GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kronikë nga përgatitjet për ahengun e Athinës!

15:48 - 14/05/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
Projekti për Portin e Durrësit, Gjekmarkaj kërkon ndihmën e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Klosi ishtë caktuar kryemarangoz për aheng-mitingun e Athines. Vërtitej si levend lart e poshtë duke matur e prerë. Një zdrukth e ca almise i kishte lidhur me litar e vënë mbi sup! Një laps e mbante pas veshit qe e ngjyente me pështymë herë pas here!

Çyrbja jo vetëm kishte mbledhur nja dyqind veta nga Shijaku, po mbajti gjithë ditën shtylla e pilastra. Nuk  i bënë sytë dritë kur pa Klosin që si shul vërtitej tutje tehu me dy ristela a ndonjë qereste.

Kështu nuk shkon, i tha, bën me hile, je dy metro, mban sa një mushk, mos i bej bisht ngarkesës. Klosi u murretyre po e kishte zënë ngushtë u detyrua të vinte një tra  në kurriz dhe iku duke nëmur se dembel hesapi.

Damon po e përvëlonte halli. Punëtor llaçi qe detyra. Në fillim Klosi i tha nuk na duhesh per gjë, po ai këmbënguli, dua të jap kontribut tha për këtë ngjarje historike. Nuk dua të dukem , dua të shërbej , një kemi vetëm një njësh ne zero jemi.

Po mirë i tha Klosi meqenëse do me se s’bën terezitja llaçit  se na duhet të forcojmë muret. Damua u zhgënjye thelle po se dha vetën. Meqenëse ka shpirt artisti besonte se do merrej me dekore e drita por jo. Shyqyr mërmëriti qe kam bërë palestër e nuk me thyhet kerbishtja. Në këto kohe të murrme çdo pune duhet puthur e vënë në ballë.

Babua i kishte nisur të vetët një javë përpara që të iknin atje me kuç e maç.

Termet Peçi  kishte marrë me vete gjithë administratën edhe një qerre me dy buaj ngarkuar me kërmë, raki e flamuj.

Kokën e kishte lidhur me shami si muratoret dikur. Kanatierja e bardhë dhe gjoksin leshtor i bëheshin  qull nga djerset po nuk i bënte bisht punës. Në kohe të lirë vishej me fustanelle  qe i jepte ngapak kruarje dhe ja merrte një vençe sapo vinte edhe tezja nga larja e dyshemesë.

Flamuri i Gjirokastrës, gjyma me djathë Lazarati, dhe treqind qylafë solli si pajë.

Ermal Dredha një matrapik shtrëngonte si ata tek sheshi Omonia! E kishte vënë mbi supe si mitraloz për te luftuar grekun i gatshëm të hapte vrima për çdo fitil. Vullnet Sina me plumbçe e mistri ja merrte një të uruare këngë labe gjithë qejf tek vinte tulla rreth e qark. Sa hajër do bëja si gurëdhënes thoshte tek e lumturonte  puna dhe ideja se ky qeram do i kujtohej gjatë. Nuk ju dhims aspak malli e gjëja per te sjelle dynjanë aty.

Sotiraq Filo dhe Erjon  Isai u befasuan kur u thanë se ju do bëni akçihanen. Ata mendonin se do jepnin mendime si biçim ideologësh e intelektualesh, do mbanin ndonjë fjalim safi lyer me yndyrën e nacionalizmes, per kokë të fjalimit por jooo u tha Klosi njerëzia qe po vjen nga anë e anës do të hajë, e ndoj darovitje, ndaj luani duart. Përkushtohuni se për sy e faqe mund të marrë një lugë edhe Babua a një pjate dhe po si pëlqeu e shtrembëroi fytyrën hapjani varrin vetes më mirë.

E filluan me përtese qërimin e patateve dhe te qepëve po dalë ngadalë po ju ëndej, aty nën hije cimbisnin jo ndonjë meze, jo ndoca uzo e thithnin,kur të tjeret piqeshin në diell si kuleçër. Filo ishte skuqur ca po i kishte hije ai lezet. Pasi Nikoqiri si ka punët mirë mbase bëhet i parë në Kaza!

Kazanin e pilafit e kishin vënë të madh se po dyndej mileti qe nga Shkodra e poshtë.

Pjerini pa Ulsinë ndihej si jetim po ja skuqi telat çiftelisë që gjindja e Lezhës të mbahej me gajret e dyzen.

