GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport Qatar 2022

Kroacia fiton finalen e vogël, mund Marokun 2-1 (VIDEO)

18:03 - 17/12/22
në Qatar 2022, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Kroacia elegante, kalon në avantazh ndaj Marokut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kroacia mposht Marokun me rezultatin 2-1 dhe siguron vendin e tretë në Botërorin e Katarit, teksa lojtarët do të rikthehen në shtëpi me medalje.

Pas statusit të nënkampiones në Botërorin e kaluar, kombëtarja ballkanase me në krye trajnerin Zlatko Dalic ia del sërish të bëjë një paraqitje mëse dinjitoze, ndërsa nga ana tjetër, për t’u vlerësuar edhe i gjithë rrugëtimi i Marokut që ishte edhe surpriza më e madhe në Katar.

Pjesa e parë

Ndërkaq, sa i takon kronikës së ndeshjes, pjesa e parë nisi me ritëm maksimal teksa ishin kroatët ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Josko Gvardiol. Talenti i mbrojtjes shënoi me kokë pasi ekzekutimi perfekt të një skeme nga goditja e dënimit. Megjithatë, nga ana tjetër, marokenët nuk u impresionuan dhe reaguan menjëherë teksa në aksionin pasardhës barazuan shifrat me anë të Dari.

Mbrojtësi shfrytëzoi një harkim nga goditja e dënimit e kryer nga Ziyech dhe me kokë mposhti portierin Livakovic.

Minutat në vijim ishin më të balancuara teksa një rast nga hiçi e krijoi Modric me lëvizjet e tij mashtruese në hyrje të zonës.

Mesfushori ballkanas gjeti hapësirën për të goditur portën, por portieri Bounou reagoi në dy kohë dhe largoi rrezikun me Livajën që ishte i gatshëm të përfitonte. Kroatët mbetën më kërkues në fushë dhe u shpërblyen teksa në të 42-tën, Orsic shënoi një gol të bukur duke gjetur këndin më të largët në kuadratin maroken.

Pjesa e dytë

Me shifrat 2-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, nervat në fushë ishin të larta teksa loja u karakterizua nga shumë dyluftime. Maroku kërkoi me ngulm golin e barazimit me En-Nesyrin pati shansin më të mirë, por portieri Livakovic reagoi me shpejtësi dhe mbylli hapësirat.

Kroacia nga ana tjetër kërkoi me anë të kundërsulmit, por Kovacic gaboi një mundësi të shkëlqyer. Gjithsesi, në fund, gabimi i mesfushorit nuk ndikoi në rezultat dhe Kroacia e mbyll Botërorin në vend të tretë.

VIDEOT E GOLAVE

Etiketa: KroaciaKryesore1marok

Lajme të lidhura

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet
Aktualitet

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

14:15 - 27/12/25
Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë
Breaking Views

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Para
Humbja me Arabinë, Scaloni: Duhet të luftojmë për kualifikim

Scaloni para finales me Francën: Nuk luan vetëm Messi me Mbappe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet
Aktualitet

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

14:15 - 27/12/25

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Lexo më shumë
Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

13:59 - 27/12/25
SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe

13:45 - 27/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25
Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

13:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com