GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kriza në tregun e ushqimeve/ Shtohet rreziku i urisë në botë, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shoqata e Konsumatorëve: Vetëm në janar ushqimet u shtrenjtuan me 25%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën nga lufta në Ukrainë, investitorët që kërkonin tregje të sigurta u dyndën tek mallrat ushqimore. Kjo prirje mund t’i rrisë çmimet edhe më tej me pasoja të rënda për të varfrit. Rritja e çmimeve të konsumit po e shton mungesën e ushqimeve në mbarë globin dhe investitorët që po përpiqen të fitojnë para nga mallrat ushqimore mund ta përkeqësojnë gjendjen edhe më tej.

Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm pasi pandemia e virusit korona ndërpreu zinxhirët globalë të furnizimeve duke shkaktuar mungesa në të gjithë botën. Çmimi i ushqimeve u rrit edhe më shumë pas pushtimit rus të Ukrainës, sepse të dy vendet janë furnizuesit botërorë kryesorë me prodhime bujqësore, si grurë dhe vaj luledielli.

Oreks për lëndë të para ushqimore

Investitorët që po përpiqen tani të fitojnë para nga kërkesa e lartë për ushqime dhe lëndë të tjera të para mund të shkaktojnë tani edhe më shumë presion mbi çmimet. OJQ-ja e gazetarëve investigativë “Lighthouse Reports” shkruan se pas shpërthimit të luftës në muajin shkurt investitorët kanë pompuar rreth 1.2 miliardë dollarë në dy bursat kryesore të tregtisë së mallrave bujqësore. Për krahasim në vitin 2021 investitorët kishin investuar në këto bursa vetëm 197 milionë dollarë.

Shtohen blerjet e aksioneve spekulative

Sipas portalit të lajmeve The Wire, tregu i grurit të bluar në Paris, pikë referimi për Evropën, ka shënuar gjithashtu një rritje të konsiderueshme të investitorëve që kanë blerë aksione spekulative, qëllimi kryesor i të cilëve është të nxjerrin fitime duke blerë kontratat e ardhshme të tregtisë së grurit. Edhe bursa tregtare e Çikagos, një nga bursat kryesore të së ardhmes në botë, pasqyron gjithashtu këtë prirje. Sipas një studimi të fundit të Qendrës për Kërkime Zhvillimore (ZEF) pranë Universitetit të Bonit aksionet spekulative për grurin dhe misrin janë rritur rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 2020. Studiuesit konstatuan gjithashtu se paqëndrueshmëria e çmimeve është rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 2021. Kjo është shenjë e parregullsive të tregut, të cilat mund të çojnë në spekulime të tepruara. /DW/

Etiketa: . rrezik ne botekrize ushqimoreLufteRusiUkraineuria ne bote

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Dikur të dashur, Young Zerka flet për performancën e Ronelës në Eurovision: Të presësh damarët…

Dikur të dashur, Young Zerka flet për performancën e Ronelës në Eurovision: Të presësh damarët…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com