Kryetarin e Sarandës  jeta e ka mësuar të mos përbuzë asgjë ndaj kur i thanë merr sëpatën, shko në pyll e bëj dru nuk tha jo. Priti dhe Subashin e Fierit  me te vetët që ishin shumë, hypen mbi gomere  dhe u ndalën në Atikë! Tëmen e sëmes i punuan qindin pyllit grek. E rruan si kokë ushtari. Me ata dru piqej mishi në hell rreth stadiumit per shtatë palë qejfe!

Anila Denajt qerrateshes ju besua hekurosja e perdeve të skenës, akt të cilit ju përkushtua me besim të larte tek vetja   dhe mirënjohje të madhe për Klosin. Pak kush e di që është ministre bujqësie por aty i bëri dritë petkat.

Kur motrani e shoqeni  kuptuan që Mamica do mbante fjalim u ra zali, veçmas Aniles dhe Tezes! Ne mbajmë në kurriz tapete, karrige, fonira , laj e fshij na bie bretku vjen si pa te keq Mamica zbret nga balona dhe ja terezit e  përzgjedhur nga Babo, e zezë është kjo ditë. Duhet edhe të duartrokasim pale?! Hajde mos e bëj!

Tezja mendonte ja sikur të flisja unë çdo jepja, do shihja Babon drejt e në sy, kur ai gëzohet unë do qaja nga lumturia, kur ai zymtonet do qaja përsëri, kur ai qesh do qeshja dhe unë  ku e ku më shumë. Po të duhej ja merrja edhe një valleje  libohovite me ojna e naze , në skenë apo nuk ngjaj me Bubulina Laskarinen që Babo si trim jua mori grekerve dhe naaa jua dha shqipove!

Në fund erdhi Babua pushtoi Akropolin se edhe ajo bina qenkësh e jona e çoi kufirin ku Ilirisë i takon.

Vullnet Sinen e la guvernator të Athinës në të ikur i tha te hape ca supermarkete aty po jo me mallra te skaduar se kontrollon avrupi andej!

Klosit i dha leje te dëfrehet  një ditë atyre mejhaneve e t’ja marrë një sirtaki!

Damos i hodhi dy shikime kur u nrit edhe pse ne rresht te tretë! Më mirë se asgjë! Ciut i tha pështyva u tha e nuk u bëre def nga sytë me atë palo fjalim që mbajte të piu e zeza! Def u bë ajo. Apo nuk priten disa ndryshime në qeveri nashi se dy tre janë në të mbytur.

Antoneta Dhima iku e pikëlluar që nuk ja dha këngës me Noisy-n! Nuk  u thirr që ta qëronte zënë! Edhe Braçja me Xhafen u ndjenë të anashkaluar. Ismet Beqiri e Dilua një iso jua kërkonte xhani por …ah …jo !

Majkua u justifikua si komandant i Luftës së Kosovës Greqia s’më ka në hatër. Toni tha kjo është kohe lufte dhe jo lutjesh ndaj nuk duhesha! Etilda kishte qarë duke parë eventin në televizor , nuk dihet mirë pas Babos apo Mamices po lotet i paskësh patur të ngrohtë e të ndjerë! Laerti prej kohesh i papunë kishte rëndur për ti shtënë në lotore. Ishte prekur qe ai sy aq lot derdhi kishte qarë dhe vetë.

Ermua ishte solidarizuar duke kenduar në ballkon këngen “Çameri-çameri”!

Bela nuk vete unë për sehir ! Tao mori rrugën për Vjene të admirojë përkrenaren e Skënderbeut në Belvedere! Lali po tundet mbi një gondol në ujerat e trazuara të Venecias. Ogi ishte më e emocionuara ajo i kishte këshilluar Babos vargjet e Naimit. Kur ai i lexoi për një çast mbet pa frymë dhe kërkoi ujë! Ndihej e konsideruar për çështje mendimi dhe jo hamallëk!

Ahengu mbaroi, Babo virani u llafos gjatë dhe njerzit bërtasin, fitoreeee, fitoreeee, fituaaam, fituaaaaam, pastaj shohin njeri-jatrin në sy dhe pyesin xhanëm kë mundem, çfarë fituam pos ekskursionit në Athinë?

Etiketa: ahengAthine

Lajme të lidhura

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
OP-ED

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

09:27 - 13/04/26
Para
Dramatike, lindjet ranë me 12.7 % në 6-mujorin e parë 2022

INSTAT: Lindjet në nivelin më të ulët historik! Shtesa natyrore negative në 3-mujorin e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com