GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kriza energjitike/ Liderët e BE-së mblidhen për të diskutuar

16:23 - 20/10/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza energjitike/ Liderët e BE-së mblidhen për të diskutuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian fillojnë të enjten një takim dyditor ku do të ketë pikëpamje të kundërta për çështjen nëse dhe si mundet BE-ja të vendosë një tavan çmimi për të vënë nën kontroll krizën energjitike të shkaktuar nga sulmi i Presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe nga strategjia e tij për të pakësuar furnizimet me gaz.

Në çelje të takimit, nevoja për një unitet të palëkundur në BE përballë Rusisë, do të theksohet nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili pritet t’u drejtohet 27 udhëheqësve nëpërmjet një lidhjeje videofonike nga Kievi për të kërkuar ndihmë, që vendi i tij të përballojë stinën e dimrit. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët të enjten se zoti Zelenskyy nuk duhet të ketë shqetësime të tilla. Duke reaguar ndaj sulmeve ruse që godasin infrastrukturën civile dhe përhapin frikë nëpër qytete me dronët e tyre vrasës, Kancelari Scholz tha se këto janë “krime lufte”.

“As këto taktika të tokës së djegur nuk do ta ndihmojnë Rusinë të fitojë luftën. Këto vetëm sa forcojnë vendosmërinë dhe rezistencën e Ukrainës dhe partnerëve të saj”, i tha ai parlamentit në Berlin.

Stina e ftohtë që po afron do të jetë gjithashtu në epiqendër të takimeve në selinë qendrore të BE-së, ku udhëheqësit do të angazhohen në bisedime, që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës, ndërkohë që mbetet pikëpyetje nëse do të arrijnë në një përqasje të përbashkët për energjinë. Çmimet e gazit natyror dolën jashtë kontrollit gjatë verës, ndërsa vendet e BE-së konkuronin me njëri-tjetrin për të mbushur depozitat me rezerva për dimrin. Tashmë udhëheqësit e BE-së do të përpiqen t’i bashkojnë blerjet e gazit të vendeve anëtare dhe të vendosin një çmim tavan për t’u siguruar që tregu energjitik nuk do të çrregullohet sërish.

Gjatë 16 viteve të saj në detyrë, ish-Kancelarja Angela Merkel shërbeu si një zë zbutës dhe shpesh ndërmjetësonte për arritjen e kompromisit. Tashmë është pasaardhësi i saj Olaf Scholz, që gjendet në epiqendër të ndasive të unionit. Shumë vende të BE-së janë të gatshme ta mbështesin propozimin për një tavan çmimi për gazin natyror, duke e ruajtur atë kështu në një nivel të përballueshëm për 450 milionë banorët e BE-së. Por, Gjermania dhe Hollanda kanë kundërshtime të mëdha për këtë dhe kanë thënë se mund të jetë e pazbatueshme dhe se mund të bëjë që furnizimet thjesht ta anashkalojnë BE-në.

Kancelari Scholz i tha parlamentit gjerman se “një çmim i vendosur politikisht gjithnjë mbart rrezikun që prodhuesit ta dërgojnë gazin diku tjetër – dhe si rezultat ne si evropianë të mos marrim më shumë gaz, por më pak”. Ai tha se BE-ja duhet të konsultohet nga afër me konsumatorët e tjerë të gazit, si Japonia dhe Korea e Jugut, në mënyrë që të mos konkurojnë me njëri-tjetrin; dhe se është e rëndësishme të bisedohet me prodhuesit e gazit për gjetjen e “një çmimi të përshtatshëm”.

“Jam i bindur se vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja apo Norvegjia, të cilat qëndrojnë në solidaritet përkrah Ukrainës së bashku me ne, janë të interesuara që energjia në Evropë të mos bëhet e papërballueshme”, tha ai.

Gjermania dhe Holanda besojnë se ndërhyrje të tilla në treg mund të dëmtonin rezervat e gazit natyror dhe do t’i dekurajonin qeveritë dhe konsumatorët për ta kursyer atë. Diplomatët thanë se pritet të marrë shumë më tepër mbështetje një propozim për të bashkuar blerjet e gazit natyror nga vendet anëtare të BE-së, si dhe masat për të përmirësuar solidaritetin me vendet e BE-së që janë goditur më shumë nga rritjet e çmimeve të energjisë.

Rusia po mbështetet gjithnjë e më shumë tek sulmet me dronë ndaj rrjetit energjitik dhe infrastrukturës civile të Ukrainës, duke mbjellë kështu panik në qytetet ukrainase. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen i quajti të mërkurën këto taktika “krime lufte” dhe “terror i mirëfilltë”. Diplomatët evropianë po shqyrtojnë tashmë vendosjen e sanksioneve të mëtejshme. Por, gjërat vështirësohen nga miqësia me Kremlinin e Kryeministrit hungarez Viktor Orban. Megjithë miratimin së bashku të sanksioneve të mëparshme ndaj Rusisë, është bërë gjithnjë e më e vështirë që të sigurohet miratimi i zotit Orban duke i ofruar atij përjashtime.

“Sanksionet e dështuara në Bruksel janë bërë tashmë një barrë pothuajse e patolerueshme. Do të kërkojmë rishqyrtimin e politikave të sanksioneve për luftën”, shkruajti zoti Orban të mërkurën, duke u bërë kështu një sfidë politike kolegëve të tij. /Voa/

Etiketa: BEenergjitikeKriza

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Kukës/ Plagoset me thikë i riu, ndërhyri për të shuar sherrin

I dënuar për trafik droge, policia sekuestron apartamentin 270 mijë euro të Korreshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com