GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kriza energjitike, rimbursimi i familjeve në nevojë.Ja kush e përfiton

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza energjitike, rimbursimi i familjeve në nevojë.Ja kush e përfiton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza energjitike që ka pushtuar shumë vende të botës duket se do të zëri vend dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm në Shqipëri.

Teksa shumë vende që në nisje të kësaj krize kanë konfirmuar rimbursimet për familjen në nevojë, në

 vendin tonë vetëm ditën e djeshme u diskutua në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës, parashikimi i një humbjeje financiare prej rreth 8.9 miliard lekë për vitin 2021 dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme edhe viti 2022 do të shënojë një humbje financiare prej rreth 7.2 miliard lekë.

Në dokumentin zyrtar që tashmë është depozituar në Kuvend, sa i takon energjisë theksi vihet tek disa masa të lidhura me mbrojtjen e kategorive në nevojë por edhe me arkëtimin e borxheve të prapambetura të cilat janë në nivele të larta sidomos nga ujësjellësit karshi OSHEE-së.

“Lidhur me parashikimet më të fundit për vitet 2021-2022, OSHEE sh.a ka raportuar se rritja e paparashikuar eksponenciale e çmimit të energjisë në Tregun e Lirë ka ndryshuar tërësisht perspektivat e zhvillimit të aktivitetit të shoqërisë duke e bërë të padobishëm çdo parashikim të mëparshëm të kësaj shoqërie. Mosplotësimi i planit të furnizimit me energji elektrike si pasojë e motit të thatë do të detyrojë

OSHEE Group sh.a të plotësojë këtë mungesë me blerje në tregun e lirë, që do të ndikojë në ulje të performancës financiare dhe mungesë likuiditeti të kompanisë. Si pasojë, nga ana e OSHEE Group parashikohet një humbje financiare prej rreth 8.9 miliard LEK për vitin 2021 dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme edhe viti 2022 do të shënojë një humbje financiare prej rreth 7.2 miliard LEK. Me qëllim zvogëlimin e humbjeve financiare OSHEE Group sh.a është duke programuar masa të shpejta lidhur me daljen nga kjo vështirësi në mënyrë që të arrijë një performancë pozitive financiare të sektorit për përballimin e situatave eventuale të vështira në të ardhmen pa rënduar buxhetin e shtetit” thuhet në relacionin e projektbuxhetit 2022.

Në këtë draft që do të kalojë në kuvend nënvizohet se se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar drejtpërdrejt në disa çështje sensitive financiare që lidhen me kompanitë e sektorit

energjetik ku së pari shlyerja e detyrimeve të prapambetura. Së dyti rishikimi i skemës së mbështetjes sociale për rimbursimin e energjisë.

“MFE ka dhënë miratimin paraprak për këtë çështje, dhe asistenca teknike për vlerësimin e skemës aktuale ka filluar punën”, thuhet në dokument.

Etiketa: buxhetenergjifondkrize energjitikerimbursim

Lajme të lidhura

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve
Breaking Views

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Para
Eurodeputetët për Ballkanin Perëndimor: Krimi i organizuar, pengesë e madhe për zhvillimin e rajonit

Eurodeputetët për Ballkanin Perëndimor: Krimi i organizuar, pengesë e madhe për zhvillimin e rajonit

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com