GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kriza energjitike, justifikohet Kurti: Qeveritë paraardhëse na lanë në terr

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza energjitike, justifikohet Kurti: Qeveritë paraardhëse na lanë në terr
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova po përballet me krizën energjitike duke bërë që shumë zona të mos furnizohen dhe të mbeten në errësirë. Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë fjalës së tij  në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së u shpreh se kjo situatë e ka gjetur shtetin të papërgatitur. Sipas tij fajin e ka qeveria paraardhëse që nuk kanë marrë vendimet e duhura për të ardhmen e vendit, e madje kanë vjedhur duke krijuar një kolaps.

“Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm po përballemi edhe me një sfidë tjetër një krizë energjetike të shkaktuar sa nga faktorë të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq nga mungesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga ata që qeverisën për dy dekada. Derisa kërkesa për energji është rritur çdo vit, prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë e ndërkohë ka pasur edhe vjedhje edhe vendime te gabuara që e kanë sjellë sektorin energjetik buzë kolapsit” tha Kurti.

Kurti shtoi se e kupton shqetësimin e qytetarëve që po vuajnë pasojat e kësaj krize energjitike, por shprehet se rrugëtimi i qeverisjes së tij mbetet plot sfida për shkak të qeverisjes që ka lenë vendin në terr.

“Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustrutar, por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr, por ajo epokë ka përfunduar. Rrugëtimi që kemi filluar së bashku është me plot sfida por do të na dërgojë në ditë më të mira”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu u shpreh se Kosova do të planifikojë një zgjidhje të situatës përmes propozimeve afatgjata që lidhen me format e ndryshme të të prodhuarit energji elektrike.

“Në botë ka alternativa të ndryshme për prodhimin e energjisë”, tha ai ndër të tjera. 

Ministria e Ekonomisë në Kosovë bëri me dije se do të shqyrtohet çdo rast i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në çdo zonë.

Etiketa: Kosovekrize energjitikeKurti

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
NASA lëshon në hapësirë një teleskop: Fillon rrugëtimi drejt lindjes së universit

NASA lëshon në hapësirë një teleskop: Fillon rrugëtimi drejt lindjes së universit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK/ EMRI
Aktualitet

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK/ EMRI

11:52 - 15/11/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i...

Lexo më shumë
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com