GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kriza energjitike, Basha fajëson Ramën: Ku shkuan paratë e Reformës?

15:14 - 04/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza energjitike, Basha fajëson Ramën: Ku shkuan paratë e Reformës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të PD, ka komentuar sërish krizën energjitike që pritet t’i kanoset Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Basha tha se në qendër të takimit me deputetët ishte rritja e çmimeve në tërësi, ndërsa shtoi se Rama ndonëse premtoi uljen e energjisë, bëri të kundërtën.

“Në qendër të vëmendjes ishte çështja e çmimeve në tërësi. Të gjithë jemi dëshmitarë, që çmimi i energjisë dhe i karburanteve rëndon biznesin dhe qytetarët. Çmimi i karburanteve ka një efekt në rritje të çmimeve të produkteve të tjera. Dua të kujtoj se Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë. Dhjetëra familjarë kanë vrarë veten në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama pasi nuk kishin para për të paguar çmimin e energjisë elektrike”. 

Kreu demokrat tha se pyetja e rëndësishme është se çfarë u bë me Reformën e Energjisë, ku karburanti u shtrenjtua duke u bërë një nga vendet me çmimim më të lartë në Evropë.

“Jemi vendi i katërt sipas raporteve ku pjesa më e madhe shkon për energjinë. Këtu pyetja është çfarë u bë me reformën e energjisë? Ne e dimë se këto para nuk shkuan kurrë në destinacion, e dimë se karburanti shqiptar u shtrenjtua. Një nga vendet me çmimin më të lartë në Europë. Kjo është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së tij, e vendimmarrjes së tij”.

Ndër të tjera, kryedemokrati fajëson Ramën se paratë nuk i ka investuar për uljen e çmimit të energjisë, por për të pasuruar një grup oligarkësh.

“Paratë që duhet të çonte për të ulur çmimin e energjisë, i ka marrë dhe i ka cuar vetëm për të pasuruar një grup oligarkësh. Përballë kësaj ne kemi jo thjesht dhe vetëm propozimet që u bënë publike dje, por do bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re, këtë sëpatë që po mpreh për qafën e holluar të shqiptarëve”.

Për liderin e opozitës zgjidhja për daljen nga situata energjitike është plani i PD me shtatë pika.

Etiketa: BASHARama

Lajme të lidhura

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Aktualitet

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Para
“Ambulanca ka vonuar, ka ecur me 10km/h”, babai i Aldi Ramës bën akuzën e fortë: E kanë tërhequr zvarrë

“Ambulanca ka vonuar, ka ecur me 10km/h”, babai i Aldi Ramës bën akuzën e fortë: E kanë tërhequr zvarrë

TË FUNDIT

E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26

Një sherr ka ndodhur në një lokal në qytetin e Burrelit. Sipas informacioneve paraprake, një person është lënduar dhe ka...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 23/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Shkurt 2026

07:44 - 23/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Shkurt 2026

07:38 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com