GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kronikë gare e ethesh pas tortës “Belinda” !

19:35 - 15/08/24
në OP-ED, Opinion, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Kronikë gare e ethesh pas tortës “Belinda” !
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj/ Antoneta Dhima prej një jave nuk fle mirë.

Ajo qëkur mori lajmin se Bela do vinte në Fier ndoshta edhe si drejtuese politike nuk po e zinte vendi në vend nga gezimi. Darkave mblidhej me njerzit e besuar qysh do të organizonte pritjen!

Disa të lidhur ngusht me tabanin popullor propozuan menjeherë këngë e valle në hyrje të qytetit!

Pastaj ajo u kujtua se ato janë për Babon për Komandantin për të cilin populli lë punet e ares e fushes dhe i jepet haresë e kënges me spontanitet!

Ti presim një dash tha dikush të kryqezimi!!

Joooo u degjua njëri, mos, atë bëri Muçua kur mori bashkinë e Tiranës pastaj nga aty Babo mori spunton dhe shkroi “Kurbanin” Biblen dhe Kuranin e Rilindjes sonë!

Apo mos doni që Belen ta bëjmë kurban? Tu thaftë goja , tu bëftë shkrumb u degjua zëri i Netes. Koha po ikte me galop, netet shkimeshin njëra pas tjetres dhe po afrohej momenti i sihariqit dhe ënde asnjë gjetje për të qënë në lartesinë e mikpritjes fierake!

Antoneta ra në pikellim dhe vetmi. Aty vendosi të bëjë një shetitje anes së lumit naten vonë!

Yjet i ndriçuan mendjen, puhiza i freskoi mendimet. Një boçe pishe e ndeshi lehtë në kokë si molla Njutonin!

E gjeta e gjeta, e gjeta thirri furishem duke terhequr vemendjen e qytetarve!! Tortë , tortë, tortë me emrin Belinda vikati dy a tri herë! Aty për aty i telefonoi Baftos i cili ka qënë Kryetar Bashkie, me vrap tha shko kotec me kotec e mblidhi ca veze të fresketa.

Baftua lepur u nis, erë u kthye me kaçilet plot. Pulat moren arratinë duke kakarisur.

Po ashtu i çoi haberr Ismet Beqirit të sjelle gjalpë dybeku nga dhitë e Mallakastres dhe ai nuk zhgenjeu, vetë e kishte tundur, me dy çapra plot u shfaq pas një gomari të shtruar!

Braçja turivarur nuk deshironte të mbetej pas e mblodhi miell nga gruri i Divjakes! Qershtitë për cepat e embëlsirës i këputi në sabah Bujari i Lushnjes të lyera me vese në një bahçe.

Kështu Dhima me të kenduar gjelat u dha duarve dhe torta erdhi avash avash duke marre formë!

Belinda u kënaq kur e pa, bëri një resme duke i bërë karshillek në embelsi dhe pastaj u tha hani e kryeni punë se vjen Gaz Bardhi pastaj e na bën hesapin në e bëme me tender apo qysh dhe ju çon në Spak , kaq vezet, kaq vaji, kaq pana, etj si mua për tunelin.

I paudhi, malukati, i poshtri u dëgjuan aty këtu hungerimat! Shaka shaka bëra tha Bela se këtë tortë e bëri dashuria e popullit fierak për mua dhe ajo nuk matet me para! Por kjo tortë hapi një bela të madhe!

Një garë e çuditshme filloi ngado ! Ithtaret e Mamices e moren këtë si sfide e sajuan një elikzir që të shkrihej në gojë dhe e quajten kokteili i shijeve “Mamica”! Nga Libohova gatuan qifqi sa një bina dhe i ngjiten emrin Tezja! Një Byreku të madh i shkruan mbi peta hallë Ikonomi! Një kungulli në Devoll i skaliten gërmat Nikoqiri! Një xaxiqi në Dropull Pirro Vëngu!

Një kusie me tasqebap i vunë etiketen Xhemali! Një domixhani me raki Skrapari atë të Nasos! Sallates së fshatit atë të Pirdenit. Një sultiazhi me reçel kumbulla stambolle nga brënda atë të Ogit! Një bidoni me kos deleje atë Shalsit! Një sallami të bërë me mish viçi në Dibër e thirrën Ulsia! Një kukurec të madh e nderuan me emrin e Tonit! Një pispilie i zografisën përsipër-Blero! Ca llokmave të thara në Librazhd atë Taos.

Një revanie me sherbet i gërryen atë të Etildës! Një vozge me ufuth në Berat i mbërrthyen atë të Ermos.

Një mali me pilaf në Vlorë i vunë emrin e Klosit ! Putargave të thara në Himarë marka Damo!

Një Bifkteku atë të Dilos! Një speci të madh në Divjakë atë të Braçes! Një mezati në hell atë të Majkos! Një kulaçi të pjekur në saç me thengjill atë të Çuçit!

Në një mense ushtrie supes atë të Gjeneral Kollçakut! Një cope djath lope atë të Aniles! Një kutie me sardele të konservuara të Delinës! Një sahani me përshesh atë të Petros mbi kapak! Një pule të pjekur atë të Pranverës!

Një pjate me njoki atë të Mimisë! Një groshe të zier tek policia e shtetit atë të Hoxhes! Një kavanozi me turshi atë të Petrit Malajt ( ministrit) ! Ca patellxhanëve të mbushur ju ngjeshen atë të Etjenit. Një tasi me gjizë e hudher atë të klodit! Një petaniku të Pendavinjit! Një trahanaje të doktoreshë Klodit! Një piteje të Eni Xakes!

Një thesi me kripë atë të Xhafes. Një shishe me vaj ulliri e thirren Bora! Një veze të zier Ciu! Hall i madh i zu kur duhej ti gjenin një meze për ti vënë emrin e Babos! Dikush tha ti lëmë një të pergjithshem bereqeti, një tjeter zahireja, ndonjë buka por atë punë e ndau Çyrbja! Ai rëndë rëndë pyeti – rrini pa pirë ujë ju, jetoni dot? Jooooo thanë të gjithë- le ta therrasim burimi i jetes ,uji i bekuar dhe ashtu u bë!!

Salianji që njihet per njeri i mirë dhe pa të keq tha populli pasi e ka ngrënë nga këta tani do ti shijojë duke i ngrënë si mish, si buk, si meze, si embelsira , duke i lepire si akullore, dhe duke i pirë si ujë për t’ja kthyer nënës natyrë! Qerratai!

Marrë faqja ne Facebook e autorit
Etiketa: Agron Gjekmarkaj

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
Meta i bie tavolinës me grusht: Tentuan të më bllokonin llogaritë bankare, Dumani…

Meta i bie tavolinës me grusht: Tentuan të më bllokonin llogaritë bankare, Dumani…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com