GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kronikë e një falimentimi të paralajmëruar

10:22 - 04/08/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të ndikojë legalizmi i kanabisit në rritjen e Prodhimit të Brendëshëm Bruto?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Falimentimi i ujësjellsit të Durrësit nuk më udit. Madje më suprizion fakti se si po mbijetojnë kompanitë e tjera shtetërore.

E them këtë sepse kompanive tona shtetërore u mungon thuajse tërësisht menaxhimi financiar. Edhe këtu nuk e kam fjalën për sistemet kontabël por për menaxhimin financiar të mirëfilltë, ku të menaxhohen risqet të ndryshme apo ku të bëhen analiza kosto – perfitim për cdo proces/ produkt/ projekt, etj.

Gjithashtu, kompanitë shtetërore kane borxhe të akumuluara ndër vite dhe ndodhen në pamundësi reale për të absorbuar burime të tjera financimi. E vetmja mundësi për të siguruar financim është buxheti i shtetit. Vendimarrjet për investimet fluide edhe të influencuara politikisht. Ato kryhen në mungesë të plotë të studimeve te fizibilitetit, mungesë e cilave çon në pamundësi për të tërhequr investitorë potencial. Keqpërdorimi i burimeve, kufizon mundesinë për tu zhvilluar.

Përformaca e dobët e kompanive shtetërore të cilat veprojnë edhe në kushtet e monopolit pra në kushtet e mungësës së konkurencës lidhet mbi te gjitha me mungesën e kufirit ndarës të mes tyre edhe politikes, i cili duhet të ishte qartësisht i përcaktaur në dy drejtime.

Së pari duhet të ishte i përcaktuar qartësisht kufi ndarës midis politikave publike dhe qëllimeve tregëtare të një kompanie shtetërore . Përtej qëllimeve tregëtare , kompanitë shtetërore detyrohen nga qeveria qëndrore apo vendore të përmbushin objektiva politike jo-tregëtare të cilat kërkojnë kompromise që rëndojnë në kurriz të performancës së tyre financiare afatshkurtër dhe afatgjatë.

Elementi i dytë i rëndësishëm , lidhet me distancimin e politikës nga menaxhimi i këtyre kompanive. Ciklet politike, mandatet eshkurtra të drejtuesve kryesorë të kompanive shtetërore ,edhe brenda një mandati, si dhe dëshira për të realizuar politika publike me anë të tyre , të cilat edhe pse duket që nuk ndikojnë direkt në buxhetin e shtetit kanë pasur efekte të mëdha tek ky i fundit , kanë kontribuar më keq-menaxhimin e kompanive shtetërore.

Përfaqësimi i aksionerit nga ministrat apo kryetarët e bashkive, është shoqëruar me ndërhyrje partiake-politike, gjë që e ka vendosur integritetin e kompanive shtetërore në rrezik. Si rezultat, partitë politike në mënyrë indirekte kanë ushtruar ndikim mbi vendimet e rëndësishme,brenda një kompanie shtetërore duke përfshirë: emërimet, rekrutimi i stafit, ,proceset e tenderimit.

Ministri, apo kryetari i bashkisë si përfaqësues i aksionerit, emëron, shkarkton në bazë të statusit, pa asnjë procedurë përzgjedhjeje drejtuesit e lartë të kompanive shtetërore , sic janë antarët e Bordit Drejtues dhe Drejtorët e Ekzektutivë.

E thënë troc , sot kemi kompani shtetërore thuajse të dështuara, sepse Bordet Drejtuese bashkë me drejtorët ekzekutivë, nuk janë gjë tjerër vetëm “klubet e fansave të Ministrave”. Si të tillë jo vëtëm që nuk sjellnin asnjë vlerë të shtuar për kompani, por plotësojë tekat politike apo edhe personale të atyre, që mund ti vendosin e ti heqin me një të rënë të lapsit.

Thënë këtë Ujësjellësi i Durrësit është kronika e falimentimit të paralajmëruar të thuajse të gjithë kompanive shtetërore në këtë vend me kulturën aktuale të qeverisjes së tyre është e provuar katërcipërisht që, kompanitë shtetërore ekzistuese por edhe ato të krijuara rishtazi janë të destinuara të falimentojnë. Ndërkohë që tërësisht e mundur të ndërtohet një model menaxhimi i cili e kthen shtetin një një pronar profesionist .

Ky model duhet :

të ndajë funksionet e pronësisë së shtetit si politikbërës nga ai i rregullatorit apo mbikëqyrësit për të minimizuar konfliktet potenciale të interesit;

të minimizojë ndërhyrjen politike te pronarit – shtet duke sjellë më shumë profesionalizëm në menaxhim të tyre ;

të promovojë koherencë dhe konsistencë në zbatimin e standardeve të qeverisjes korporative;

të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në operacionet e Kompanive përmes mbikëqyrjes më të mirë dhe monitorimit të performancës.

Nëse sot kompanitë shtetërore sidomos ato në sektorët strategjikë, i shohim si mjete të rendësishme për zhvillimin ekonomik të vendit prej tyre mund të reailizohet një rritje nga 1% deri në 4% te PBB. E pra , nuk është e vështirë të njohësh të mirën, por është e vështirë ta shndërrosh atë në vepra.

Etiketa: beqirajDurresfalimentimujesjelles

Lajme të lidhura

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Para
Java nis me surpriza, mësoni kthesën e motit për sot

Plane për fundjavën? Shiu i zë vendin diellit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com