GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kriza energjitike, ironia e Metës: të fikim TV kur Rilindja del e gënjen

20:01 - 28/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta, Partia e Lirise
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur në lidhje me krizën energjitike dhe ka rreshtuar dështimet e kësaj qeverie në këtë drejtim.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta nuk i ka kursyer ironikë, kur tha se mënyra më e mirë për të kursyer energji, është të fiken televizorët, sa herë Rilindja del dhe gënjen [për sukseset e qeverisë.

Postimi i Metës:

KRIZA ENERGJITIKE / QYTETARËT PAGUAJNË PËR DËSHTIMET DHE KORRUPSIONIN E RAMËS.

Kryefjala e diskursit gjeopolitik-politik në Europë e përtej saj, në kushtet e luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj, është energjia: sigurimi i burimeve alternative të gazit rus, por mbi të gjitha, ruajtja e qytetarit nga kostot në rritje të tejskajshme të energjisë.

Në Shqiperi, ku kryeministri artist vijon lejen krijuese për vjedhje dhe korrupsion, mënyra e vetme e gjetur prej tij për të trajtuar krizën energjetike është të kërcënojë me 4-fishimin e kostove për tejkalimin e fashos së konsumit prej 800kë.

Sigurisht që regjimet autokratike i pëlqejnë politikat shtrënguese; kufizimet dhe burgjet (Ju kujtohet “burg, burg, burg – për fakirët që nuk paguanin dot faturën e energjisë?)

Këto politika kanë qëllim kryesor të mbulojnë pa-aftësinë e regjimit për të bërë detyrat më minimale në menaxhimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit energjitik në veçanti.

Faktet flasin për një realitet të trishtë, por jo të papritur, të krijuar nga paaftësia, papërgjegjshmëria, grykësia në vjedhje dhe korrupsioni i tejskajshëm, ku fjala dështim është përcaktori i vetëm.

Dështim dhe premtim i pambajtur është realizimi i diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, nëpërmjet energjisë së rinovueshme minimalisht 38% të kapacitetit ekzistues të instaluar.

Dështim përben mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et. Ndërkohë që janë me dhjetëra projekte me kapacitet total rreth 800 deri 1000 MË (rreth 4 HEC-e sa i Vaut të Dejës) që nuk lejohen të investohen nga sektori privat për arsye korruptive.

Dështim përbën mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazsjellesit strategjik të TAP. Në 15 nëntor 2020 ka filluar operimin gazsjellesi i TAP.

Ka patur kohë të mjaftueshme për të ecur sipas para-shikimeve të Master Planit të Gazit për rrjetin kombëtar, për projektet e IAP (Ionian Adriatic Pipe-line), ALKOGAP (Albanian Kosovo Gas Pipeline), lidhja e TAP me tubacionin e Fier-TEC Vlorë. Gazifikimi Shqipërisë është në pikën zero.

Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës dhe për të rritur kapacitetin prodhues me deri dy njësi të tjera prodhimi me nga 97 MË secila, gjë që do të krijonte një balancim dhe siguri më të lartë të prodhimit nga uji. Dështim përbën mungesa e mbështetjes për instalime të prodhimit të energjisë nga burimet e diellit dhe të erës.

Duhet hequr menjëherë kufizimi prej 0.5 MË i prod-himit për bizneset dhe të mbështeten me 50 % insta-limi i impianteve fotovoltaike familjare me mundësi për futjen në rrjet, si dhe për rritjen e efiçensës së energjisë të ambienteve të banimit.

Dështim është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike, si dhe administrimi i tij. Përkeqësim ka patur në nivelin e arkëtimeve korrente dhe i detyrimeve të prapambetura të energjisë së konsumuar. Vlera e pa arkëtuar është rreth 70 miliard lekë, afërsisht 600 milion euro.

Dështim ka gjithashtu në mos operimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe në përmirësimin e bilancit të import eksporteve. (Prej vitit 2019 duhet të ishte funksionale.)

Dështim dhe vonesa mbi 5 vjet (ende në faza filles-tare) me risk shumë të larte për mosrealizim janë projekte të rëndësishme të sistemit të transmetimit, si nënstacione, linja interkonjeksioni, me vlerë rreth 140 milion euro.

Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejtë mbi qy-tetarin është mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në 6-10%, apo matja e automatizuar e konsumit me matesat smart (instaluar vetëm rreth 5760 matësa në afërsisht 1 milion klientë konsumatorë, pra, rreth 6 %) parashikuar në strategjinë kombëtare të energjisë.

Dhe zgjidhjen për këto dështime nga regjimi autokra-tik i dështuar e gjejnë duke e kaluar barrën tek qyte-tarët dhe bizneset, duke u bërë thirrje të kursejnë në shërbimet jetike të familjeve të tyre. Në fakt, mënyra më e mirë për të “kursyer” energjinë është fikja e televizorëve sa herë përfaqësuesit e Ri-lindjes dalin e gënjejnë për “sukseset” e tyre që në fakt janë veç dështime me pasoja për sot dhe për të ardhmen e vendit.

Etiketa: ironimetaRilindjaTV

Lajme të lidhura

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur
Aktualitet

Përplasjet Rama-Spiropali/ Berisha: Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit

13:15 - 28/04/26
“Jam i pamposhtur!” Meta reagon pas shtyrjes së seancës: Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane
Aktualitet

Berisha: Gjyqi ndaj Metës riktheu ato të diktatorit Hoxha dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama

12:34 - 28/04/26
Para
Digjet banesa në Fushë Krujë, merr flakë dhoma…

Digjet banesa në Fushë Krujë, merr flakë dhoma...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të
Sport

Kategoria Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të

15:29 - 28/04/26

Pas përfundimit të javës së 33-të të kampionatit Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur, si çdo javë, formacionin...

Lexo më shumë
U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

14:25 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com