GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kriza thellohet/ BSH: Çmimi i energjisë dhe qirave do të rritet në vijim, të merren masa për familjet në nevojë

11:14 - 30/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Kriza thellohet/ BSH: Çmimi i energjisë dhe qirave do të rritet në vijim, të merren masa për familjet në nevojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se çmimi i energjisë mund të rritet akoma në ditët në vijim. Në një raport të publikuar pak ditë më parë, BSH thekson se kërkesa për sigurimin e energjisë në këto kushte të vështira që ndodhim do të mbajë të lartë çmimet në Europë, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Sipas Bankës,  tregu i energjisë do të përfshihet nga një kaos dhe çmimet për shit-blerjen do të jenë në kushte  të pabarabarta ,kjo do të bëj që në vijim kostot e energjisë të bëhen të papërballueshme.

“Sigurimi i energjisë së nevojshme në sasinë dhe koston e përshtatshme, do të përfaqësojë hallkën më të brishtë të zhvillimit ekonomik të Bashkimit Evropian në muajt e ardhshëm. E nxitur edhe më shumë nga thatësira e jashtëzakonshme e këtij viti, kërkesa për burime energjie të çdo forme do të mbetet e fortë dhe çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare do të mbetet i lartë. Ndaj pasojat e kësaj situate të paprecedentë në kërkesën dhe në ofertën e burimeve energjetike, do të ndihen edhe në vendet e tjera evropiane, duke përfshirë edhe Shqipërinë, do të jenë të detyruara të marrin pjesë në një garë të pabarabartë, ku çmimin dhe sasinë e energjisë së disponueshme në treg e vendosin vendet me kërkesën dhe burimet financiare më të mëdha. Në këtë rast, është realisht e mundur që në një nivel të caktuar, çmimi i energjisë të bëhet i papërballueshëm apo që sasia e nevojshme e energjisë të mos gjendet në treg në kohën e duhur”, thuhet në raportin e publikuar së fundmi nga BSH.

 

Rritet kriza për bizneset dhe familjet

Më tutje, BSH vë në dukje se kjo situatë e shkaktuar nga rritja e çmimit të energjisë do të prekë ndjeshëm të ardhurat për bizneset dhe familjet shqiptare. Sipas Bankës, këto kategori do të rrisin borxhet në banka, çka do të bëjë që edhe këto institucione të pësojnë një dështim të pakthyeshëm.

“Mundësia që ekziston për përballje me një sfidë të jashtëzakonshme energjetike, është e nevojshme të faktorizohet në administrimin e rrezikut në veprimtarinë bankare. Ngadalësimi i rritjes ekonomike si rezultat i ndikimit të rritjes së çmimit (apo cenimit të ofertës së energjisë) në rënien e të ardhurave të bizneseve, rritjen e papunësisë dhe uljen e të ardhurave të familjeve, mund të rrisë probabilitetin e dështimit të grupeve të caktuara të huamarrësve, duke dëmtuar potencialisht rezultatin financiar të bankave dhe theksuar nevojën për nivele të përshtatshme të kapitalizimit të veprimtarisë”, thekson BSH.

Në këtë kuadër Banka Qendrore thotë se duhet të merren masa financiare për të garantuar importet në muajit e dimrit dhe kërkon mbështetje financiare për familjet në nevojë. “Në afat të shkurtër marrin rëndësi masat për zbutjen e goditjes ndaj shtresave më nevojtare të shoqërisë dhe shërbimeve kritike, për krijimin e burimeve/rezervave financiare për blerjen e energjisë së nevojshme përgjatë periudhës së ardhshme vjeshtë-dimër, për përdorimin e energjisë ekzistuese në mënyrë eficiente dhe për gjetjen e burimeve të përkohshme shtesë të energjisë”, thuhet në raport.

Më tej ekspertët vlerësojnë se duhet avancuar me diversifikimin e burimeve të brendshme të prodhimit të energjisë. “Paralelisht, duhet synuar përshpejtimi i zbatimit të projekteve që synojnë zgjerimin dhe diversifikimin e burimeve të brendshme të prodhimit të energjisë. Në një afat më të gjatë dhe në kushtet e ndikimit nga ndryshimet e klimës, plotësimi i bazës ligjore dhe i procedurave për zhvillimin e mëtejshëm të burimeve alternative të energjisë së rinovueshme (krahas asaj hidrike) dhe zbatimi i stimujve për përdorimin e kësaj energjie nga subjektet ekonomike përgjatë një periudhe tranzitore, do të jepnin një kontribut themelor në plotësimin e nevojave të ekonomisë së vendit për energji me një shkallë më të lartë pavarësie dhe në mënyrë të qëndrueshme”, vijon më tej raporti.

Në rritje çmimi i banesave

Banka sqaron se, për aq kohë sa inflacioni vazhdon të jetë në trend rritës dhe shton pasigurinë në ekonomi, çmimet e shërbimeve bazë për qytetarët do të mbeten në vlera të larta. Në raportin e BSH theksohet se  rritje të ndjeshme do të pësojnë edhe çmimet e banesave, që iu jep edhe goditjen më të fortë të gjitha kategorive. “Çmimet e energjisë dhe në inflacion, ruajnë një nivel të lartë pasigurie për ndikimet ekonomike kudo në kontinentin evropian. Bankat në vend vlerësojnë rritje të rreziqeve për kuadrin makroekonomik dhe vërehet rritje e indeksit që ndjek akumulimin e rreziqeve gjatë periudhës. Ky i fundit reflekton edhe rritjen e çmimit të banesave në tregun e pasurive të paluajtshme, e cila vijon në mënyrë të pandërprerë prej disa vitesh. Në fakt, zhvillimet ndërkombëtare dhe ecuria e situatës energjetike, mund ta përballin ekonominë me një panoramë sfiduese. Mundësia që për shkak të kostove të larta të energjisë, ekonomia të ngadalësohet dhe të ardhurat e bizneseve e të familjeve të bien, duket reale, çka do kenë të pamundur të paguajnë banesat, energjinë dhe ujin”, thekson banka./ Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: banesaBanka e ShqiperiseCmimekrize energjitikekryesore2rrezik

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Pse nuk ka gjoba ndaj tyre?”, Ervin Salianji reagon për ndërtimet pa leje

“Pse nuk ka gjoba ndaj tyre?”, Ervin Salianji reagon për ndërtimet pa leje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com