GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kriza pasuron “Kastratin”,  Adrian Çela i OSHEE-së i xhiron 3 miliardë lekë për karburant

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza pasuron “Kastratin”,  Adrian Çela i OSHEE-së i xhiron 3 miliardë lekë për karburant
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa më shumë i rrit Rama çmimet e naftës me Bordin e Transparencës, aq më shumë tendera po merr “Kastrati” për furnizim me karburant të shtetit. Këtë herë gostinë ja ka shtruar OSHEE, institucion që përfaqëson një tjetër sektor në krizë, atë të energjisë

Pikërisht në ditët kur çmimi i naftës ka arritur majat, drejtori i OSHEE, Adrian Çela, kujtohet të blejë karburant që zyrtarëve të saj mos t’iu prek këmba në tokë, por t’i kenë makinat ndezur. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Blerje karburant Diesel dhe Benzine për nevojës te OSHEE GROUP sh.a”, për cilin OSHEE do të xhirojë në llogarinë e Shefqet Kastratit 3 miliardë lekë.

Më tutje nga shqyrtimi i dokumenteve të tenderit evidentohet se vlera fillestare për këtë kontratë ka qenë 191,959,400 lekë të reja. Meqenëse fitues është shpallur “Kastrati” dhe çmimet e karburantit janë rritur, vlera për blerjen e naftës ka shkuar në 210,724,491.36 lekë. Kujtojmë këtu se “Kastrati” ka krijuar monopol në tregun e naftës dhe është vetë ai që vendos çmimet e naftës.

Bordi i Transparencës nën ndikimin e oligarkut të naftës i ngriti këtë javë çmimet në stratosferë. Për “koincidencë” këto ngritjeë të grafikut i përkasin ditëve kur “kastrati” fiton tendera furnizimi në shtet. Kujtojmë se vetëm tri ditë më parë “Kastrati Group” përpiu 260 milionë lekë nga Bashkia Shkodër, ndërsa më parë ka marrë disa tenderë nga Bashkia Tiranë.

Si po pasurohet “Kastrati”

Bordi i Transparencës bëri mbledhje urgjente dhe rriti çmimet e naftës dhe benzinës, vetëm disa orë pas vendimit të OPEC-ut për uljen e prodhimit. Asnjë vend tjetër i rajonit nuk e ka bërë këtë lopjë me çmimet që bën Rama duke shtuar fitimet e “Kastratit”. Le të bëjmë një krahasim të thjeshtë me Kosovën që është shumë më pranë nesh dhe ekonomia jonë supozohet të jetë më e zhvilluar.

Ministria e Industrisë së Kosovës ka publikuar më 8 tetor 2022, çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve si në vijim: nafta 1.67 euro/ litër, benzina 1.39 euro/ litër dhe gazi. Ndërsa në vendin tonë, në të njëjtën ditë nafta shitet me e 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të Bordit në mars të këtij viti. Ndërsa në raport me Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit nafta në Shqipëri shitet shumë më shtrenjtë. Nëse merret konsumi mesatar ditor prej rreth 1500 tonësh në ditë, vetëm nga kjo diferencë në çmim, “Kastrati” ka arkëtuar rreth 600 mln lekë në ditë. Tashmë “Kastrati” pret institucionin e radhës që t’i bëhet dhuratë tenderi me super faturë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Kastratikryesore2

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Flet me Arjola Demirin? Atdheu tregon të pathënat nga miqësia me aktoren e njohur

Flet me Arjola Demirin? Atdheu tregon të pathënat nga miqësia me aktoren e njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com