GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kriza energjetike shthur KESH-in/ 1,6 mln euro për blerjen online të energjisë elektrike

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza energjetike shthur KESH-in/ 1,6 mln euro për blerjen online të energjisë elektrike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza energjitike detyroi qeverinë Rama të marrë masa për të shkurtuar shpenzimet publike të cilat nuk ishin të domosdoshme por KESH-i ka bërë të kundërtën duke hapur tenderin me vlerë 1,6 milionë euro pa TVSH me numër REF-25496-04-15-2022.

Në këtë tender parashikohet krijimi i programit të menaxhimit të aktivitetit të operimit tregtar e cila në gjuhën e thjeshtë është tender për blerjen dhe shitjen online të energjisë elektrike pasi jemi në gjendje të jashtëzakonshme.

“Në kushtet e mësipërme dhe ku prioritet ka sigurimi i energjisë elektrike me kosto sa më të ulët është e nevojshme që procesi i blerjes së energjisë elektrike të bëhet me sistem elektronike, kjo me qëllim kapjen në kohë më të shpejtë të sinjaleve të tregut të energjisë elektrike si dhe rrjedhimisht uljen e kostove për blerje energjie elektrike”, shkruhet tek shpallja e njoftimit për të justifikuar një program që do përdoret për 12 muaj.

1,9 miliardë lekë të vjetra pa TVSH janë një shumë e madhe dhe para disa ditësh KESH-i ka pranuar thirrjen e kompanive “Exelerate Energy”, me seli ne SHBA dhe “Renco spa”, me seli ne Itali për të prodhuar energji elektrike nga anijet në portin e Vlorës ku ish-drejtues të Renco spa në artikullin ekskluziv të publikuar nga Gijotina.com rezultonin të dënuar dhe CEO aktual, Giovanni Rubini ka qënë nën përgjim në çështjen e “MAFIA CAPITALE” në Itali.

Por këto gjëra nuk e kanë shqetësuar drejtuesin aktual të KESH, drejtorin Ergys Verdho i cili vazhdon të prodhojë tendera të kushtueshëm në një kohë që vendi gjendet përballë krizës ekonomike.

KESH mund të deklarojë që është e domosdoshme por natyrshëm lind pyetja, kaq vite nuk e kanë patur një program që bënte menaxhimin e aktivititetit tregtar? Si shpjegohet që në raste të jashtëzakonshme shpërthejnë shpenzimet por efikasiteti i tyre? Mjafton të shikoni procesin e Rindërtimit dhe rezultatin ku pjesa më e madhe e banorëve nuk kanë marrë akoma shtëpitë.

Pyetja tjetër është më specifike, si mund ti besohet një ndërmarrjeje shtetërore e cila nuk ka deklaruar bilancet financiare, që shkel ligjin? Pra, ne nuk dimë se sa fitime ka patur KESH, sa humbje dhe se si pasqyrohen këto ndërkohë që në mënyrë groteske qeveria akuzon qeveritë e kaluara për gjendjen e mjeruar me rezervat energjitike.

Nuk ka dyshime që ka patur korrupsion në të kaluarën por qeveria Rama ka 9 vjet me KESH, mund të luftonte korrupsionin që ka përpirë administratën dhe të shpjegojë se pse shpenzimet për mirëmbajtjen e rrjetit të energjisë elektrike janë në rritje ndërsa humbjet në rrjet vazhdojnë të qendrojnë të larta, madje hera-herës më të larta.

Etiketa: 1.6 mln euroErgys Verdhokryesore2tender kesh

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
“Berisha-Rama-Meta bashkëpunuan me bandat”/ Kreu i PD dega 8 Tiranë: Në Vorë njerëzit ishin të frikësuar…

Nuk fitoi në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD, reagon demokrati: Urime! Vetëm dy familje kanë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve
Aktualitet

Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve

12:44 - 12/11/26

Një 17-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në automjetin e shtetases Alba...

Lexo më shumë
Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

12:26 - 12/11/26
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

12:18 - 12/11/26
Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com