GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mungesa e ujit, PD Krujë: Nëse institucionet nuk përgjigjen, e marrim vet në dorë situatën

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mungesa e ujit, PD Krujë: Nëse institucionet nuk përgjigjen, e marrim vet në dorë situatën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për situatën e krijuar në qytetin e Krujës pas helmimit të qindra banorëve nga uji i pijshëm, kryetari i degës së PD në këtë qytet, Sabah Sheta, ka ngritur një shqetësim tjetër.

Në një postim në facebook, ai thotë se krutanët po përballen me një problem tjetër që është ai i mungesës së ujit për punët e përditshme, pasi që ditën kur në spital u paraqitën qytetarët me simptoma, uji është ndalur nga UKK.

Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithë institucioneve shtetërore që ta lëshojnë ujin për përdorim të përditshëm.

“Me shqetësim të madh po ndjekim hap pas hapi situatën kaotike qe po ndodh me helmimin e qytetarëve të Krujës nga uji i pijshëm, por tani na shtohet dhe një hall tjetër për këto familje dhe qytetare, mungesa e ujit nga 3 ditë, mirë që njerëzit po i mundon helmimi i këtyre njerëzve të pashpirt dhe kriminele, po as ujë për t’u larë nga të vjellat dhe diaret që i shkaktuan këto nuk kanë!

I bej thirrje urgjente të gjithë institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësi për këtë masakër që po i bëhet qytetarëve, i kanë të gjitha mundësitë e informimit të qytetarëve për mos të përdorin ujin për pirje dhe për përdorim në ushqim, se këto të pashpirt i kanë të gjitha pushtetet dhe informatorët (patronazhistët) që t’i lajmërojnë të gjitha familjet. Lëshoni ujin të lahen njerëzit nga kjo e keqe e madhe” – shprehet Sheta.

Më tej kreu i PD Krujë, thotë që në rast se institucionet nuk do të marrin masat për këtë shqetësim të dytë, ai bashkë me qytetarët do ta marrin vet situatën në dorë për të menaxhuar situatën.

“Ose un i pari si qytetar i Krujës dhe ftoj të gjithë qytetarët të bashkohemi dhe të marrim fatin e qytetit në dorë, të shkojmë ta hapim vetë ujin sepse i ka Kruja të gjithë specialistët e ujit që ta menaxhojnë jo me militantë, por me specialist të mirëfilltë që janë hequr nga puna dhe janë zëvendësuar me militantë. I bej thirrje dhe njëherë Kryetarit të Bashkisë, drejtorit të ujësjellësit të lëshojnë ujin sa nuk është vonë, sepse nuk merren analizat e ujit tani po ligjërisht analizat e ujit merren çdo ditë para se t’i jepen qytetarëve, po i kujtoj dhe të gjithë institucioneve ligjzbatuese mos të bëhen pakt me të keqen se ka një Zot lartë që do iu gjykojë dhe pse mendoni që keni kapur gjithë pushtetet. Do ju gjykojë nëpër familjet tuaja e gjithë vuajtja e fëmijëve dhe qytetarëve të Krujës” – shkruan Sabah Sheta.

Kujtojmë se të paktën 500 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në spitalin e Krujës. Dyshohet se ata u helmuan nga uji i pijshëm. Mbi 80% e popullatës në Krujë konsumon ujin e çezmës në përditshmërinë e tyre.

Etiketa: institucionetKrujeKrutanetPDuji

Lajme të lidhura

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
Para
Ndarja nga jeta e regjisores shqiptare, Osmani: Humbje e madhe për artin dhe kulturën

Ndarja nga jeta e regjisores shqiptare, Osmani: Humbje e madhe për artin dhe kulturën

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com