GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kriza në bujqësi/ Importet e zarzavateve rritje me 46% në 3-mujorin e parë

08:00 - 04/05/22
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza në bujqësi/ Importet e zarzavateve rritje me 46% në 3-mujorin e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vështirësitë që po kalon sektori bujqësor po ndikojnë në rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore, sidomos zarzavateve. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2020 u importuan mbi 18 mijë tonë zarzavate, me një rritje 46.7% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Zarzavatet, që përfaqësohen kryesisht nga domatet dhe patatet janë produktet që kultivohen më së shumti në vendin tonë. Mirëpo rritja e kostove në sektorin bujqësor prej çmimeve të lëndëve të para nga njëra anë dhe mungesa e subvencioneve nga ana tjetër po lënë shumë sera dhe fusha djerrë, duke bërë që vendi ti kthehet varësisë nga importet.

Përveç zarzavateve, edhe sasia e frutave të importuara u rrit me 15 % në tremujor. Importet e mishit u rriten gjithashtu me 10% për qind. Numri i krerëve të bagëtive ka rënë me 20% në pesë vitet e fundit dhe hendeku që po krijohet në treg po mbulohet nga importet. Këto zhvillime kanë ndikuar edhe në rritjen e importeve të produkteve të bulmetit, të cilat pësuan rritje vjetore në sasi me 15 % në janar-mars 2022.Nga ana tjetër volumet e importeve të plehrave kanë pësuar rënie drastike në tremujor, me mbi -75 %. Burimet nga tregu pohuan se, shkak u bë rënia e kërkesës nga fermerët. Kërkesa për plehra është aq e ulët sa grosistet kanë rieksportuar në Rajon rezervat që kishin në magazina.

Fatkeqësitë e shpeshta natyrore, për shkak të ndryshimeve klimatike, amullia në politikën fiskale, kostot e larta dhe mungesa e fuqisë punëtore janë shndërruar në probleme që po çojnë sektorin bujqësor në rënie, shpjegojnë ekspertët e bujqësisë. Vetëm këtë vit, serat u dëmtuan dy herë nga kushtet klimatike – një herë nga përmbytjet e nëntorit 2021 dhe një herë prej ngricave të janarit 2022.

Kostot e larta të inputeve janë shqetësimi më i madh aktualisht. Çmimi i një kuintali ure është rritur me 50% në sezonin e fundit të mbjelljeve, ndërsa në të njëjtën masë janë rritur që nga çmimet e farave, fidanëve, plastmasës , hekurit, plehrave dhe pesticideve. Këto rritje ndodhën në një kohë kur prodhuesit kishin pësuar humbje gjatë sezonit të dytë të mbjelljeve, si rrjedhojë e prodhimit jo cilësor nga fara e keqe. Në mes të këtyre vështirësive, në paketën fiskale 2022 qeveria hoqi stimujt fiskalë, duke taksuar me 10% TVSH inputet që para 1 janarit 2022 ishin 0% dhe gjithashtu u hoq kompensimi me 6% i TVSH-së. /monitor/

Etiketa: krize ne bujqesiushqimzarzavate

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
KLSH: Koncesionari i dializës ka përfituar 115 milionë lekë për shërbime të pakryera

KLSH: Koncesionari i dializës ka përfituar 115 milionë lekë për shërbime të pakryera

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com