lajme të lidhura

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi
Breaking Views

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…
Breaking Views

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26
Para
Fermerët e 2 fshatrave në Sarandë dalin në protestë: Jemi të izoluar, kryebashkiaku na ka mbyllur derën

Fermerët e 2 fshatrave në Sarandë dalin në protestë: Jemi të izoluar, kryebashkiaku na ka mbyllur derën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş