GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kriza në veri të Kosovës, Borrell: Ja propozimi që kemi bërë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza në veri të Kosovës, Borrell: Ja propozimi që kemi bërë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se u ka bërë një propozim Kosovës dhe Serbisë për tejkalimin e situatës në veriun e Kosovës, ku nuk ka më punonjës serbë në institucionet vendase, të cilët u tërhoqën në shenjë kundërshtimi të zbatimit të vendimit të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Zoti Borrell i bëri këto komente në hapje të takimit të Këshillit të Jashtëm të Bashkimit Evropian përgjatë punimeve të të cilit do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor, me theks të posaçëm në situatën në veriun e Kosovës.

Zoti Borrell i cili gjatë fundjavës u takua ndarazi në Paris me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha se ‘jemi në prag të një krize tjetër” dhe se duhet dala nga situata përmes një qasjeje strukturore.

Lexo edhe: Situata në Kosovë/ Si po depërton Putini në Europë përmes “007-ave”

“Kemi paraqitur një propozim i cili duhet të diskutohet si një rrugëdalje e mirë nga situata. Duhet t’u bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin përkushtimet e tyre, të respektojnë angazhimet dhe të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur shumë vjet më parë”, tha zoti Borrell, por pa dhënë ndonjë hollës se për çfarë propozimi bëhet fjalë.

Gjatë fundjavës udhëheqësit e të dyja vendeve qëndruan në Paris, por me gjithë paralajmërimet nuk u realizua një takim mes tyre.

Tensionet ndërmjet të dyja vendeve u shtuan pasi qeveria e Kosovës më 1 nëntor filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje prej dhjetë muajsh për të shmangur tensionet.

Diplomatët perëndimorë ngulin këmbë që Kosova të shtyjë afatin për konvertimin e targave të makinave dhe të fillojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa punonjësit serbë të kthehen në institucionet që i braktisën më 4 nëntor dhe të krijojnë hapësirë për diskutimin e një propozimi franko-gjerman për një marrëveshje mes palëve.

Autoritetet në Prishtinë thonë se propozimi shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme, ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se propozimi është i papranueshëm sepse niset nga pohimi se Kosova është e pavarur, gjë që kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia. /VOA

Etiketa: BorrellKosoveveri

Lajme të lidhura

Spiunazh/ Fehim Sali pranon bashkëpunimin me BIA-n serbe, ja informacionet që mblidhte
Breaking Views

Spiunazh/ Fehim Sali pranon bashkëpunimin me BIA-n serbe, ja informacionet që mblidhte

15:00 - 14/08/26
Kriza politike/ Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin
Breaking Views

Kriza politike/ Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

12:10 - 14/08/26
Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së
Breaking Views

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

15:00 - 12/08/26
Para
“Shqiptarët po na pushtojnë”, Braverman: Migrimi ilegal, i papranueshëm

“Shqiptarët po na pushtojnë”, Braverman: Migrimi ilegal, i papranueshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë së Agron Shehajt
Aktualitet

Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë së Agron Shehajt

19:30 - 14/08/26

Dy automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Durrës. Në përplasjen mes dy automjeteve mësohet se është...

Lexo më shumë
Po rinovonin një shtëpi, punëtorët zbulojnë ar të fshehur në mur me vlerë 9 milionë euro

Po rinovonin një shtëpi, punëtorët zbulojnë ar të fshehur në mur me vlerë 9 milionë euro

19:12 - 14/08/26
Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

18:50 - 14/08/26
Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

18:21 - 14/08/26
Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF

Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF

18:02 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com