GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

18:40 - 23/02/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Në ditën kur do të arrestohej Ardiani u zgjua në orën 05:30 të mëngjesit për të pritur taksinë që po sillte avokatin. Një natë më parë, ai kishte ëndërruar sikur po pinte shampanjë pas përballjes me komisionin hetimor në Parlament. Ai u zgjua me një dhimbje koke. Disa kujtojnë se moti ishte me re atë mëngjes, të tjerë se ishte me diell, por të gjithë kujtojnë se Ardiani ishte në humor shumë të mirë.

Ai veshi një këmishë dhe pantallona prej liri të bardhë pikërisht si ato që kishte veshur 5 vite më parë kur firmosi koncesionin 55 vjeçar. Ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij, për të marrë një okki për dhimbjen e beftë të kokës.

Ardiani është i imët dhe i zbehtë, me sy zhbirues dhe flokë të mbjella. Ai është fëmija i vetëm i një martese me mblesëri. Shqisën e gjashtë e trashëgoi nga nëna e tij. Nga babai i tij, Ibrahimi ai mësoi dashurinë për kumarin, gjuetinë, si dhe cilësitë e heshtjes dhe maturisë. Ai dhe babai i tij flisnin me shenja me njëri-tjetrin. Pas vdekjes së babait të tij, Ardiani braktisi studimet në fund të shkollës së lartë për t’iu futur politikës. Plotësoi profecinë e të atit: biznesi më i mirë është politika.

A.G është e sigurt se nuk ka rënë shi në ditën e arrestimit të Ardianit. Ajo kujton se kishte qenë në kuzhinë, duke gatuar salmon për drekë, kur Ardiani hyri. Dorina, vajza e saj, i kishte shërbyer Ardianit një filxhan kafe me një uiski, si çdo të hënë. Kur ajo erdhi përsëri për të marrë tabakanë, ai e kapi për krahu dhe i tha: “Ka ardhur koha që të hapësh një biznes”. V thotë se, derisa të jetë gjallë nuk do të ketë të bëj me të kurrë. Të njëjtën gjë dëshironte edhe për vajzën! Ajo ishte joshur nga Ibrahimi, babai i Ardianit kur ajo ishte adoleshente. Të dyja gratë kishin dëgjuar se Ardiani do të arrestohej, por asnjëra nuk ishte e sigurt nëse thashethemet ishin apo jo të vërteta.

E gjithë shtëpia zgjohet nga zhurma e frenave të taksisë. Dorina e çoi Ardianin në derën e ashensorit. Dorina kujton se kur doli nga pallati, taksia ende nuk ishte nisur. Ka një sms në whatsapp që paralajmëron se Ardianin do të arrestohej, por mesazhi u lexua shumë kohë pas arrestimit të Ardianit.

Ndërsa të gjithë bëjnë rrugën drejt kafeve të lagjes, dy policët që presin të arrestojnë Ardianin janë duke pritur në dyqanin që dikur ishte dyqan bastesh, i vetmi dyqan që është i hapur në atë orë. Ata janë ende të veshur me kostumet e tyre të errëta të kamuflazhit dhe në dorë mbajnë gazeta dhe bëjnë sikur lexojnë lajmet e dhëna një natë më parë në debatet televizive të mbrëmjes.

Megithëse të gjithë janë gati t’i japin kafe avokatit të njohur, ai nuk doli nga taksia. Ai qëndroi duke shkruar në celular dhe nuk e ngriti kokën derisa taksia u zhduk.

Shumë njerëz në qytet e dinë se Ardiani do të arrestohet, por shumë mendojnë gjithashtu se ai nuk është më në rrezik për shkak se kurrë nuk kishte ndodhur që të arrestohej një njeri si ai që konsiderohej i pazëvëndësueshëm. Të gjithë mendojnë se Ardiani është paralajmëruar se do të arrestohet. Madje besojnë se avokati ka ardhur pikërisht për t’ia thënë gojarisht lajmin.

Maria mëson se Anxhela, e cila ishte bërë nuse një natë më parë në Rogner, është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj, sepse burri i saj ka zbuluar se ajo nuk është e virgjër. Maria nuk është e sigurt se si Ardiani është përfshirë edhe në këtë çështje. Kur vjen në shtëpi, ajo i tregon nënës së saj atë që ka dëgjuar dhe nëna e saj, Luiza shkon për të paralajmëruar shitësin e djathit se policia do të arrestojë Ardianin. Mirëpo, dikush me vrap i thotë Luizës të mos shqetësohet, sepse tashmë është arrestuar. Lajmi është dhënë me titra në gjithë televizionet.

 

Etiketa: arrestimikronikeparalajmerim

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Tre muaj jashtë fushe për McKenny, Juventus merr tjetër goditje

Tre muaj jashtë fushe për McKenny, Juventus merr tjetër goditje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com